Koncesionari i Check-up, 6.5 mln euro për shërbime që nuk janë kryer

October 16, 2019 08:39

Koncesionari i Check-up, 6.5 mln euro për shërbime që nuk janë kryer

Në kontratat koncesionare, të cilat janë shtuar dukshëm vitet e fundit, po rezulton që kompanitë private janë të mbrojtura dhe të gjithë rrezikun po e merr përsipër shteti.

I tillë është dhe rasti i koncesionit të Check-up, apo atij të kontrollit shëndetësor, ku kompania private është paguar dhe për shërbime që ajo nuk i ka realizuar, duke garantuar fitime të qëndrueshme për gjithë periudhën e koncesionit.

Kjo shumë në 4 vjet, që kur ka filluar aktivitetin koncesionari llogaritet në 801 milionë lekë, ose rreth 6.5 milionë euro, sipas vlerësimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e buxhetit faktik 2018 ka konstatuar nga auditimi mbi monitorimin e kontratës së kontrollit bazë Check-up me PPP rezultoi se edhe këtë vit nuk janë arritur projeksionet e kontratës duke bërë që pagesat e marrë tepër nga koncesionari, për punën e pa kryer për vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018, pra kosto shtesë progresive (duke zbritur shpenzimet stabël) është 801 milion lekë (241 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 560 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi), ndërsa për vitin 2018, kjo kosto shtesë llogaritet për 168 milion lekë (22 milion lekë për shpenzimet variabël të kontrolleve të pa realizuara dhe 146 milion lekë TVSH-ja e faturuar e këtij shërbimi).

Koncesionari i check-up, ndonëse shërbimet mjekësore janë të përjashtuara nga TVSH rezulton që ka faturuar me TVSH.

KLSH thekson se në rastin e TVSH ka një mosveprim të unifikuar të disa institucioneve shtetërore të cilat pasojnë përgjegjësitë nga njëri tek tjetri.

KLSH konstaton me shqetësim trajtime të ndryshme për aplikimin e TVSH ndërmjet kontratave koncesionare, ndonëse shërbimet që ofrohen nga këto kontrata janë të përjashtuara nga TVSH.

Kontrata garanton pagesat

Sipas kontratës Check up duhet të kryejë rreth 475 mijë kontrolle bazë në vit. Në rast se nuk i plotëson, diferenca paguhet nga shteti. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë.

“Bazuar në projeksionin e planifikuar për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë për periudhën janar-dhjetor 2017, kemi një realizim të këtij treguesi në rang vendi prej 67%. Ky tregues sipas Drejtorive Rajonale të Fondit ka nivele të ndryshme. Ky tregues është i ulët në Sarandë, Lezhë, Dibër, Vlorë, Tropojë, Gjirokastër” pohon analiza e FDSKSH-së.

Kompania që po zbaton kontratën koncesionare të check-up, “3P Life Logistic” merr rreth 876 milionë lekë pagesa  në vit për shërbimet që kryen. Kompania ka fituar koncesionin e Ofrimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up), e cila është nënshkruar në vitin 2015 dhe afati i saj është 10 vjet. Vlera totale e saj ishte 8.7 miliardë lekë dhe deri në përfundim të saj, në vitin 2024, buxheti pritet të disbursojë edhe 5.2 miliardë lekë.

j.l./ dita

October 16, 2019 08:39
Komento

6 Komente

  1. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi October 16, 09:08

    Ja nje tjeter “xhevahir” Rilindje! Vazhdon KLSH te zbuloje skandale abuzimesh me vlera ne miliona Euro. Para pak ditesh doli raporti i KLSH per 75 Miliard leke qe nuk figurojne ne financat. Por prokuroria vazhdon te mbaje syze derrase dhe veshet me dyll. Nderkohe qe mbahen sy e veshe te ato hapje negociatash, ekonomia ka rene ne koma e rrjepur nga kater anet. Vendi po shkon ne renie te lire ne humneren e krizes ekonomiko-financiare. Me vazhdimin e kesaj qeverisje, kolapsi i plote financiar eshte i garantuar.

    Reply to this comment
    • mirel October 16, 14:14

      Nuk ka deshtuar fare. Qeveria Ramut po ben krime te njepasnjeshme ekonomike. Te denueshme me ligj
      Te shperfillura totalisht nga taksapaguesit qe pranojne te pagojne hajdutet me te ciltet Ramuti zgjedh te vjedhi shtetin dhe xhepat e qytetareve.

      Reply to this comment
  2. Arben October 16, 12:33

    Mo beni kshu nashi.

    Sa per e integrohemi ne beeeeeeeee

    Reply to this comment
  3. Sulo Kapedani October 16, 13:00

    Pushteti ne shqiperi eshte per tu pasuruar grupet qe vijne dhe ikin ndersa mileti i ndershem i varfer dhe naiv turret ne kuti votimi per t’i mbajtur ne pushtet.
    Genjeshtra ka 70 vite qe vazhdon te demtoj Shqiperine

    Reply to this comment
    • mirel October 16, 14:15

      Nuk ka 70 vjet o Sulo, ka 30 vjet. Te guxoje te vihe duart ne mallin e shtetit kur ishte xhaxhi gjalle, te ikte koka te shtate penxherete..

      Reply to this comment
  4. Arben October 16, 18:01

    EPO BUXHETI PO JA VJEDH, JO POPULLIT,

    KUJDES, MOS I NGATERRONI GJERAT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim