Për koncesionet e naftës

November 20, 2019 14:21

Për koncesionet e naftës

Nga Ahmet Ҫollaku

 

“Bazuar tek auditi ndërkombëtar, ne do të marrim edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka kompania me kontratën, me shtetin dhe me qytetarët shqiptarë. Për çdo problematikë që do të rezultojë si një problem mes kompanisë dhe shtetit, kompania do të vihet përpara përgjegjësisë, njësoj siç vihet përpara përgjegjësisë në SHBA, Kanada, Francë, Gjermani apo kudo qoftë. Nuk kemi luksin që të mbyllim sytë apo që të humbasim, qoftë edhe një litër naftë nga kjo pasuri që nuk na e kanë dhënë të huajt dhe nuk mund të na e marrin të huajt e të na e zhvasin si t’u teket atyre… Nuk do të ketë më kompani fantazmë, as kompani që vijnë në Shqipëri dhe të gjejnë kushëririn e duhur për të hapur burime ku të munden dhe për të marrë sa të munden nga nafta e shqiptarëve, por nën qeverinë tonë, çdo kontratë e re, jo vetëm do të jetë e standardeve ndërkombëtare, por do të bëhet vetëm me emra të mëdhenj dhe të panjollosur botërisht” – Edi Rama

 

Nafta shqiptare që startoi në 1918 u bë metropol ekonomik kryesisht në kohën e monizmit me zbulimin e 12 vendburimeve të naftës dhe gazit.

Për 80 vite u shpuan 484 puse për nxjerrjen e naftës bruto dhe 332 puse prodhimi.

Tani nuk dihet më sa fuçi mbushen dhe zbrazen, sa puse janë aktiv sepse shifrat e naftës sonë censurohen, ndërkohë që qeveria shqiptare ndryshe thotë, ndryshe vepron.

Le të kapercejmë përtej Shqiperisë, të shohim ngjitjen e naftës botërore, që nisi startin nga  pusi i parë i shpuar  në thellësinë 69 këmbë (21m) nga koloneli amerikan Drake në vitin 1859 në Titusvile të Pennsilvanisë.

Atë vit prodhimi i naftës në botë  ishte vetëm 907 ton kurse në vitin 1964 ishte 1.412.257.750 ton.

Po sot?  Shifra është marramendeshe. Zbulimi dhe prodhimi i kësaj lënde magjike bëri që  ekonomia botërore të marrë një zhvillim shumë të shpejtë, të pa parë më parë. Nafta ndau kohët, epokat, vuri kufi dhe ndryshoi gjithçka.

Harta e koncesioneve të naftës para çlirimit

Për naftën tonë historianët përmendin së pari Selenicën. Ne, të kohës moderne shtojmë fenomenin Cakran, që  nuk ishte në siperfaqe por në thellësi dhe që ndodhet jo shumë larg Selenicës.

Cakrani ndriçoi Shqipërinë magjishëm për disa vite dhe  dogji  një energji kolosale dhjetëra miliardë dollarë me llogaritë e sotme. Cakrani tregoi se specialistët vendas, gjeologë, shpuesa dhe teknologë dinin të punonin dhe se Shqiperia është e pasur me naftë.

Sera e Selenices me atë naftë të oksiduar që vetëtin magjishëm është muzeu i Shqipërisë, muzeu i arit të zi. Por po të shkoni sot në Selenicë, do të trembeni, do të shikoni një fushë lufte. Minierat e xeherorëve tani janë objekte arkeologjike. Pyesni Moikomin i cili nuk le pa lexuar fosile me heroglife.

Për fat të mirë a të keq, Zoti i ka dhuruar shumë këtij vëndi. Të huaj nga të gjithë anët, disa prej tyre aventurierë të zakonshëm, të tjerët me frak dhe dorashka të buta, janë afruar në çdo kohë për pasuritë e saj mbi dhe nën tokë.

Por të gjithë e dimë mirë se, në çdo të keqe shqiptare  ka dorë vetë shqiptari.

Në vitin 1925  mbreti dha me konçesion gati gjithë Shqiperinë. Italianët pronësuan kërkimet e naftës. Nga viti 1926 deri në vitin 1944, metrazhi  i shpimit ishte 697 000 m, kurse ai i prodhimit të  naftës 946 484 ton.

Profesori polak Stanislav Zuber, i cili zë vend të ndritshëm në Enciklopedinë e naftës shqiptare, u aktivizua në shoqërinë italiane AIPA dhe  zbuloi vendburimin e Kuçovës, ku fuçia e parë u mbush që në vitin 1927.

Në prag të çlirimit, në vitin 1943, nga ky vendburim u prodhuan 200 000 ton/naftë. Ky ishte vajguri shqiptar, dhurata e Zotit me të cilin u ndezën llampat e kulturës moderne.  Këto ishin çisternat e para.

Nga vitet 1950 e këtej prodhimi i naftës u rrit së tepërmi. Deri në 1970-1975 u zbuluan nga vetë shqiptarët shumë vendburime nafte. Nafta ishte arsenali luftarak i sistemit monist. Nafta ishte një shtet brenda Shqiperisë.

Më pas  perbindshat shqiptarë, me emra demokratë e socialistë, shkatërruan gjithçka që kishte të bënte me naftën, mbi të gjitha shkatërruan moralin e punës dhe ekonominë tone. Pse? Sepse vetëm kështu mund të vidhej pasuria e popullit.

Tani jemi një vend ku të pasurit vjedhin të varfërit, dhe të varfërit njëri-tjetrin.

Përsëris, asnjë katastrofë natyrore, luftë apo pushtim nuk e  ka shkatërruar me shumë këtë vënd se aksionet tona, të vetë ne shqiptarëve, veçanërisht marrëveshjet e fshehta qeveritare për të instaluar koncesione mafioze brenda Shqiperisë.

Shqiperia është kryqezuar tashmë dhjetëra herë. Po kush do tia shkulë ato gozhdë nga trup? Askush! Nuk ka më patriotë, këta që kanë ngelur janë ca banditë “elitarë” kurse pesë  a gjashtë specialistë nafte, demokratë-socialistë, me moshë të përziera,  thonë se konçesionet e naftës duheshin të bëheshin pa tjetër se  kështu e do bota dhe se ne nuk mund të delnim kunder botës. Bota…

Askush nuk ngjitet dot mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh, thotë një fjalë e urtë.

Shqiptarët, do të çmendeshin sikur ta dinin sa ka humbur Shqiperia nga vjedhjet e pasurive natyrore.

Konçesionet 99 vjeçare të naftës janë të paimagjinueshme. Tani të huajit e kanë më të lehtë të  na mashtojnë, sepse shqiptarët e kanë mëndjen për të ikur jashtë, duke ua lehtësuar punët e liga edhe të huajve edhe atyre që qeverisin.

Brezi i ri në Shqipëri i rritur në këtë periudhë kaosi dhe imoraliteti, nuk ka ndjenja patriotike. Shteti u ka hequr shpresat për të ardhmen, ata duan vetëm të ikin nga Shqipëria. Ky vend shumë i bukur u bë vit pas viti qellimisht i pamundur për të jetuar. Shqipëria po  zbrazet pa e vënë fare në diskutim si administrohen pasuritë natyrore tonat dhe pa u krahasuar kurrë me vende afër apo larg nesh.

Askush nuk pyet as sa u takon dhe pse u takon nga pasuria kombëtare. Për këtë inventar dhe këto statistika nuk shkruhet asgjë.

Por jo vetëm brezi i ri. Ish-kolegët e mi të naftës krekosen në Facebook për politikë, për gjuhësi, për art, por jo për naftën. Të gjithë kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse janë me “cene dedektivësh komunistë”, druhen se “po të  flasin”, dikush aty afër “do t’u nxjerrë ndonjë sekret”.

