“Kompletohet” Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mungon anëtari i qeverisë

January 28, 2015 12:43

“Kompletohet” Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, mungon anëtari i qeverisë

Banka e Shqipërisë ka njoftuar në faqen zyrtare vendimet e Kuvendit nr.111, nr.112 dhe nr.113 të datës 24.12.2014, përkatësisht për z. Tonin Kola, zj. Natasha Ahmetaj dhe z. Gent Sejko si 3 anëtarët më të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, raporton Monitor.

Në këtë mënyrë konfigurohen 8 nga 9 vendet që parashikon ligji për Këshillin dhe tashmë bordi drejtues i Bankës qëndrore drejtohet përkohësisht nga Zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendëskryetare ndërkohë që antarë të saj janë Z. Petraq Milo, Z. Dhori Kule, Zj. Ela Golemi, Zj. Ermelinda Meksi, Z. Tonin Kola, Zj. Natasha Ahmetaj dhe Z. Gent Sejko(http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_7175_1.php?kc=0,26,0,0,0)

Në këshill mungon ende propozimi për vakancën që sipas ligjit i takon qeverisë dhe as në kalendarin trejavor të Kuvendit(http://www.parlament.al/web/Kalendari_i_punimeve_te_Kuvendit_11826_1.php ) nuk është parashikuar se kur do diskutohet emri i Denada Priftit e cila u seleksonua nga qeveria si kandidate për Guvernatore.

Madje Kuvendi ndryshoi ligjin për të përfshirë në bord edhe antarë që jo detyrimisht kishin shtetësinë shqiptare pasi znj.prifi ishte konvertuar në gjermane por përsëri presidenti Nishani nuk e pranoi ta dekretonte.

Madje z.Nishani nuk dekretoi as ndryshimet në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” duke e lënë miratimin në heshtje të këtij amendamenti të ligjit. Por ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të diskutohet propozimi i znj.Prifi për antare me kohë të pjesshme në bankën qëndrore.

Ndërkohë Kuvendi në kalendarin e punimeve 19 janar-26 shkurt duhet të diskutojë dhe votojë dekretin nr.8835,datë 4.12.2014 “Për propozimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”. Në këtë mënyrë z.Sejko pritet të rikthehet për një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe më pas do të votohet në Kuvend për herë të dytë, këtë rradhë si Guvernator i Bankës qëndrore. Votat konsensuale(111 vota) që mori si antar i Këshillit Mbikëqyrës paracaktojnë një kalim pa pengesa të Sejkos drejt pozicionit të Guvernatorit dhe njëkohësisht kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të bankës qëndrore(http://www.monitor.al/sejko-bashkon-ps-me-pd-111-vota-pro-per-antar-te-keshillit/ ).

Pas zgjedhjes së Guvernatorit pritet të plotësohet vakanca e zv.guvernatorit ndërkohë që Kuvendi s’ka ende një emër për inspektore të përgjithshme në Bankën qendrore pavarësisht se procedurat e përzgjedhjes nga Kuvendi presupozohet që kanë përfunduar që me 19 dhjetor 2014.(http://www.parlament.al/web/Perzgjedhja_e_Inspektorit_te_Pergjithshem_te_Bankes_se_Shqiperise_18737_1.php )

January 28, 2015 12:43
Komento

2 Komente

  1. TJ January 28, 12:50

    Rama “mos e dhini punen”!

    Reply to this comment
  2. i ri January 29, 09:43

    Rama po neperkemb vehten banken e tere elektoratin,ate as e pyet e as e degjon me njeri per fatte keq ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*