Komplotet e Ahmet Zogut me Esat Toptanin

August 17, 2017 11:46

Komplotet e Ahmet Zogut me Esat Toptanin

 

Sipas pikëpamjes së Esat Pashë Toptanit, Qeveria Kombëtare e Përkohshme e Vlorës, i përkiste vetëm Shqipërisë së Jugut; pasi, krahinat në veri të Shkumbinit i përkisnin qeverisjes së tij. Shprehja konkrete e planit esadist të përçarjes së madhe të shqiptarëve në veriorë dhe jugorë, u bë edhe “revolta” e 800 ish-rezervistëve të tij në Tiranë dhe Krujë, të cilëve u kishte dhënë leje të ktheheshin në shtëpi me armët dhe municionet e tyre personale

 

Nga Azis Gjergji

(Vijon nga numri i kaluar)

Azis Gjergji

Pas kthimit të Ahmet Bej Zogollit në Mat, lidhja administrative e nënprefekturës së Matit me Qeverinë Kombëtare të Vlorës u ndërpre. Për këtë arsye, më 18 Maj 1913, Qeveria Kombëtare dërgoi në Mat një ekip pune të përbërë nga Sherif Langu, ish-delegat i Dibrës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës; ushtaraku Tajar Tetova dhe nëpunësi į Financës në prefekturën e Elbasanit, Ahmet Dakli. Mirëpo, të dërguarit e Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës, të nisur drejt Matit e Dibrës, më 26 Maj 1913, u kthyen shpejt duarbosh në Elbasan. Së pari, Bajram Bej Curri dhe shoqëruesit e tij kishin shkuar për t’u strehuar në Kallmet të Lezhës; së dyti, në kullën e Ahmet Bej Zogollit kishin bujtur miqtë e tij familjarë: Jusuf Bej Hysenagolli (Dohoshishti), kunati i motrës së tij të madhe, Adiles, e martuar me Emin Bej Hysenagollin; Dervish Bej Biçakçiu, djali į hallës së Ahmet Beut, Hedijes, e martuar me Jusuf Bej Biçakçiun në Elbasan; Hamit Bej Toptani, kushëri dhe bashkëpunëtor i Esat Pashës, si dhe esadisti nga Shijaku, Ymer Bej Deliallisi. Sipas botimit “Nga notimet e Zogut…”, Jusuf Bej Hysenagolli i dorëzoi Zogollit të ri ftesën e Esat Pashës për t’u takuar në Tiranë, ku do të bisedohej “mbi interesat e Shqipërisë e shumë probleme të tjera.” (Qeveria e përkohshme e Vlorës, dok. 206; H. Selmani, Nga notimet e Zogut,” f. 39)

Esat Pasha kishte provuar të mblidhte një kuvend të parisë feudale të Shqipërisë së Mesme në qytetin e Krujës, më 12 Maj 1913, për të sfiduar hapur Kuvendin Kombëtar të Vlorës (28 Nëntor 1912) dhe Qeverinë Kombëtare të Përkohshme, me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Mbledhja e Krujës ishte bërë ditën e Hënë, 12 Maj 1913, me pjesëmarrjen e delegatëve nga Durrësi, Kavaja, Tirana, Lezha dhe Kurbini, pa prezencën e Esat Pashë Toptanit. Sipas informacionit të patriotit Ahmet Dakli, dërguar ministrit të Postë-Telegrafës në Qeverinë Kombëtare në Vlorë, Lef Nosit, në emër të Esat Pashës kishte folur nënprefekti i Tiranës, Myftiu Musa Qazimi. Ai kishte propozuar tri pika: 1. T’i drejtoheshin Europës për të zgjedhur një princ që të kishte dijeni mbi punët e Shqipërisë. 2. Duke marrë parasysh rëndësinë historike të saj, Kruja të caktohej për kryeqytet. 3. Derisa të zgjidhet princi, për të mbajtur qetësinë dhe rregullin në Gegëri, t’į luteshin Esat Pashës që të pranonte përkohësisht kryesinë e qeverisë. Programi i Musa Qazimit ishte kundërshtuar nga delegatët e Durrësit e të Kurbinit dhe mbledhja ishte prishur. Gjithashtu, Dakli shton se në atë mbledhje nuk kishte marrë pjesë “asnjë njeri nga Mati dhe nga Malësia e Dibrës.” (Qeveria e përkohshme e Vlorës…, dok . 194 dhe 196, dt. 13 dhe 18 Maj 1913)

