Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, Tirana gjithnjë në ndryshim

May 8, 2018 20:37

Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, Tirana gjithnjë në ndryshim

Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, është gjithnjë në ndryshim.

“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”.

Ky postim duhet thënë se është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik.

Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh.

s.a/dita

May 8, 2018 20:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*