E vërteta është që kemi rezerva të konsiderushme nafte dhe gazi, konsiderohemi një nga shtetet me rezerva të mëdha nafte për frymë në Evropë. Pra, një pasuri e madhe për një shtet të vogël siç është Shqipëria.

Nafta është motorri i botës se fuqizon ekonomitë dhe kërkesat janë vazhdimisht në rritje. Vetëm gjatë 6 viteve të fundit, kërkesa globale të naftës në ditë janë rritur me 10,14% ndërkohë që  prodhimi global i naftës vazhdon të mbetet prapa kërkesës. Tregjet e naftës dhe gazit janë fuqimisht në ngjitje.

Po ne, çfarë po bëjmë ne? Ku janë njerëzit që mendojnë? Në fakt, një budalla që ecën, është më efikas se dhjetë intelektualë që rrinë.

Mbas vitit 1990, me rënien e komunizmit, pothuajse pjesa më e madhe e territorit shqiptar, iu dha me konçesion kompanive të huaja.

Po Shqipëria? Po shqiptarët? U mbyll Instituti i Naftës dhe Gazit, u ndërpre aktiviteti prodhues, pranë dyerve të istitucioneve të naftes, u punësuan partiakë me armë në dorë. Nuk u dëgjua më mendimi shkencor. Shumë specialistë të talentuar u larguan jashtë vendit.

A keni dëgjuar ndonjë herë të diskutojë Parlamenti shqiptar për naftën? Shikoni hartën e linçesimit, Shqiperia është bërë copa-copa.

Po në media? Nëpër studio TV-ësh, llomotisin politikanë, analistë, deputetë, gazetarë, por çfarë cektësie! Asnjë debat mbi pasuritë kombëtare, mënyrën si po menaxhohen ato, kush i menaxhon, etj etj.

Është ekonomia, pastaj të tjerat. Është ekonomia dhe jo politika, që nuk prodhon asgjë, veçse kënaq militantët naivë në kafenetë, apo pijetoret e vendit. Frikëson më shumë një ushtri prej 100 delesh që u prin një luan, se sa një ushtri prej 100 luanësh që u prin një dele, thotë filozofia.

Kështu vazhdon robërimi modern i Shqiperisë, për mua, më shkatërrues se ai i Turqisë.

Qeveritarët turistë të një populli emigrantësh vijojnë të firmosin koncesione.

Ata krekosen ekraneve. Me siguri kanë shumë para në banka, kanë siguruar nipër dhe mbesa. Kurse populli që kanë robëruar ikën e ikën. Të ikurit dikur do mbeten pa atdhe. Emigranti që lind në një vend dhe mplaket në një vend tjetër, kur del në pension është i huaj për të dy vendet.

I neveris këto konflikte të shpifura të pafundme për pushtet, jam skeptik për këtë vetingun pa peshq, por më shumë më shqetëson nafta. Kanuni i naftës shqiptare tashmë është në sirtare të huaja. Shqipërinë on shore dhe off shore, nuk ka  asnjë Strasbourg që ta mbrojë.

Do të kishte mjaftuar vetëm pseudo-privatizimi i Albpetrolit për të ndërmarrë një nismë të plotë hetimi dhe gjykimi dhe për të parë pas hekurave ata që morën pjesë në këtë mashtrim të madh të popullit shqiptar. Ata që e projektuan nga ana e qeverisë atë privatizim, ata që përmes atij privatizimi në emër të pushtetit si sekserë tentuan të përfitojnë, ata që mashtruan popullin dhe shtetin shqiptar me një ofertë fiktive, ata që e garantuan ekzistencën e asaj oferte….

