“Komploti i Mjekëve” / Spastrimi i fundit i Stalinit

March 19, 2017 09:36

“Komploti i Mjekëve” / Spastrimi i fundit i Stalinit

A ishte Stalini duke komplotuar një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” një farë  preludi i saj? Nëse kjo teori joserioze konspiracioni, qe në fakt pjellë e imagjinatës së Stalinit – çka me siguri nuk do të ishte habitshme, çfarë ishte duke u përpjekur të bënte me të? Historianët japin mendime të ndryshme …

Në 13 janar të vitit 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike “Pravda”, raportoi një zhvillim shpërthyes: disa mjekë në Moskë qenë arrestuar nga autoritetet shtetërore të sigurisë, duke u akuzuar se ishin përpjekur të vrisnin krerët më të lartë të Bashkimit Sovjetik, me anë të neglizhencës së qëllimtë mjekësore. Komploti i mjekëve “të ligj”, supozohej se ishte “organizuar nga inteligjenca amerikane” dhe të rekrutuar nga anëtarët e një komisioni famëkeq anti-fashist, që dyshohej se kishte motive të fshehta.

Megjithatë, shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti nga i cili ata erdhën ishte një organizatë sioniste. “Pravda” ndërkohë përmendi Komitetin e Përbashkët të Shpërndarjes, një organizatë hebraike me seli në Nju York, si një nga organet që qëndronte prapa komplotit të ndyrë. Gazeta e përmbyllte analizën e saj, duke pretenduar se hebrenjtë ishin duke u përpjekur që të shkatërronin Atdheun Socialist.

Historia e çuditshme e “Komplotit të Mjekëve”, fillon në maj të vitit 1945, menjëherë pas fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Një zyrtar dhe shkrimtar i njohur sovjetik, Aleksandër Sherbakov, për të cilin disa thoshin se pinte shumë, pësoi infarkt në zemër dhe vdiq në një spital të Moskës.

Tre vjet më vonë, në gusht të vitit 1948, një tjetër figurë e lartë sovjetike, Andrei Zhdanov, edhe ai shumë i dhënë pas alkoolit, vdiq në të njëjtat rrethana. Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit i trajtonin pacientët duke u konsultuar me një mjek hebre të quajtur Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951 një zyrtar i Ministrisë së Sigurimit Shtetëror (MGB) i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se Doktor Etinger kishte vrarë si Sherbakovin, ashtu edhe Zhdanovin, duke u shkaktuar në mënyrë artificiale atakun kardiak.

Abakumov nuk e besoi këtë histori, por gjithsesi Doktor Etingeri u arrestua. Nëse ai ishte i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin për t’ia treguar MGB: vdiq pasi u torturua, një natë para se të merrej në pyetje nga vetë Abakumov. Shumë shpejt, dolën në sipërfaqe më shumë akuza për neglizhencë të qëllimshme nga ana e mjekëve.

Edhe pse thuajse me siguri të nxitura nga shefat e MGB-së, në kërkim të një komploti për të rritur reputacionin e tyre në sytë e shefit të madh, Josif Stalinit, disa prej tyre mund të kenë pasur një grimë të vogël të vërtete. Ishte e mundur që Zhdanovi të kishte vdekur si pasojë e neglizhencës mjekësore, me mjekët e tjerë të Kremlinit që i dhanë kurën e gabuar, dhe më pas u përpoqën që ta mbulojnë atë, për të shmangur ndëshkimin.

Në çdo rast, MGB u investua shumë në skenarin e qëllimeve të liga të mjekëve me origjinë hebreje, dhe që mund të lidhej me axhendat sioniste qoftë reale, apo të imagjinuara. Arrestimet filluan që në shtator të vitit 1952, në fillim me mjekë jo-hebrej, por pastaj kryesisht hebrej. Përfundimisht qindra njerëz u mblodhën nga MGB, dhe nën tortura dhanë “rrëfimet” që implikonin të tjerët. MGB ishte nxitur në përpjekjet e saj nga Stalini, i cili kërkoi të merren masa më të mëdha për të zbuluar komplotin.

