Ndoshta jo te gjithe e dine qe Xhandarmaria Shqipare e kohes se Ahmet Zogut u themelua dhe drejtua nga nje grusht oficeresh britanike.
Nga hulumtimi i dokumentave ne arkivin britanik del nje leter shume interesante e cila mund te sjelle sado pak nje ide me te qarte mbi rolin e Zogut por edhe te nje personazhi shume te njohur ne ato vite, i cili mund te konsiderohet edhe si themeluesi i Armes se Xhandarmerise Shqiptare, Frank Sterling.
Frank Sterling ishte nje ushtarak tipik kolonial britanik.
Kishte sherbyer ne shume prej Territoreve Britanike te Lindjes se Mesme dhe pasi ishte larguar nga drejtimi i nje prej territoreve palestineze, me sygjerimin e nje zyrtari te Larte te Sudanit kishte marre ftesën nga Qeveria Shqiptare e asaj kohe “per ta ndihmuar ne stabilizimin e situates se brendshme”.
Ardhja e kolonel Sterling ne Portin e Durresit dhe figura e tij me vone rrugeve te perbaltura te Tiranes se 20-s do te kete qene nje shfaqje mjaft argetuese per banoret vendas pasi koloneli gjithmone shetiste i shoqeruar nga qente e tij qe i kishte sjelle nga Anglia.
Në kujtimet e tij të hedhura ne leter ne nje moshe te shtyre te pleqerise, te publikuara nga Auron Tare, mesohen detaje shume interesante mbi fatin e themelimit te Xhandarmerise Mbreterore.
Dëshmia më interesante që vjen nga ditari i kolonelit Sterling është përgatitja dhe zbatimi i një prej vrasjeve politike të cilat janë gatuar shpesh në Oborrin Mbretëror të Zogut.
Nëse marrim si të vërtetë dëshminë e kolonelit, vrasja e këtij personi mjaft të fuqishëm,ka qenë pjesë e kundër përgjigjes ndaj një prej skenarëve të influencës jugosllave në Shqipëri.
Kolonel Sterling, i cili është mjaft i sinqerte mbi rolin e tij në vrasjen e senatorit shqiptar, e përshkruan me detaje këtë person por fatkeqësisht duke mos na dhënë emrin e sakte na jep mundësi për të spekuluar mbi identitetin e politikanit të vrarë.
Ka shume mundësi që largësia e viteve kur këto kujtime janë shkruar mund të kenë hedhur mjegull në disa prej emrave dhe ngjarjeve të asaj kohe duke mos e bërë të mundur që koloneli britanik të sqaronte më saktë emrin e personit që u vra. Megjithatë nëse do të shikojmë me kujdes ngjarjet e kohës dhe zhvillimin e tyre mund të ngremë hipotezën se personi për të cilin flet koloneli ka mundësi të jetë Ceno Bej Kryeziu.
Ngjarja korrespondon saktësisht me vrasjen e Ceno Beut më 1927 të cilit iu bë edhe një funeral madhështor në Tiranë.
Vrasja e Ceno Beut, kunati i Zogut, shok armësh si dhe personi kryesor që siguroi mbështetjen jugosllave për rikthimin e Zogut në fronin e Presidentit pati një jehonë shumë të madhe në ngjarjet e Shqipërisë së asaj kohe.
Megjithëse emri i Zogut gjithmonë mbeti si i dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje misterioze, që në fakt u krye jashtë Shqipërisë, asnjëherë nuk u zbulua vrasësi i vërtetë.
Nëse do të shikojmë politiken jugosllave të kohës dhe afërsinë e Ceno Bej Kryeziut me jugosllavet, ka shumë mundësi që “Senatori Shqiptar” për të cilin flet koloneli britanik mund të jetë vërtet Ceno Beu, një prej njerëzve më të fuqishëm të asaj kohe, – shkruan Auron Tare, i cili ka publikuar dhe pjeset e meposhtme nga ditari i ushtarakut britanik.
Më poshtë pjesa e ditarit që flet për këtë:
“Në 1927 unë zbulova një komplot. Babai i sekretarit tim kishte një hotel në Tiranë, i cili ishte vendi ku qëndronte zakonisht një faktor, apo më mirë agjent, që punonte për një nga familjet e mëdha pronare tokash e prijësve të Klanit të Dibrës. Ky prijës ishte gjithashtu edhe Senator dhe ishte në krushqi me Ahmet Beun pasi i kishte marrë motrën.
Agjenti ynë pinte shumë dhe dehej të shumtën e mbrëmjeve që qëndronte në hotel dhe një natë i thotë sekretarit tim se gruaja e tij ishte joshur nga padroni i tij, senatori, dhe tani ai donte që të tregonte mbi një komplot në të cilin padroni i tij ishte i implikuar.
