“Komploti” për bllokimin e largimit të Britanisë

June 27, 2016 10:57

“Komploti” për bllokimin e largimit të Britanisë

Në një ditë kaotike, në të cilën partia Laburiste shkoi në krizë, një fushatë e re ka nisur për një referendum të dytë. Tony Blair, Nicola Sturgeon, disa deputetë të tjerë pro qëndrimit në BE dhe një funksionar gjerman, thanë se një rimendim ishte i nevojshëm tani, pasi pasojat e largimit të paralajmëruara nga klubi i Brukselit ishin të qarta.

21 deputetë laburistë, tani kanë dhënë dorëheqjen në përpjekje për të zëvendësuar Jeremy Corbyn me një lider të ri pro BE.

Ata shpresojnë në zgjedhje të përgjithshme që mund të mbahen në fund të këtij viti, para nisjes së procesit formal të largimit nga BE.

Referendumi i së enjtes atëherë do të mund të përmbyset.

Ndërkohë zyrtarë dhe diplomatë të lartë në Bruksel, thanë për Daily Mail, se divorci mes Britanisë dhe BE ndoshta do të vonohet dhe më pas do të braktiset.

June 27, 2016 10:57
Komento

1 Koment

  1. ts June 27, 22:41

    Deri sa te ngordhesh qelbesir do mbetesh or T.”PLER”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*