Por a kishte patur ndonjëherë ndonjë komplot? Ndoshta jo, por kjo pa dyshim nuk do të kishte rëndësi për Stalinin. Në fakt “Komploti i Mjekëve”, ngjante si një zgjerim i valës së terrorit që pasoi vrasjen në dhjetor të vitit 1934 të Sergei Kirovit, një vrasje që përfundimisht u bë një justifikim për Stalinin për spastrimin e Partisë Komuniste, ushtrinë dhe shoqërisë së gjerë sovjetike që ai mendonte se (ose mund të ishte duke menduar) se e kundërshtonte atë.

Ndoshta vetë Stalini e porositi vrasjen e Kirovit. Nëse ai në mënyrë aktive nxiti histerinë e MGB-së mbi “Komplotin e Mjekëve”, këtë herë ai nuk shqetësohet për organizimin e një atentati; vdekjet natyrore – shkaku i Sherbakov dhe Zhdanov ishin thjesht shumë më të mira si justifikime, dhe për sa kohë që një mjek hebre apo sionist mund të ishte i lidhur me ato raste, çdo gjë funksiononte mirë.

A ishte Stalini duke komplotuar një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” një farë  preludi i saj? Ne nuk do të dimë dot kurrë. Nëse kjo teori joserioze konspiracioni, qe në fakt një pjellë e imagjinatës së Stalinit – çka me siguri nuk do të ishte habitshme, çfarë ishte duke u përpjekur të bënte me të? Historianët japin mendime të ndryshme, por ideja se ai ishte duke planifikuar një sërë spastrimesh masive, si ato të viteve ‘30, është e vështirë për t’u shpërfillur.

Teksa Lufta e Dytë Botërore po afrohej, Stalini shkatërroi të gjithë ata që ndoshta mund të ishin një kërcënim për të, duke e lënë vendin krejtësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur Bashkimi Sovjetik (sikundër ndoshta e parashikoi edhe Stalini) u sulmua nga Gjermania. Në vitet e fundit të Stalinit, ka disa prova se një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata.

Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se kishte nevojë për më shumë spastrime, dhe sidomos të udhëheqësve politikë dhe ushtarakë me përvojë që e kishin ndihmuar atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore, duke e lënë vendin krejtësisht në mëshirën e tij nëse shpërthente ndonjë luftë tjetër. Megjithatë, një pyetje e madhe, është se pse Stalini zgjodhi të godasë hebrenjtë.

Feja u anulua zyrtarisht në Rusi pas Revolucionit të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore mbetën një segment i rëndësishëm të jetës sovjetike, edhe pas numrit të madh të viktimave që shkaktoi Holokausti i Hitlerit në rajonet e Bashkimit Sovjetik, të cilat ranë nën pushtimin gjerman.

Është e mundur që “Komploti i Mjekëve” të ishte një justifikim për pastrim etnik, por është gjithashtu e mundur të qe një provë besnikërie. Një letër u gjet në mesin e dokumenteve të Stalinit, në të cilën i kërkohej shumë udhëheqësve hebrenj në BRSS të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit dhe të denonconin mjekët e ligj që ishin pjesë e komplotit. Letra nuk u publikua për shkak të vdekjes së Stalinit.

Në qoftë se ajo do të ishte shndërruar në një politikë konkrete, e gjitha kjo mund të ishte një dredhi për të trembur hebrenjtë sovjetike dhe nënshtrimit ndaj sundimit të Stalinit, duke dobësuar besnikërinë e tyre ndaj kauzës Sioniste e cilat është parë në BRSS, si e papranueshme pro-perëndimore dhe imperialiste.

”Komploti i Mjekëve” rezultoi i rremë, por ironikisht Stalini mund të ketë vdekur si rezultat i një të komploti të vërtetë, ose i diçkaje të përafërt. Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas shpalljes në “Pravda” të konspiracionit, dhe ndërsa shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini shkoi në shtrat në daçan e tij jashtë Moskës, pasi kishte shumë dhe parë një film në shoqërinë e servilëve të tij të ndryshëm.

Mëngjesin tjetër stafi i tij u habit që ai nuk u ngrit në orën e tij të zakonshme, por gjithsesi kishte frikë ta shqetësonte. Së fundmi në orën 10 të mbrëmjes dikush hyri në dhomën e tij dhe gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtrirë në dysheme, në frymën e fundit, i veshur vetëm me rrobat e gjumit. Ai kishte pësuar një hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë vdiq nga një atak kardiak.

Gjithsesi ka pasur pëshpëritje përreth Kremlinit, se dikush kishte hyrë në dhomën e Stalinit edhe para orën 10 të darkës, duke e parë shtrirë dhe i vendosur për të mos bërë zë deri kur të zhdukej çdo mundësi për ta shpëtuar.

Dhe të tjerët në rrethin e Stalinit, veçanërisht i urryeri Lavrenti Beria mendohet se u ka thënë të tjerëve se ata do t’i kishin hedhur diçka në verë Stalinit një natë më parë. Në çdo rast, nëse kujdesi mjekësor do të që më  i shpejtë, ai mund të kishte mbijetuar, por dukej pa e mundur që që dikush ta donte Stalinin, i cili kishte shkaktuar aq shumë vuajtje në jetën e tij, për të vuajtur vetë pak më shumë.

Ky dokument  është publikuar nga njëri prej akuzuesve, të cilët “zbuluar” komplotin jo ekzistent të mjekëve. Ai u tërhoq në vitin 1954, një vit pas vdekjes së Stalinit. Vdekja e liderit u provua të qe një çlirim për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, sidomos Beria, i pezulloi shpejt hetimet, duke i liruar kompotistët n ga burgu dhe i thënë “Pravda”-s në prill se ata ishin të lirë nga çdo akuzë.

Disa historianë pretendojnë se vetë Stalini qe duke planifikuar dhënien fund të fushatës së spastrimeve, por ajo u ndërpre nga vdekja e tij. Në një mënyrë apo në një tjetër, në qoftë se ai ishte duke planifikuar një spastrim, qartazi kjo nuk ndodhi kurrë. “Komploti i Mjekëve” mbetet një episod misterioz në historinë sovjetike, sepse kaq pak prej tij – ajo që të paktën qe e vërtetë -përfundoi në letër, dhe shumë mund të ketë qenë atribuar motiveve të paqëndrueshme dhe tekave të një njeriu, Stalinit, i cili ishte shumë i vështirë për t’u njohur apo parashikuar.

Pikërisht ato që ishin fakte dhe fiksione në “Komplotin e Mjekëve”, ndoshta nuk do të njihen kurrë. E vërteta reale se pse ajo ishte ëndërruar apo cilat qenë qëllimet e saj vdiqën fatmirësisht në atë ditë dimri kur dha shpirt përbindëshi Stalin. / StoriaIn – Përgatiti: bota.al