Esat Pasha ishte detyruar të merrej vetë me përgatitjet e mbajtjes së një kuvendi të dytë, kësaj radhe në sarajin e madh të xhaxhait të tij, Selim Pashë Toptanit në Tiranë. Në këtë kuadër përgatitjesh,  ai kishte dërguar në Burgajet për të ftuar Ahmet Bej Zogollin, bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, njëkohësisht edhe miq të ngushtë të dy palëve: Hamit Bej Toptanin, Dervish Bej Biçakçiun, Jusuf Bej Hysenagolli (Dohoshishti) dhe Ymet Bej Shijakun. Sipas përshkrimit të bërë në botimin Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve, ditën e arritjes së Ahmet Bej Zogollit në Tiranë, “Esat Pashë  Toptani i bëri pritjen më të madhe që mund të bëhej dhe së bashku me ushtrinë dhe popullin e Tiranës i doli përpara tek xhamia e Sulejman Pashës, e priti me përqafime e të dy së bashku u drejtuan më këmbë për në shtëpinë e Esat pashës, ku u përshëndet me të gjithë parinë e Tiranës dhe të Shqipërisë së Mesme. Zogu ishte mysafir i Esat Pashë Toptanit natën e parë dhe për këtë darkë Esat Pasha kishte ftuar më tepër se 100 burra të parive.”( Qeveria e përkohshme e Vlorës…, dok. 205, dt. 25 Maj 1913; H. Selmani, Nga notimet e Zogut, f. 39)

Përmbajtja e bisedimeve në mbledhjen e organizuar nga Esat Pasha në Tiranë është e dokumentuar në një telegram të ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kombëtare të Vlorës, Abdi Bej Toptanit, dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Myfit Bej Libohovës,  më datën 4 Qershor 1913 dhe vetë Myfit Beu ia dërgoi Aqif Pashë Elbasanit: “Simbas një telegrami që u muar nga ministri і Bujqësisë, Abdi Beu, i cili ndodhet në Durrës, Ahmet Bej Mati dhe disa kryetarë të tjerë kanë vajtur në Tiranë dhe kanë ngulur këmbë, duke kërkuar të thirret parësia e Shqipërisë për t’u mbledhur në një kongres, gjoja për të shqyrtuar disa çështje kombëtare të mbetura varur dhe për të bashkuar më shumë toskët dhe gegët. Qëllimin e zotërinjve në fjalë nuk është nevoja t’Ja shpjegojmë Zotërisë Suaj. Në një kohë kur është duke u caktuar forma e qeverisë së Shqipërisë dhe emërimi i mbretit të saj, një mbledhje e tillë s’ka dyshim se do të shkaktojë trazira dhe përçarje, gjë që Qeveria e Përkohshme nuk mund ta lejojë në asnjë mënyrë.” (Qeveria e përkohshme e Vlorës…, dok. 213)

Telegramin e dytë, me të njëjtën përmbajtje, Myfit Beu ia dërgoi edhe  Ismail Qemalit, i cili atë ditë ndodhej në Romë, në pritje të bisedimeve me Ministrin e Punëve të Jashtme, San Xhuliano (Guiliano) dhe ambasadorin e Austro-Hungarisë në Itali. Në fund të telegramit, Myfit Beu i lutej Kryetarit të Qeverisë të kthehej sa më shpejt në Vlorë. Frika e Myfit Bej Libohovës nga kërcënimi i përçarjes midis shqiptarëve të veriut dhe jugut, që po përgatitej në Tiranë, nuk ishte pa baza. Eqrem Bej Vlora thekson në kujtimet e tij se, ndërsa trupat turke po niseshin drejt Bejrutit, “Esat Pasha tërhoqi në Tiranë po aq mercenarë nga Dibra (të komanduar nga Jusuf Bej Dohoshishti) dhe nga Mati (nën komandën e Xhelal Bej Zogollit), në mënyrë që të mos ishte i paarmatosur kundrejt kundërshtarëve.” (E. Vlora, Kujtime,f. 327)

