Komplot për të shpërndarë drogë në SHBA, arrestohet gruaja e “El Chapo”, ja si u zbulua

February 23, 2021 09:19

Komplot për të shpërndarë drogë në SHBA, arrestohet gruaja e “El Chapo”, ja si u zbulua

Gruaja e “mbretit” të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman Loera u arrestua të hënën në Virginia me akuzat në lidhje me përfshirjen e pretenduar në trafikun ndërkombëtar të drogës, njoftoi Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.

Emma Coronel Aispuro, 31, u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles dhe po përballet me akuza për komplot për shpërndarjen e një kilogrami ose më shumë heroine, pesë kilogramë ose më shumë kokaine, 1000 kilogramë ose më shumë marijuanë dhe 500 gramë ose më shumë metamfetamina për import të paligjshëm në vend.

Sipas një aktakuze penale, “ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se të paktën rreth vitit 2014 dhe rreth 19 janarit të 2017, Coronel bëri me vetëdije dhe qëllimisht komplotin me Guzman dhe të tjerët për të shpërndarë drogë”.

Akuza thotë se FBI-ja beson se ajo merrte mesazhe nga Guzman përmes togerëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe katër djemtë, teksa El Chapo ishte në një burg meksikan.

Pasi Guzman u rikthye në Meksikë në janar 2016, gruaja e tij pretendohet se ishte angazhuar në planifikimin e një arratisjeje tjetër nga burgu para se të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara në janar të 2017, thanë zyrtarët.

Guzman, i cili drejtoi një perandori globale të narkotikëve, korrupsionit dhe dhunës u dënua burgim të përjetshëm pas një gjykimi në vitin 2019.

Guzman dhe Coronel janë martuar në vitin 2007.

FBI-ja pretendon se babai i saj, Ines, ishte anëtar i kartelit të drogës së Guzmanit.

j.l./ dita

February 23, 2021 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim