PPP-të deformojnë shpenzimet për shëndetësinë, s’japin rezultat për sëmundjet

September 14, 2019 08:39

PPP-të deformojnë shpenzimet për shëndetësinë, s’japin rezultat për sëmundjet

Qeveria shqiptare, deri më tani, ka autorizuar 311 milionë euro pagesa për katër koncesione në sektorin e shëndetësisë për 10 vitet në vijim.

Në këtë mënyrë, shteti ka transferuar shërbime që i kryejnë privatët me pagesa nga buxheti i shtetit për shërbimet e Dializës, kontrollit bazë shëndetësor, Check Up, sterilizimit në spitale dhe shërbimit laboratorik.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë po ankohen gjithnjë e më shumë se burimet financiare për sektorin po shkojnë në drejtime dytësore dhe tretësore, ndërsa parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë, pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton në shumicën e pavijoneve të QSUT-së.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto-përfitimeve mungojnë. Por të dhëna të fragmentuara që burojnë nga dokumente zyrtare tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Sektori i Shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së ndër vite. Me këto financime, shëndetësia shqiptare është më pak e financuar se në të gjitha vendet e Europës.

Për rrjedhojë, shqiptarët paguajnë nga xhepi 50% të kostove të shërbimeve shëndetësore që, sipas Bankës Botërore, që ka bërë këtë matje, është niveli më i lartë në Europë.

Bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin e tyre me koncesionet në shendetësi, të llojit Partneritet Publik-Privat, janë duke realizuar fitime të larta, mbi mesataren e tregut.

Norma mesatare e fitimeve në ekonomi ishte 7-8% sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017, ndërsa norma e fitimit në koncesionet e shëndetësisë ishte 13% më 2018.

Vitin e kaluar, fitimet e koncesioneve të sektorit të shëndetësisë u rritën 60% në raport me 2017, sipas të dhënave nga bilancet zyrtare që kompanitë kanë dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të përpunuara nga “Monitor”.

Të tria kompanitë që zotërojnë koncesione në shëndetësi raportuan 3.2 milionë euro fitime, nga 2 milionë euro që raportuan në vitin 2017.

Pjesa më e madhe e fitimeve është realizuar nga koncesioni i sterilizimit nëpërmjet kompanisë SaniServis me rreth 2 milionë euro, teksa 3P Life Logistic që zotëron CheckUp-in dhe koncesioni i Hemodializës raportuan fitime më të ulëta se një vit më parë.

Sic edhe është vënë në dukje më hetët, vetëm duke përllogaritur fitimet që rrjedhin nga koncesionet e shëndetësisë, që janë kontribut i pastër i taksave të shqiptarëve, shuma do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar një qendër spitalore publike moderne.

o.j/dita

September 14, 2019 08:39
Komento

8 Komente

  1. liri September 14, 10:38

    hajduti as qe e ka mendjen tek foto per efektet e PPP qe po inspekton por po mendon sesa ka futur ne xhep dmth sa ka vjedhur vetem shikoni fytyren e km si hajdut ordiner

    Reply to this comment
    • Saliu September 14, 11:41

      Jo ordiner por kriminal or mik. Ajo kafsha qe ka per ministre shendetesie, nje plagjiare e felliqur, e beri tender konkursin e shefave te sherbimit ne QSUT duke hequr profesoret dhe duke vene shefa sherbimi qe punojne ne spitale private dhe qe i detyrojne pacientet te transferohen ne spitalet private. Nga ana tjeter, laboratori i QSUT ishte me i miri ne vend dhe model, por u dha me koncesion dhe reduktoi sherbimet qe ti rritet klientela atyre private te saliut e edit.
      Ketu nuk ka me te majte e te djathte, por nje bande injorantesh qe ka zaptuar gjithcka dhe e trullos popullin me telenovela klani e topi.
      Zgjohu popull se u trashe nga tv e makiatot! Kapi per fyti keta qelbesira e hidhi ne plehra, se plehra jane!