March 19, 2017 09:36
Komento

6 Komente

  1. ELIOT March 19, 11:10

    HISTORIE E VECANTE ..E KAM PAR NE TELE GJITHE HISTORINE … SI BOLSHEVIKET I FUTEN NE BURG DOKTORRAT CIFUTE ME PRETEKSA BOSHE … SABOTIME DHE TRADHETARE ..QE ISHIN 2 PRETEKSE KRYESORE ….. DHE VDEKJA E STALINIT … KUR USHTARI QE RUANTE DHOMENE GJUMIT TE STALINIT NUK E PA QE SU CUA LAJMEROI SHEFIN E TIJE SUPERIOR …POR NGA FRIKA SI RA DERES .. DHE LAJMEROI 3 SHKOET E NGUSHTE TE STALINIT SHEFIN E K ZH B MINISTRIN EMBROJTJES DHE TE BRENDSHEM ..POR EDHE KETO THANE …. LERENI TE QETE SE MBREME PIU SHUME DHE ISHTE I LODHUR SE NDEJTEM DERI NE 4 TE NATES ..DHE NE 6 TE MBASDITES SHOKET VIJNE ??? DHE E GJEJNE NE TOKE …. E VEJNE NE KREVAT DHE THONE SE DO TE KALOJE .. E KA NGA PIRJA … NE FAKT S DONIN TE LAJMERONI DOKTORRAT ME PRETKSIN SE ISHI CIFUTE DHE KISHIN FRIKE .POR EDHE I INTERESONTE VEKJA E STALINIT … SE DONIN VENDIN E PARE TE KAPOS … SI RAMIZI ME ENVERIN ..DHE NJE SHOK I VET MINISTRI I MBROJTJES … I THOT NJE HERE CUNIT TE VET …. ME STALININ ESHTE E SIGURTE SE TI HYN NE VILEN E TIJE …POR NUK ESHTE E SIGURTE SE DELE GJALLE …. KET GJE E TREGONTE BIRI I MINISTRIT … DHE KA KISHIN FRIKEN … QE SHEFI I GARDES . SI BINTE DERES KUR FLINTE STALINI… SEPSE E DINTE QE PO TA SHQETESONTE MUND TE PUSHKATOHEJ …. LA VERITE …. MERCI

    Reply to this comment
  2. bollmengordhesirasikanibale March 19, 13:05

    Duket qe te gazeta Dita ka nje sekt “stalinofagos” (te paguar ose jo nuk ka rendesi) qe ti mbushem mendjen shiqptareve se Stalini eshte perbindesh,,sic mbyllet dhe rrjeshti i fundit.
    .
    Nuk besoj se ka shqiptar normal qe i “rruhet trapi” kush kane qene marredheniet e Stalinit me vartesit apo me shtresat shoqerore qe ai ka denuar apo me keto kompllote..
    .
    Nuk besoj se ka shqiptar normal qe i “rruhet trapi” kush qene marredheniet e Stalinit me shtetet e perendimit me ne krye ameriken qe keto te fundit ju perulen ne gjunje Stalinit per luften kunder Hitlerit..
    .
    Pikerisht pse pas L2B ,Stalini ishte i vetmi udheheqes ne bote qe i bente ligjin Amerikes dhe Anglise gjithmone duke ju permbajtur 3 marreveshjeve te tyre ne 1944-1945…i bejne keto gazetruce shqiptare te shajne artificjalisht Stalinin.
    .
    Kurre nuk me ka interesuar fakti nese Stalini ka qene apo jo diktator ..i mire apo i keq dhe kam deshire te mos merret asnje shqiptar me keto lajme te ndyra..
    .
    Por nje gje eshte e sigurte-Aksiome:

    Nqs se Amerika dhe Perendimi do ta kishte ndihmuar shqiperine vetem 10% te asaj qe beri Stalini per shqiperine,,,,ajo do ishte Zvicra e Ballkanit…jo si sot qe eshte bere nje shtet bordello…
    .
    Keqardhje
    per ato qe merren me keto
    ngordhesira te shekullit kaluar.si kanibale…
    .kur vendi yne eshte ne vdekje klinike…

    Reply to this comment
  3. NO CENSURE....PSE KENI FRIKE NGA FJALA E LIRE ? March 19, 17:11

    ne vijim te nje komenti te vonuar/censuruar..

    NE KOMENTIN E PARE IDEA ISHTE:

    boll me kompllotin e “mjekeve” te Stalinit.te Gjeorgjise
    .
    por merruni me kompllotin e mjekeve /doktorrave te Malesise ku do permendja:

    -Dr.Pr Elez SERBiberaj
    -Dr Sali SERBarisha
    -Dr Tritan Shehu
    -Dr Ali Spahia
    .. e deri te Dr Flamur Noka mjek kancerogjan qe eshte bash Nipi i GJNERALIT TE UDB ..myrteza zhvinki.
    ========================================

    cfare ka bere grupi kriminal i “mjekeve te malsise” ?
    .
    VLERA E KRIMEVE TE BERISHES ESHTE NJE MILJON HERE SE AJO E GJITHE SPIUNEVE SHQIPTARE TE HUAJ DHE TE JASHTEM TE TE GJITHA KOHRAVE.
    .

    Pas fitores së Tradhetarit Sali Berisha në vitin 1992 është bërë një listë e zezë kundër ilegalëve dhe pjestarëve të LPK-së dhe është penguar dhe ndaluar kushdo që ka bërë përpjekje që në Kosovë të kalonte ilegalisht armatim për njësitet ilegale të LPK-së në atë kohë Sali Berisha në Shqipëri i strukturoi mirë pacifistët dhe strukturat e UDB-së të cilat ishin filiale të UDB-së së Prishtinës dhe Beogradit. Për këto zhvillime, besoj se është koha të shprehen dhe flasin ata njerëz që kanë qenë më kompetent se unë. Edhe Lista e Zeze e patriotëve të organizuar në LPK, por edhe të organizuar në LKÇK ekziston dhe është mirë të bëhet transparente.
    Nga Kosova në 1991 kanë shkuar drejt Shqipërisë dy grupe të organizuara,me vullnetarë nga Kosova dhe nga diaspora. Meqë tani Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti u bënë figura të njohura, sot këto dy grupe për të cilat po flas etiketohen si grupi e Adem Jasharit dhe grupi i Zahir Pajazitit. Gjatë qëndrimit dhe kontakteve në Shqipëri njëri nga grupet ka dhënë informacione të sakta për antarët e në Kosovë dhe me të arritur në Kosovë kanë nisur ti arrestojnë dhe ti përndjekin. Ndërsa grupi tjetër që nuk dha emrat e vërtetë të veprimtarëve të tij gjatë vizitës në Tiranë, u shpëtoi arrestimeve dhe përndjekjes. Si pasojë e dekonspirimit në atë kohë, ka filluar dhe përndjekja e Adem Jasharit në Drenicë.
    Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren. Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit “Vllaznia” dikur.

    Tradhtari Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede nuk di se përse opinionit në Shqipëri nuk i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Tradhetarit me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së. Fenomeni i thyrjes së embargos së OKB-së nga Sali Berisha është kulmi i tradhtisë dhe dëshmia më e madhe e miqësisë që ky dhëndër i Milicës (vjehrra e Saliut) kishte me nëntokën e zezë të UDB-së. Kur të bëhen analizat historike, ky shembull i rrallë do të trajtohet si Kryetradhëtia më e madhe që një prijës i shtetit të Shqipërisë ka bërë në kuadër të tradhëtive të mëdha që na kanë ndodhur në mesin tonë, si Komb dhe si Shtet.

    Qeveria Bukoshi-LDK dhe partia e Sali Berishës, veçanërisht Sali Berisha dhe LDK-ja kur e panë që UÇK-ja po forcohet në terren dhe as FARK-u që ishte krijuar si kundërpeshë ndaj UÇK-së nuk po arrinte rezultate, bën një plan strategjik, kuptohet me direktivë të Bogradit. E vetmja mënyrë për ta dëmtuar luftën e UÇK-së në Kosovë ishte lufta civile në Shqipëri, ndaj grushti i shtetit më 14 Shtator 1998 që u bë sëbashku me Sali Berishën dhe Bujar Bukoshin kishte këtë synim. Si kurban i kësaj lufte u zgjodh Azem Hajdari.