Sipas pikëpamjes së Esat Pashë Toptanit, Qeveria Kombëtare e Përkohshme e Vlorës, i përkiste vetëm Shqipërisë së Jugut; pasi, krahinat në veri të Shkumbinit i përkisnin qeverisjes së tij. Shprehja konkrete e planit esadist të përçarjes së madhe të shqiptarëve në veriorë dhe jugorë, u bë edhe “revolta” e 800 ish-rezervistëve të tij në Tiranë dhe Krujë, të cilëve u kishte dhënë leje të ktheheshin në shtëpi me armët dhe municionet e tyre personale. Në pamundësi për të lëvizur vetë nga Vlora (pasi Ismail Qemali e kishte lënë zëvendës të tij) Myfit Bej Libohova vendosi të dërgonte në Tiranë dy ministrat kushërinj të Esatit: Abdi Bej Toptanin e Aziz Pashë Vrionin, si dhe dy miqtë e tij familjarë, babë e bir: Syrja Bej e Eqrem Bej Vlorën.

Të deleguarit e Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës në Tiranë u përpoqën t’i mbushnin mendjen Esat Pashë Toptanit që t’i kthente nëpër shtëpitë e tyre rebelët e armatosur dhe, për të mirën e vendit, të nisej bashkë me ta drejt Vlorës, për t’u bërë pjesë e kabinetit të Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Shqipërisë. Syrja Bej Vlora shkruan në kujtimet e tij se, pasi të binin në ujdi me Ismail Qemal Beun për postin ministror që do të merrte në qeveri, Esat Pasha dhe ai do të niseshin drejt Italisë për t’u takuar në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, San Guilianin. Pas Romës, ata do të takoheshin në Vjenë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Kontin Berchtold dhe do të pushonin në Lozanë të Zvicrës, ku gjendej  edhe gruaja turke e Esatit, Sadija. Esat Pasha dukej i mikluar nga oferta e Syrja Beut; por, për çudi, Ahmet Bej Zogolli e kundërshtoi nisjen e Esatit për në Vlorë me këmbëngulje të madhe. Vetë Syrja Beu rrëfen:

Këtë [Ahmet Bej Zogollin] për të parën herë e pashë në Tiranë, në moshën 18 vjeç, ku ndodhej së bashku me nja 15 vetë nga paria e Matit që kryesonte. Dukej shumë xhentil dhe modest, me shtatin e hollë dhe të gjatë dhe me flokë të verdhë ngjante si një aristokrat austriak. Nisa bisedën me të rreth vajtjes së Esat Pashës në Vlorë dhe mbi bindjen që Pasha duhej të tregonte ndaj Qeverisë së Pavarur. Duhet ta pohoj se unë, duke marrë parasysh moshën e tij, kujtova se do t’i mungonte dijenia dhe eksperienca rreth çështjeve kombëtare dhe bisedave politike. Prandaj, gjatë bisedës desha të merrja qëndrimin e një babai përballë djalit, por duke kuvenduar, dalëngadalë e pashë që isha gënjyer në hamendjen time. Zgjuarsia dhe intriga e tij ishte aq e përsosur, sa që mund të zgjidhte edhe çështjet më të koklavitura, çështje që shastisin shumë pleq e të rinj. Fjala e tij ishte e ëmbël, por shumë e fuqishme dhe e prerë. Ahmet Beu, duke u drejtuar dhe me një farë nënqeshje, insistonte që Esat Pasha, për të shmangur ndonjë rrezik për jetën, duhej të mos shkonte në Vlorë. Në këtë mes, duke shënuar rëndësinë e posaçme që kishte Mati dhe krahina e tij, theksonte nevojën që organizimi në këtë vend të mbetej për më vonë. Kjo krahinë duhej të veçohej medoemos. (S. Vlora, Kujtime nga fundi i sundimit osman …, f. 260-261)

