Komuniteti rom peticion për rimbursimin e energjisë

July 10, 2019 17:26

Komuniteti rom peticion për rimbursimin e energjisë

Rreth 2 mijë e 500 persona kanë firmosur peticionin për zbatimin e ligjit të vitit 2015 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”. Ligji parashikon rimbursim të faturës së energjisë elektrike për familjet në nevojë, por mosmiratimi i një VKM-je e ka bërë atë jo funksional.

 Aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian kanë ndërmarrë një peticion, ku ankohen për moszbatimin e ligjit të vitit 2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

 Ata synojnë të vënë në lëvizje institucionet për të miratuar VKM-në përkatëse në mënyrë që familjet në nevojë të përfitojnë 210 kë falas në faturën e energjisë elektrike.

 “VKM duhet të kishte dalë që në 2016 në mënyrë që ti jepte këtyre familjeve që të rimbursoheshin 210 kë në muaj nga buxheti i shtetit. Janë rreth 100 mijë familje që trajtohen në total nga skemat e mbështetjeve që ofron shteti.”

 Hane Jashari është një nga 2 mijë e 500 personat që ka firmosur peticionin. Ajo thotë se zbatimi i ligjit do të lehtësonte ekonominë e shtëpisë së saj.

 “Unë marr 96 mijë lekë dhe paguaj dritë dhe ujë. Fatura e dritave me shkon 60 mijë lekë. Ngelemi edhe pa bukë, se nuk na dalin lekët”

 Peticioni që është shtrirë në 7 qytete të vendit do të dorëzohen në Kryeministri ditën e hënë. Aktivistët e komunitetit rom paralajmërojnë protesta nëse shqetësimi i ngritur prej tyre nuk merr zgjidhje.

 

b.b/dita

July 10, 2019 17:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*