Koncensioni i hekurudhës, Qeveria: Valentina Leskaj s’ka konflikt interesi

October 27, 2015 17:52

Koncensioni i hekurudhës, Qeveria: Valentina Leskaj s’ka konflikt interesi

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Por qeveria në reagimin e saj, thotë se nenet ku bazohet akuza e opozitës keqinterpretohen.

 “Sqarojmë se pretendimi për konfliktin e interesave për këtë procedurë nuk qëndron pasi deputetja Valentina Leskaj nuk ka asnjë lloj lidhje në vendimmarrjen e procesit së dhënies me koncesion të hekurudhës Ballsh­-Fier­-Vlorë. Përsërisim se procedura konkurruese për koncesionin e rehabilitimit të segmentit hekurudhor Fier­-Ballsh; Fier-­Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor.

Në të kanë pasur mundësi të marrin pjesë në garë të gjithë subjektet vendase apo të huaja, për më tepër se 50 ditë, kohë që kjo procedurë ka qenë e publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik”, sqaron qeveria.

 

October 27, 2015 17:52
Komento

1 Koment

  1. Socialisti bythpambuk October 28, 03:01

    Po pse te mernin pjese ne gare te tjeret , kur ata pane emrin e djalit te Lenka Cukos ( Valentina Leskaj) ? Ata e kuptuan qe vendimi ishte mare , prandaj nuk moren pjese ne gare .
    Kjo Vali ka 25 vjet qe po e mjel Partine Socialiste pa u ndier , vetem duke zbatuar porosite e kryetareve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim