Koncert i madh në sheshin ‘Skënderbej’, njihuni me aktivitetin e 1 majit

April 30, 2018 22:50

Koncert i madh në sheshin ‘Skënderbej’, njihuni me aktivitetin e 1 majit

Ndonëse në shumë vende 1 maji shihet si një ditë proteste, në Tiranë është krejtësisht ndryshe.

Bashkia e Tiranës ka vendosur të organizojë mbrëmjen e së martës një koncert me zërat më të mëdhenj të muzikës vendase.

Ky koncert i cili do të mbahet në sheshin Skënderbej fillon në orën 19:00 ku pjesëmarrës do të jenë këngëtarët Ledri Vula, Arilena Ara, Ylli Limani, Alban Ramosaj, Fifi, Argjentina Ramosaj dhe Dj Aldo.

Këshilltari për Media në Bashkinë e Tiranës, Renato Kalemi i cili u shpreh se “Teksa votimi për 4 yjet ndërkombëtarë të muzikës që do të donit të vinte në Tiranë vijon, në 1 Maj, sheshi “Skënderbej” pret artistët më të mirë vendas”.

“Mos mungoni nesër sepse do të ketë një super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj dhe DJ ALDO”.

o.j/dita

April 30, 2018 22:50
Komento

3 Komente

  1. Lulashi April 30, 23:48

    E bukura eshte se nuk njoh asnjerin nga kengetaret. Kaq te famshem jane me te vertete?

    Reply to this comment
  2. intelektuali May 1, 08:12

    Ne Shqypni cdo gje behet ANAPOLLA

    prandaj:

    RROFTE E KJOFTE LALI ERI I EDVINIT!

    Ne vend qe kokpalaret brekcjerre te proletariatit enverist te protestojne kunder Rilindjes qe po i zhvat me taksa dhe gjoba lloje-lloje, dite e nate, keta entusiazte delirante komuniste duan te festojne me kenge dhe valle si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe Partise se Punes.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K May 1, 08:40

    Eshte e vertet se edhe partia punes kur ne gjith boten beheshin demostrat shqiptart shkonin ne fest.Edhe pse ishte ma me shume arsye te demostronte.Edhe sot cili vend ka ma shume nevoj se shqiptart.Mire e ka thene poeti yne :SHQIPARI TRASHIGIMTARI I VUAJTJE E I DURIMIT. Deshiroj ta shohe ate popull ne kooperativa bujqsore si dikur me ate pages si dikur.Kllasa puntore per te djela aksion me goditje te perqendruar ne ndihme te fshatit.Leximi i gazetes i detyruar Ti marrin ne ushtri e zbore.Shqiptart duruan turkun si as nje vend tjeter.Komunizmin po ashtu.Si turqit si komunizmi iken vete se prap do ti kishim.Iken po na lane eren e keqe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*