Kompetencat e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme

December 18, 2017 17:25

Kompetencat e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme

Pas betimit në Kuvend, Arta Marku do të ulet në poltronin e Prokurorit të Përgjithshëm, por perkohesisht deri ne zgjedhjen e kryeprokurorit nga keshilli i Larte i Prokurorise.

 Po cilat do të jenë kompetencat e saj?

 Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka të gjitha kompetencat ligjore të Prokurorit të Përgjithshëm. Këto kompetenca, të cilat tashmë do të ushtrohen nga prokurorja Arta Marku, parashikohen në nenin 148/b të Kushtetutës dhe në nenin 38 të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

Kompetenca e parë është përfaqësimi i akuzës në Gjykatën e Lartë dhe çështjeve në Gjykatën Kushtetuese, me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e Posaçme. Në vijim, Prokurori i Përgjithshëm nxjerr udhëzime me shkrim për prokurorët dhe siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë, përvec administratës së Prokurorisë së Posaccme. Ai propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë dhe raporton në Kuvend për çështjen e kriminalitetit.

Në pikën “e” të ligjit përaktohet si kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm përcaktimi i strukturës së përgjithshme dhe rregullores standard për funksionimin e prokurorive si dhe miratimi i organikës në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr veprimtarinë e Policisë Gjyqësore si edhe kërkon fillimin e hetimeve për shkelje disiplinore dhe ankesa ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ndër të tjera, kryeprokurorja Marku do të administrojë sistemin e përgjimeve si edhe mund t’i kërkojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë inspektime tematike ose hetime për shkeljet individuale./abcnews

December 18, 2017 17:25
Komento

5 Komente

  1. Arber I December 18, 18:02

    Duke analizuar aftesite personale juridike te Zonjes Marku dhe traditat me te mira te vendlindjes, une shpresoj se sot, 18 dhjetor 2017, shoqeria shqiptare po hymn ne Epoken historike te Drejtesise se Sistemit Demokratik. Urime!

    Reply to this comment
  2. kampaçurreta December 18, 18:22

    DETYRA ESHTE E VESHTIRE POR KAM BESIM SE SI BIJE MALESORE DO TI JAPE BESEN DREJTESISE DHE VETEM DREJTESISE PA SHIKUAR MAJTAS E DJATHTAS. KUSH SHKEL LIGJIN TE BALLAFAQOHET ME LIGJIN. URIME !

    Reply to this comment
  3. drejtesia po vjen December 18, 19:07

    E verteta eshte se kete e mendova qysh ate dite qe e degjova ne komisionin e ligje; serize, e prere, shkurt dhe e betuar. Tani çfare ka brenda njeriu di vete ato qe ka ne bark, ndersa ato qe ka ndermendje nuk i di. Barku ka nje these me fekale, Adriatik Llalla, ndersa ne mendje ka ne radhe te pare dinjitetin.

    Reply to this comment
  4. Jimi December 18, 19:17

    Zonja Marku! Te uroj per detyren dhe njekohesisht uroj te mos ngjash me asnje kryeprokuror te ketij vendi!
    Deshiroj dhe kjo varet vetem nga ty, qe te mos jesh vetem e perkoheshme!

    Reply to this comment
  5. Kelmendi December 18, 21:06

    Arta, nuk te njoh por ti vjen nga vendi i Gurakuqit, Fishtes, Migjenit dhe uroj te kesh ne zemer Shqiperine. Ndoshta ke ardhur ne nje dite te veshtire, per t’i treguar botes se vajzat Shqiptare nuk jane lavire kembezbathura, kalbesira paditurije qe cirren e shperfytyrohen vend e pa vend por trimeresha, te zonja e te fishme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*