Më në fund, i garantuar për mbrojtjen e jetës së tij nga Ismail Qemal Beu që ishte kthyer në Vlorë, më 28 Qershor 1913, Esat Pasha u bind të takohej me Kryetarin e Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës. Mirëpo, para nisjes, Esati bëri edhe një kërkesë të fundit: “Nënprefektura e Matit të mos përfshihej në administrimin e Qeverisë Kombëtare të Vlorës, të paktën për një muaj apo 20 ditë.” Kaq i fuqishëm qe ndikimi i Ahmet Bej Zogollit në vendimet e Esat Pashës! Ismail Qemali nuk pranoi ta shtynte as edhe një ditë shtrirjen e administratës së Qeverisë Kombëtare në asnjë nga krahinat e lira të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. “Nuk është nevoja t’u them se kam besim në qëllimin e zotërisë suaj,” i shkroi Esat Pashës, “por ata që dëshirojnë copëtimin e Shqipërisë kërkojnë me çdo mënyrë të na përçajnë dhe të shkatërrojnë administratën shtetërore.” Kështu, të dërguarve iu desh t’i mbushnin mendjen Esat Pashës se, në kushtet e anarkisë, në të cilën ndodhej Shqipëria, jo për një muaj, por as për një vit, Qeveria Kombëtare nuk do të mund t’i përfshinte të gjitha krahinat nën administrimin e saj, prandaj nuk ia i vlente të zihej në gojë më tej ky problem. Me këtë arsyetim, përfundon Syrja Bej Vlora, “pa marrë ndonjë premtim nga Ismail Qemali, e bindëm Esat Pashën për të vajtur në Vlorë.” (S. Vlora, “Kujtime…,” , f.  263-264)

Esat Pashë Toptani

Në Vlorë, Esat Pashë Toptani i parashtroi Ismail Qemal Beut edhe disa kërkesa të tjera, të cilat Kryetari i Qeverisë Kombëtare të Përkohshme i bëri publike në një takim me përfaqësuesit e qytetit të Vlorës, disa muaj më pas: “Ai kërkoi Ministrinë e Ushtries, as desha dhe as munda t‘ia ap duke qenë se Z. Mehmet Pasha [Derralla] prej Kosove ish zgjedhur prej Kongresit Kombëtar. Nuk kisha veçse Ministrinë e Punëve të Jashtme që i‘a lashë zotit Mufit Beut, i cili u hoq për t‘ia lënë Ministrinë e Punëve të Brendshme Pashës… Si ministër i Punëve të Brendshme ngrinte krye kundra qeverisë së vet duke kërkuar gjëra që ishin dhe janë kundra interesave t‘Atdheut në këto kohë. Po ç´kërkoi Esat Pasha? Ai kërkoi: 1. Kryeqyteti i tanishëm i Shqipërisë të ngrihet nga Vlora e të vejë në Durrës. 2. Ministrat e qeverisë së sotme të heqin dorë dhe në vend të tyre, Pasha me mua të bëjmë një kabinet të ri. 3. Të mbështillet një mbledhje kombëtare, e cila të marrë hesap prej qeverisë së vjetër dhe të bashkëpunojë me qeverinë e re. (Qeveria e përkohshme e Vlorës…, dok. 330, f. 234-242)

Plaku i urtë i Vlorës ia bëri të qartë Pashait të Tiranës se as veten e vet e as ministrat nuk i kishte emëruar me ndonjë vendim personal të tij, por ishin zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës dhe do të jepnin llogari vetëm përpara një kuvendi të ri kombëtar, i cili nuk mund të mblidhej sa herë t’i donte qejfi atij apo Esat Pashë Toptanit, por kur të vinte Princi i Shqipërisë, që do të caktohej nga Fuqitë e Mëdha të Europës, siç kishin rënë dakord ambasadorët e tyre në Konferencën e Londrës. Kështu, Esat Pasha u bind të bashkëpunonte me Ismail Qemal Beun dhe e njoftoi Ahmet Bej Zogollin për pranimin e postit të Ministrit të Brendshëm në Qeverinë Kombëtare të Vlorës, ndërsa për mbledhjen e Asamblesë së re duhej të prisnin një kohë më të volitshme. Më 2 Korrik 1913, ora 2 mbasdreke, Esat Pasha dhe Syrja Bej Vlora, së bashku me shpurat e tyre, u nisën drejt Brindisit me anijen luftarake Carabiniere, ndërsa Ahmet Bej Zogolli dhe shoqëruesit e tij lanë Tiranën dhe u kthyen në krahinën e Matit. (H. Selmani, “Nga notimet e Zogut,” f. 4)

Ahmet Bej Zogolli nuk pranoi të takohej as me bashkëpunëtorin e ngushtë të Ismail Qemalit, ministrin Luigj Gurakuqi, i cili kryesonte një ekip qeveritar për lidhjen e Shkodrës, Lezhës, Mirditës, Matit, Dibrës, Malësisë së Gjakovës e Lumës me administratën e Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës. Më 5 Gusht 1913, Gurakuqi i dërgoi Ismail Qemal Beut këtë telegram:

Konsujt dhe admiralët janë në favorin tonë. Popullsia e Shkodrës me rrethe janë  të frymëzuara nga ndjenja shumë të mira. Besoj për një bashkëpunim me [Prenk] Bib Dodën. Do të arrijmë të vendosim menjëherë marrëdhënie të ngushta me këto vende. Jam ngusht me kosovarët që presin misrin e vonuar. Lutemi dërgoni një shumë të hollash Ramadan Aga Danit për të blerë misër. Isa Buletini është nisur për në Malësi. Bajram Curri pret në Kallmet. Mos i jipni rëndësi ardhjes së Ahmet Zogoll Beut në Vlorë. Të Dielën do të jem në Vlorë.” (Qeveria e Përkohshme e Vlorës, dok. 227, f. 160-161)

Në të vërtetë, Ahmet Bej Zogolli nuk e kishte ndërmend shkuarjen në Vlorë, por i duhej t’i shmangej një takimi të padëshirueshëm me të dërguarit e Ismali Qemal Beut për dorëzimin e administratës së vetëqeverisur të Matit. Një muaj më pas, më 12 shtator 1913, ai mori pjesë në  Mbledhjen e Tiranës, përkrah Esat Pashës, në sarajin e Selim Pashë Toptanit. Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Zyber Hakiu, hartoi një letër-ultimatum dhe ia dërgoi Kryetarit të Qeverisë Kombëtare të Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemal Beut. Letra, e cila gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, parashtronte 5 kërkesa ultimative të njëjta me ato që Esat Pasha i kishte bërë Ismail Qemalit në takimin e parë me të në Vlorë. (Qeveria e përkohshme e Vlorës…, dok. 253, f. 182-184, dt. 14 shtator 1913)

Po atë ditë, ultimatumi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës u lexua publikisht përpara ndërtesave të bashkive të prefekturës së Durrësit (Tiranë, Krujë, Shijak, Kavajë) dhe nënprefekturës së Peqinit, të cilat shpallën shkëputjen e tyre nga Qeveria Kombëtare e Vlorës. Mati ishte shkëputur qysh pas kthimit të Ahmet Bej Zogollit nga Vlora dhe nuk u lidh më deri në rrëzimin e saj nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit më 22 Janar 1914 dhe dëbimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria.

 

August 17, 2017 11:46
Komento

9 Komente

  1. koment, August 17, 13:21

    Shkrojta nje koment per Zoghun dje,dhe nuk e di a eshte botuar!Komenti qe shkrova dje bjen,dhe nuk vlen,sepse,nuk mund ta di kush eshte me i mire Zogu apo Hoxha.Thuhet se Zogu kur u largua nga Shqiperia,mori me vete thesarin e Shtetit,eshte kjo e vertete ,kete e thone te gjitha gazetat?Per Hoxhen thuhet kjo dhe tjetra thenje ,por Hoxha pas largimit nga Franca,besohet se ndryshoi stilin e te jetuarit,kjo ne drejtim pozitiv!Pra te gjithe sharesit e Hoxhes,mund te ndjehen jo mire pse Hoxha ndryshoi stili e te jetuarit ,per drejtim pozitiv!Ju qe deshironi te dini se si ishte Hoxha,pse nuk shikoni punen Tuaj,dhe ne qofte se ka diqka per te ndryshuar,eshte mire te behet,dhe ky ndryshim ,ne rrugen pozitive.Pra shikoni me kujdes,keshtu thuhet,kush deshiron ndryshimin,ta villoj nga Vetja,dhe ky ndryshim,te shkoje,ne situate pozitive,dhe kush,shan Hoxhen,po ti shohe gjerat,mire ndoshta do te thoshte edhe per °Vetveten,disa kritika.°°Une shkruaj,komente,si Shum te tjere,por si un ashtu edhe shum te tjere,nuk i din punet.,por shkrimet ne gazeta,komentet,nuk eshte mire te nenvleresohen,pra te shkruajne ,dhe te japin mendimin,sepsse Shum pak shkruajn komente,dhe po nuk shave,dhe rrespekton rregullat,e medias,sejcili mund te jap mendimin aahtu siq edhe din ,pa frike.

    Reply to this comment
    • Arberia August 17, 19:18

      per mendimin tim, shkrimi i mesiperm zbulon faktin se Sali Berisha i ngriti monumentet Ahmet Zogut i mbeshtetur ne rapsodi me cifteli dhe jo ne dokumente; sic ia ngriti edhe Ramiz Alia tiranit Enver Hoxha.