      Reply to this comment
    • mirel September 14, 15:47

      Hajduti tashme e ka kthyer shtetin demokratik te votuar per interesat e popullit ne nje regjim fashist-diktatorial, qe po vjedh me dhune dhe me police popullin e tij.
      Kjo eshte e vertete, dhe ata qe nuk e shohin jane fatkeqe.
      Regjimi i Rames po vazhdon me ritme te frikshme grabitjen e shtetit dhe te pasurive publike, grabitjen e parave te popullit, taksave, dhe po i kalon ne xhepat e bashkepunetoreve te tij.
      Nuk ka asnje hezitim, drojtje apo frike se dikur do mbaje pergjegjesi. E shohim te katapultoje vjedhjen kombetare me ritme dhe shifra galopante
      Si ka mundesi qe nuk trembet ky njeri nga drejtesia?
      Arsyeja?
      Shteti qe ka ne dore eshte kthyer ne shtet fashist.
      Kjo nuk eshte thjesht hamendje, por fakt real.
      Njerezit heshtin sepse ose kane interesa ne rrethet ku kane miq e perfitime, ose jane ne punera qe rrezikohen nga pushimi, largimi dhe hakmarrja e politikes.
      Keto jane elementet e fashizmit. Asgje me teper.
      Nje shtet qe instalon dhunen per te rrembyer taksa e tollona ndaj te varferit dhe atij qe mundohet me nje biznes te vogel eshte shtet fashist.
      Ne Shqiperi tashme kemi nje Asad te “vogel”.

      Reply to this comment
  2. Tirana September 14, 11:19

    Tirana tashme me 1 milion banore nuk ka nje qender spitalore moderne e publike. QSU nuk ploteson kerkesat e popullesise, veçanerisht atyre me te ardhura te pakta qe perbejne shumicen. PPP ne shendetesi jane dhene per te mbushur xhepat nje tufe hajdutesh dhe jo per ti sherbyer njerezve.

    Reply to this comment
  3. info analitike September 14, 12:37

    Eh more shoke tani mendoni te gjithe ata hallexhinjte apo femijet qe kane nevoje per kura urgente e te specializuara e nuk kane mundesite financiare. A nuk eshte krim qe te hidhen miliona euro per Vilmen e Beqen me shoke e te mos kete para per te kuruar keta njerez po me kryesorja qe QSUT te jete ne ate gjeendje te mjerueshme.

    Reply to this comment
  4. Arben September 14, 12:46

    JANE VJEDHJE E HAPUR, CFARE ESHTE KY

    DEFORMIM, VJEDHJE E HAPUR.

    VILMA NUSHI PO HAP RRJET FARMACISH

    NE TE GJITHE SHQIPERINE, DO TA MARRE

    TE PAPREKUR FONDIN E RIMBURSIMIT

    PREJ 100 MILION EURO NE VIT.

    EDHE NJEHERE SHOKET E PARTISE.

    NA RRINI, NA RRIPNI, NA VIDHNI, NA QINI, NA

    SHKERDHENI,

    VETEM ME NJERI TJETRIN MOS U ZINI.

    Reply to this comment
  5. USA September 14, 12:54

    Me mjekesine ne Shqiperi ka shume vite qe kemi sjellje kriminale por tani arriti kulmin. Kemi sherbim shendetesor bastard dhe keshtu si erdhi puna propozoj qe vilma nushi te behet ministre shendetesie me gjithe ortakun peposh qe eshte perfaqesusi saliut ne kompanine e Vilma’s Une jam dakord qe SPAK ti marre ne hetim vilma etc.

    Reply to this comment
  6. Paris September 15, 04:06

    Mos u ankoni njerez!
    Rama do ta vjedhe Shqiperine deri sa ne PS te shplajne trute dhe t’i japin fshesen ketij hajduti!
    Deri atehere suksese ne jete!
    Po mundet coni nga nje tufe lule tek xhaxhi se vetem ai mendonte per fukarenjte!
    Tani fukarenjte dusn te merret me ata UJKU Rama!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*