Komuniteti Mysliman: Qeveria do e ndërtojë Xhaminë e Namazgjasë

October 9, 2013 08:39

Komuniteti Mysliman: Qeveria do e ndërtojë Xhaminë e Namazgjasë

Komuniteti Mysliman ka reaguar sot lidhur me pezullimin e një prej lejeve që Këshilli Kombëtar i Territorit pezulloi mbi projektin e Xhamisë së Namazgjasë.  Sipas Komunitetit Mysliman, Kryeministri ka garantuar mbështetjen për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, dhe se qeveria do zgjidhë dhe problemin e truallit.

Nisur nga vendimi i datës 08.10.2013, i marrë nga KKT, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndjen të nevojshme të sqarojë besimtarët dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë.  Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi”, bën me dije Komuniteti Mysliman në një njoftim për shtyp.

 

October 9, 2013 08:39
Komento

3 Komente

  1. Tori October 9, 10:27

    Shume mire se na myten kta myslymanet.Per mua edhe ate xhamin te bashkia ta heqin e te ndertojn kisha ortodokse se duket Tirana sikur eshte Turqi.Edi do e mbaj fjalen si kur ishte kryetar bashkie ,xhamia do ndertohet mbas nja 30 vjetesh kur te rrezohet qeveria

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 9, 12:58

      Ti more pleh që mbjell frymën e përçarjes, mos je gjë nga ata qentë që lehin kur marrin lëmoshën e Anus-tasit dhe të qenve të tjerë në Athinë? Nuk është vetëm kërkesë e jotja që të mos ndërtohet xhamia në Tiranë, është edhe e imja. Por, ndryshe nga ty mor zagar i shitur, unë as që e çoj ndërmend që të zëvendësohet ndërtimi i xhamisë me një objekt tjetër kulti, veçanërisht në Tiranë, – siç në mënyrë kriminale është bërë këto vitet e fundit.
      Për mua objektet e kultit le të shkojnë e t’i ndërtojnë të gjithë sa më larg qendrës, sepse në fund të fundit në to ka më shumë priftërinj e hoxhallarë sesa besimtarë (Treguesi më i mirë për këtë janë ditët e festave të mëdha fetare, kur në rastin më të mirë në asnjë religjion besimtarët nuk e kalojnë sasinë 3-4 mijë krerëve, në një Tiranë që tashmë numëron mbi 700 mijë frymë.). Edhe përbërja e besimtarëve që shkojnë në shërbesa është në shumicë dërrmuese pleq e plaka, çka është një tregues më shumë se ato objekte nuk do t’i shërbejnë të ardhmes. Është e vërtetë se midis atyre pleqve ka edhe ndonjë të ri kokëbosh e dylber si ty, por janë në shifra të papërfillshme…
      Cilët myslimanë të mbytën ty more jashtëqitje e racës shqiptare? Me myslimanët, katolikët dhe ortodoksët jetojmë përditë edhe ne që natyra na ka falur sensin e orientimit për t’ë mos rënë pre e dogmave fetare, por asnjëherë s’kemi pasur problem me askënd, përpos rasteve kur përpara të del ndonjë zagar si ty që, i dehur nga kutërbimi që lëshon Anusi-tasi dhe frymëzuar nga pordhët që dalin prej atij gjirizi, kërkon t’i fusë shqiptarët në vëllavrasje, duke nënçmuar një besim në favor të tjetrit. I vetmi klerik i padëshiruar në Shqipëri është Kryepisi i Qishës Joautoqefale nga Athina, ndërsa të tjerët janë shqiptarë dhe janë në vendim e tyre. Kësisoj edhe kishat e xhamitë do të ndërtohen, por të mos na bezdisin ne të tjerëve e ti ndërtojnë sa më larg, e jo sa më afër qendrës…

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 9, 11:51

    Në fakt ju hoxhallaret udhëheqës shpirteror e fetar kini pasur sali berishën. Ju zgjidhni ca kryehoxhë pa shtyllë kurrizore fare. Kandari ju anon gjithnjë nga saliu megjithëse po béni servilin e radhes? Pse nuk thoni qe kullat qe ishin parashikuar te xhamia ishin pjese e miqve te saliut? Sidoqoftë shpetimin tuaj po e bën njé ortodoks! Unë hallin e kam te ajo se qëndra e tiranes po na mbushet me kisha e xhami dhe kete nuk e quaj aspak fryme moderne! Uné nuk dua té ma prishin qëndren dhe qetësinë as priftërinjté dhe as hoxhallarët!? Nuk ju bëhem pengese por nuk i simpatizoj fare. S’ka ardhur zhvillimi dhe progresi i shqiperise nga ata përkundrazi… Kane qënë pengese. Figura té veçanta te tyre kane luajtur rol pozitiv kur ju futën fushes së dijes dhe të idealizmit jo fushes se ndertimit te objekteve të kultit. Ju qofte udha e mbare por nuk e di a e kane këtë mendje kreret tuaj qe i falen jo zotit por politikës!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*