Ai tha se senatori ishte nën pagesën e jugosllaveve të cilët kishin organizuar që në një ditë të caktuar Ahmet Beu do të vritej dhe Tirana do të merrej nga trupat dibrane të cilat do t’i paraprinin një avancimi të trupave jugosllave.
Unë sigurisht që nuk e besova këtë histori të cilën e mora si një gënjeshtër të një burri xheloz për të shoqen. Megjithatë sekretari im insistoi se agjenti i kishte thënë se senatori në fakt po merrte një pagesë floriri nga Legata Jugosllave.
Unë vendosa një person që të mbante senatorin nën vëzhgim. Nga vëzhgimi i vazhdueshëm pame se ai doli dy herë nga Legata Jugosllave natën duke pasur një qese në dorë.
Unë tashmë fillova të isha i kujdesshëm dhe urdhërova raportime të vazhdueshme për çdo lëvizje trupash në kufirin me Jugosllavinë.
Dyshimet e mia u konfirmuan menjëherë kur zbuluam se një brigadë këmbësorie në Manastir ishte lëvizur në qytetin e vogël të Strugës pranë Drinit dhe ishte zëvendësuar me një Divizion të tërë.
Refuzova të besoja se Ministri Jugosllav kishte dijeni mbi këtë plan.
Në fakt në këtë periudhe ishin dy Qeveri në Beograd, një Qeveri e zgjedhur nga populli dhe “Qeveria” ushtarake një klikë gjeneralësh e njohur si “Dora e Zezë”.
Unë zbulova që ky plan ishte përgatitur nga kjo organizatë dhe në Tiranë kontrollohej nga Atasheu Ushtarak Jugosllav.
Ahmet Beu e dëgjoi këtë lajm që i dhashë me plot neveri pasi senatori ishte mik i tij dhe merrte financime të mëdha nga vetë Ahmet Beu.
Ky zbulim në fakt u kontrollua me shumë kujdes nga ne dhe u pa që nuk kishte asnjë dyshim për vërtetësinë e tij. Me Ahmet Beun bëra një bisedë shumë të gjatë se çfarë duhej të bënim.
Ishte e qarte se si President, Ahmet Beu nuk mund të akuzonte një Legatë të Huaj akredituar pranë Qeverisë së Tij që thurte plane për ta vrarë.
Në të njëjtën kohe nuk mund të injorohej ky rrezik i madh aq më shumë pse nuk ishte vetëm për Presidentin por në fakt me komplikime të mëdha rajonale pasi nëse Jugosllavia do të pushtonte Shqipërinë, ishte e sigurtë që Italia do të shpallte Luftën dhe në këtë mënyrë do të ishte e vështirë që kjo luftë të lokalizohej.
Ne menduam se mënyra më e mirë për të vepruar ishte që ky faktor (agjenti i hotelit) ta vriste Senatorin dhe ne do t’i jepnim atij një pasaportë false dhe do t’i siguronim një kalim jashtë vendit.
Agjenti e kreu me sukses vrasjen dhe ne e nxorëm atë fshehtas nga kufiri me Greqinë.
Kjo vrasje bëri shumë bujë në Tiranë.
Senatorit i bënë një ceremoni të madhe ushtarake me bandën që luante muzike funebre. Unë mora një ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni por sigurisht që nuk shkova. Jugosllavët kishin dyshime që unë isha i implikuar në këtë vrasje por megjithatë nuk ishin shumë të sigurtë. Disa muaj më vonë, ata filluan sjelljen e trupave përgjatë kufirit.
Legata Britanike në Durrës ishte kaq shumë e painformuar dhe e verbër ndaj këtyre ngjarjeve saqë unë u detyrova të shkoj në Romë për të takuar Ambasadorin tonë atje Sir Ronald Graham i cili ishte një mik im i vjetër.
Pasi më dëgjoi atë që i tregova ai me sugjeroi që të shkoja në Londër për t’i raportuar Ministrisë së Jashtme”.
Mos u hallaktni kot ! Anglia fitoi luftën e II botërore, shqipëria e “partizanëve” mercenarë injorantë u burgos në luftë civile, e ndërsa Serbia dhe Greqia u lanë në ar.
E vërtetë. Dhe lexoni librin RECETA PA KOMB dhe keni akoma me shume se shkruhet këtu.
KENI QENE E JENI
GJAKPIRES GJITHMONE
KUDO GJENI SHESH
PERSHESHI NUK VONON
HAKUN JUA MORI
ENVERI ME PAS
JU FUTI NGA PRAPA
PESEDHJETE VJET NJE PRAS
Luftën e dyte e fitoi ShBA. Anglia kaloi në rol të dytë.
Radika nuk njeh historine
Enverin lavderon
Me vargje pa rime
Sa shume gabon
Radika apo hale
Nuk e di nuk kam nge
Dite per dite koka bosh
Trute shosh more shosh
Doli psikopati