    Kush jane skenaristët dhe aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së. Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori.
    Sali Berisha është urdhëruesi direkt i pengmarrjes së Remzi Hoxhës. Madje vrasja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë ne sepse pas vrasjes së Remziut ishte e qartë se nëse do guxonim të operonim në Shqipërinë e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim të njëjtin fat dhe të njëjtin trajtim si ai që na bënte UDB-ja në Kosovë. Por jo vetëm këto akte por dhe një sërë veprimesh të tjera të Berishës në vite e tregojnë qartë se kujt ka zgjedhur ti shërbejë ai.
    Berisha është përgjegjës, jo vetëm për vjedhjen e votave dhe zjarrëvënien e Shqipërisë, masakrimin e opozitës, por edhe përgjegjës për 4000 të vrarë në vitin 1997. Gërdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetarëve me duar në xhepa. Shpërblimi që i bëri ekipit të të rinjve që punuan në UNMIK-un e Kosovës, e që drejtohej nga vajza dhe dhëndri i tij, të cilët në UNMIK u punësuan përmes lidhjeve serbe. Ata punuan në departamentin e UNMIK-ut që mblidhte fakte dhe falsifikonte prova për kriminalizimin e luftës në Kosovë, janë dëshmi të qarta, janë fakte të pamohueshme, se Berisha është kokë e këmbë i lidhur me Bogradin.
    Po përmend vetëm disa nga puntorët e shtetit shqiptar që u punësuan në UNMIK, në Departamentin për kriminalizimin e luftës së UÇK-së. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarbër apo Jamserb Malltezi.. Pra, i gjithë ekipi i këtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijnë në krye të Shqiperisë ata që në UNMIK u punësuan përmes Beogradit.

    Reply to this comment
  4. ELIOT March 20, 18:37

    BRAVO GAZETA Q E E BOTUAT KETE HISTORIE ..SEPSE KA AKOMA CA FSHATARE QE SE DINE ME TE VERTETE KUSH ISHTE STALINI … DHE PER GJITHE KRIMET QE BERI NE RUSIE .. POR EDHE NE BOTE .. DHE ENVER KOQJA E MBANTE BUSTIN E NJE KRIMINELI NE MES TE TIRONES …. TANI DISA SHQIPTAR DUHET TE NJOHIN TE VERTETEN .. ME MIRE VONE SE KURRE THOTE NJE FJALE E URTE ..DHE KA SHUME GJERA QE KOMUNISTAT I KANE DEFORMUAR SHUME ..ESHTE MIRE QE POPULLI SHQIPTARE SI GJITHE POPUJT E BOTES TE MESOJE REALITETIN PER SHUME GJERA …DHE QE TA DIJE KY SHOKU KOMUNIST .QE KURRE CHURCHILLI DHE ROUSVELDI I THANE SE DO TA FILLONIN SULMIN NGA ITALIA NE 42 STALINI FILLOI ME QA SE THONTE QE NAZISTET PO NA MASAKROJNE .VETEM NE UKRAINE NE RUSI BENE ME MILIONA VIKTIMAT FORCAT HITLERIANE … DHE KY SHOKU DONKA QE AMERIKA TE NDIHMONTE SHQIPERINE …HA HA HA HA ENVER PEDERASI I FSHINTE CIZMET RUSEVE KINEZEVE DHE AMERIKAENT TE HIDHNIN DOLLARET NGA DRITARJA PER SHQIPTARET DHE PASTAJ TE THONE SE AMERIKA ASGJE SKA BERE PER NE ….KUR NA NDIHMUAN NE L E 2 BOTERORE … SHKERDHATAT SHQIPTARE THONIN JO NA DHANE PUSHKE TE PRISHURA ..ENVERI … DHE E SHANIN … BRAVO DHE LAJME TE REJA NGA BOTA …. HAPINI SYTE DISAVE …SE KANE NEVOJE …