      Reply to this comment
  2. Donalda August 17, 14:10

    Kjo tregon se Ismail Qemali eshte helmuar nga dy tradhetaret e armiqte e shqiptarve esat toptani e Ahmet zogu.

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat August 17, 16:12

    Thone njerez te ndryshem ne rrejetet sociale, mediatike,studiot televizive etj., se ortodokset shqiptare jane greke, grekofone, grekofile… . Vini re me kujdes, cfare? Dokumentat e parashtruara te nderuarit Azis Gjergji, dhe shume te tjera dokumenta qe shperfaqen librave, gazetave etj., nga te tjere autore shqiptare dhe te huaj. Dhe do te dalloni lehtesisht se emrat ortodokse, politikanet, ortodokse, intelektualet ortodokse, etj., etj., shqiptare te besimit fetar ortodokse nuk figurojne gjekundi ne faqet e dokumentave.Pra nuk figurojne: ne monetet kyce kur vendosjej fati i Shqiperise. Po, lexon vetem intriga, tradheti, vjedhje,pabesi klsaike, vrasje me buke ne goje, plackitje qe mbajne emra dhe mbiemra fondamentalistesh, latifondistesh, sahnlepiresish te Perandorise Osmane, Italiane, Austrohungareze, etj. Po e le me kaq. Vriteni mendjen, dhe gjejeni gjegjen adekuate.
    Po u jap, per ndihme dhe intrige, nje indicie te vogel.
    Mos valle ortodokset ishin me shqiptare se sa fondamntalistet islamik Otoman? A ishin vertet shqiptare – per nga origjina e tyre relativisht e larget – keta Osmanllinjte latifondistet tradhetare dhe gjakpires te Shqiperise? Apo ishin zyrtare, ushtarake, kolone, zagare, dallkauke, kriminele te ardhur motit nga Irani, Iraku, Afganistani, Pakistani, Libia Libani, etj., vise te perandorise Osmane ?!.

    Reply to this comment
  4. floriri i Bençes August 17, 20:02

    Ishin sunite te ardhur nga lindja e mesme, te cileve sulltani u dhuroj troje shqiptare dhe tani trashegimtaret e tyre me gjak arabi kerkojne pronat ose i kane marre, duke paraqitur fermanet e turqise. Kjo eshte te vesh duart ne koke, kjo do te thote qe te quhet legjitim pushtimi otoman dhe te njihen ligjerisht vjedhjet e kryera ne trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  5. Quo Vadis! August 17, 21:37

    Me thene te drejten me ka rene ne sy edhe mua kjo qe thoni ju, ne lidhje me emrat e personave te perfshire ne keto ngjarje. Ju pyesni:
    “Mos valle ortodokset ishin me shqiptare se sa fondamntalistet islamik Otoman? ”

    Si pergjigje po jap une nje fakt, i cili mund te konsiderohet edhe si indicie.
    Shteti Grek u krijua me pare se shteti Shqiptar. Nese Ortodokset ne Shqiperi do te ishin greke, a grekofone, a grekofile ata e kishin zgjedhjen e tyre dhe i bashkoheshin Greqise nje ore e me pare. Por jo vetem qe nuk e bene, por u perpoqen me mish e me shpirt per pavaresine nga Per. Os. dhe krijimin e Shqiperise.
    Pastaj, te gjithe keta persona qe permenden me emra ose kane qene shqiptare qe si shperblim per nderrimin e fese moren ofiqe, toka dhe prona. Ose kane qene turq ose pasardhes turqish te vendosur ne territorin e Shqiperise se ardhshme.
    A nuk eshte kjo nje pergjigje sado e vogel per pyetjen dhe ceshtjen qe ju shtroni me shume vend?

    Faleminderit.

    Reply to this comment
  6. shqip August 18, 12:00

    Si perfundim ai referendumi per heqjen e bustit te Zogut , eshte nje kerkese legjitime . Nese duan nje bust ata ushtaret e tij , le ta mbajne ne shtepite e tyre . Çfare shtet kartoni jemi ne ? U bejme buste tradhetareve , hajduteve . Nuk ekziston ne bote nje ofeze e tille . Po Duke marre shkas nga nje koment me siper , dua te shtoj edhe nje opinion tjeter . Ka nje llogjike te thjeshte pse ky vend heq kaq shume per tu ndertuar si shtet . Dhe arsyja kryesore eshte pikerisht prezenca e islamikeve . Ne pranojme qe nje pjese e popullsise u konvertuan . Po kjo nuk e shkeput faktin qe nje pjese e kesaj popullsie te jete vetem shqipfolese , jo autoktone . Ne cilin nga vendet e tjere ” paria ” e vendit punon kunder interesit kombetar ? Ku eshte pare ndonje ngjarje e tille , sidomos ne Europe , ku pashallare te veteshpallur te sfidojne autoritetin e shtetit ? Keshtu Jane tribute pashtun , apo rajoni i Kashmirit . Atje vendosin kapo tribute . Referuar edhe historise qindra vjeçare , konstatojme qe pionieret e shqipes dhe rilindjes kombetare , vijne kryesisht ,( ne mase te madhe ), nga personalitete te perkatesise fetare e krishtere . Edhe pse vete ata ( rilindasit ) nuk i meshuan kurre faktit te qenurit te krishtere . Nuk Kemi hasur ne historine Tone te shek xx , ndonje levizje te armatosur kunder interesave kombetare e territoriale , nga ana e popullates se krishtere . Eshte origjina , eshte interesi material , eshte i shitur apo i blere , nuk e shpjegoj dot . Por edhe te dua , nuk te lene faktet . Aty Ku otomanet kishin edhe koncetrim me te madh , aty edhe kjo bindje ndaj babà dovletit ka qene edhe me e thelle . Ndersa historite me Nastradin qe orthodhokset Jane greke besohen aq sa te mendosh qe ne hene ka jete . Nese do i qendrojme versionit te islamikeve shqip foles , atehere ata ” greket ” , nuk do e kishin bere me gjuhe shqipe kete vend . Dhe e keqja vazhdon edhe me . Sot zgjidhjet e problematikat e grupeve te caktuara apo edhe ato shteterore , behej sipas ligjeve makaber otomane . Pervetsim pronash , pushtime territoresh , falsifikime , ryshfete , kompromentim , asgjesim , e ç’kam harruar tjeter . Shenim . Perkufizimi im per shqip folesit islamike , nuk ka asgje te perpashket me qytetaret e ketij vendi qe besojne ne nje fe te caktuar , Por qe Jane shqiptare ne gen e ne tradita . Qe besojne per aq sa nuk Kane kufij ndares mes nje feje dhe te qenurit shqiptar ne te gjithe kuptimin e fjales .

    Reply to this comment
  7. ELIOT August 19, 10:35

    KY AZIZIZ ESHTE DUKE GERMUAR NE JETEN E ZOGUT …… DHE KA JETUAR NEN SUNDIMIN E ENVERIT ..QE E MBANTE PER DAJE … PERSE NUK GERMON JETEN E DAJES SE VET ENVERIT … KA PER TE BERE NJA 10 ROMANE ME INTRIGA ME VRASJE SI NE KOMEDITE E HAMLETIT KA PER TE BERE NJA 15 ROMANE ME PABESITE DHE DHUNEN E KOMUNISTAVE .. ME MIZERJEN QE I BENE TE PAFAJSHEVE POPULLIT … DUKE E FILLUAR QE NGA TRADHETIA E QEMAL STAFES ME BEQIR BALLUKUN SKIFTER KELLICIN TAHIR DEMIN DHE NJA 100 TE TJERE QE U VRANE NE PABESI NGA ENVERI DHE KOMUNIZMI … DHE SI PERFUNDIM KY SPIUNI TE NA TREGOJE PER VRASJENE MEHMETIT TRIMIT TE LUFTES N C DHE GJYGJIN E KADRI AZBIUT QE JA bERI ENVERI … DUKEJ SI JE DONKISHOT i DROGUAR .. GJUKON PA NJE AVOKAT MBROJTES .. DUKEJ SI NJE GJELAT PARA KAFSHES …. PERSE STREGONI PER SISTEMIN E NAZISTAVE KOMUNISTA POR NA TERGONI RRENAA SE CFARE BERI ZOGU …. KUSH NGA NE E JETOI ZOGUN ….ASNJE NDERSA HITLERIN E JETUAM NE E PAME ME SYTE TANE MASAKRAT VRASJET DHE PABESSITE E TIJE … MERCI . DHE PRESIM TE NA SHKRUAJ PER KOMPLOTET E ENVERIT NDAJ POPULLIT ………..MERCI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*