    Reply to this comment
  5. 9 Maj 1945 March 20, 21:04

    Stalini eshte personalitet jo vetem i Gjeorgjise dhe BRSS por edhe i komunizmit boteror, pra i njerezimit. E kane nderuar dhe vleresuar edhe koka te kapitalizmit boteror, Ruzvelti ,Ge Goli, Curcilli pavaresisht kontraditave qe vinin si rezultat i rruges se ndjekur per zhvilim ,ajo per barazi e drejtesi dhe ajo e pabarazise shoqerore. Dhe kujtohuni pak per ndihmat bujare qe ju dhane shqiperise ne kohen e Stalint te madh. Nderkohe kufizoni fantazine per te shpifur e trilluar per gjeneralsimin Stalin.Nqs e urreni per shkaqe klasore, ne respekt te te qenit te tij mik i shqiptareve do te benit mire te heshtnit, te heshtnit dhe perseri te heshnit.

    Reply to this comment
  6. The Percentages agreement March 21, 03:16

    Nuk e kuptoj pse kjo egersi me Stalinin ne Shqiperi kur ne fakt jane mijra dokumente qe tregojne se pas luftes dyte boterore ishte Churchilli ai qe ja fali Stalinit Shqiperine dhe ky i fundit ja la ne kujdestari Titos.
    .
    Eshte nje genjeshter kriminale qe dhe sot thone historiane “breke-grisur” se Enveri shkoi te Stalini me “kembet e veta”..

    Jo te nderuar idiote funksionale..ishte Cherchill Obezi qe na hodhi te kampi lindor…(sepse ne ate kohe Rusvelti i madh ishte duke nderruar jete)

    Kasapet STALIN DHE CHURCHILL ISHIN BOSAT E BALLKANIT DHE TE EUROPES .PIKE..biles kur ishin te dehur tape e ndane europen sikur thernein nje lope…kush ka iluzion tjeter eshte ose budalla ose do te shtyje kohen.
    .
    Roli pozitiv I ENVER HOXHES qe disa analiste te shquar amerikane e quajten CEZARI BALLKANIT duket pot a krahesojme me ngjarjet ne Greqi ku pas 1944 u vrane U SAKATUAN nga e djathta ekstreme ne ‘TERRORRIN E BARDHE” mbi dy miljon greke dhe mbi 100 femije greke u cuan jashte vendit..biles ca udheheqes kryesor te luftes greke ju prene kokat dhe I varen si kanibale ne shesh,,,dhe me nje fare miratimi te komandes angleze..biles arriti qe ne vitet 1948-1949 u oerdor napalm kunder ushtrise majte greke…pra shikoni cfare maskrash u bene sepse POPULLI GREK NUK DINTE GJE PER MARREVESHJEN E KASAPEVE STALIN DHE CURCILL.
    ..
    E NJEJTA GJE DHE PER SHQIPERINE QE NUK E KISHIN NE HESAP SE JA KISHIN DHENE PESHQESH TITOS SIC TREGONTE DJALI CURCILLIT RUDOLFI QE ISHTE NE SHTABIN E TITOS

    The Percentages agreement
    was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence. The agreement was made public by Churchill. The US ambassador, who was supposed to represent Roosevelt in these meetings, was excluded from this particular discussion.
    .
    The agreement
    Winston Churchill proposed the agreement, under which the UK and USSR agreed to divide Europe into spheres of influence, with one country having “predominance” in one sphere, and the other country would have “predominance” in another sphere According to Churchill’s account of the incident, Churchill suggested that the Soviet Union should have
    90 percent influence in Romania
    and 75 percent in Bulgaria; the
    United Kingdom should have
    90 percent in Greece; and they
    should have 50 percent each in Hungary and Yugoslavia.
    Churchill wrote it on a piece of paper which he pushed across to Stalin, who ticked it off and passed it back. The result of these discussions was that the percentages of Soviet influence in Bulgaria and, more significantly, Hungary were amended to 80 percent.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*