“Ne mbrenda 300 ditësh  do të realizojmë një ekspertizë të plotë në nivel qendror, të gjithanshme, ekonomike, financiare, ligjore, administrative, për të gjithë sektorin e naftës, nga një grup ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë. Do të kontrollojmë me rigorozitet se si janë zbatuar të gjitha kontratat e hidrokarbureve, si janë dhënë lejet për zhvillim-kërkim dhe si janë marrë licencat dhe do të zhbëjmë çdo praktikë që gjendet jashtë kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë” – premtoi Rama…

Kaluan 300 dhe shumë më tepër ditë. Vijoi i njëjti teatër i hipokrizisë, që përsëritet e përsëritet pa fund prej 30 vjetësh.

Po e hanë Shqiperinë. Këtë e dine të gjithë, po asnjërit nuk ia mban ta shkrepë.

 

*****

Botuar në rubrikën “Letër Kryeredaktorit”. Autori është ish-naftëtar

 

 

 

 

 

November 20, 2019 14:21
Komento

13 Komente

  1. Sebstjani November 20, 01:28

    Je me të vërtet i pa imagjinuar një intelektual tepër i lartë shpresoj që kte shkrim real ka mundësin ta lexoj ndonjë në qeveri dhe tu zoti të ruajt nga ujqërit që jan vërdall edhe ditën.përshendetje të sinqerta.

    Reply to this comment
    • Beni November 20, 14:58

      Kriminelet e prones shqiptare sali serb berisha fatos pijanec nano ilir hajdut meta edvin korrupsion frikacak rama lulush lgbt hollandezi duhen denuar me burgim te perjetshem per demin e madh ekonomik dhe social qe i kane shkaktuar shqiperise gjate ketyre 30 viteve.

      Reply to this comment
  2. Arben November 20, 08:06

    Lidhja e shqipetareve me Osmanet gjeja me e bukur qe kane bere ndonjehere, o cope mishi me dy sy.

    Keto 100 e kusur vite me rusine dhe uropen, shif e shkruaj.

    Reply to this comment
  3. intelektuali November 20, 10:37

    Nje shkrim i bukur realist me pozite te larte qe duhet pershendetur,

    por:

    LE TE MOS EKZAGJEROJME SITUATEN ME EMOCIONE ENVERISTE

    sepse:

    Shqypnia nuk eshte Arabia dhe as Gjiri Persik

    dhe:

    LIPE NACI QE NUK FIGURON NE KETE SHKRIM E VERTETOI ME JETEN E TIJ KETE TE VERTETE ABSOLUTE

    Dihet se sovjetiket, pas italianeve e hulumtuan mire nentoken shqyptare dhe e kuptuan se nafta jone kryesore ndodhej ne thellesi te medha qe kerkonte mjaft investime nga sovjetiket e Hurushcovit ne nje kohe qe Enveri i kishte treguar gishtin e mesit ne Moske ne 1960 per interesat e pushtetit te tij personal,

    prandaj:

    Pas prishjes me sovjetiket,

    SHARRA E NAFTES SHQYPTARE NGELI NE GOZHDE

    Atehere kush kujtohet nga brezi i vjeter dolen entusiazte me shkolle sovjetike si Lipe Naci me nje Lukuni llapaqenesh servile pushteti nga pas qe e binden Enverin se Perandoria e tij si “Ciflig Socialist” i vetem ne Bote qe mbronte Marksizem-Leninizmin kishte nje “Det prej Nafte” nen toke dhe se Shqypnia Staliniste lundronte si nje Anije Bolshevike mi kete Det te Floririt te Zi dhe ja arriten ta mashtronin Enver Injorantin, Alifmatrakun pa shkolle dhe pa arsim qe ishte sa per sy e faqe ateist i perbetuar, por qe besonte shume tek CUDIA e Zotit.

    CFARE NDODHI ME TEJ?

    Te gjithe e dime denimi i grupit te sabotatoreve ne nafte me Lipe Nacin ne krye dhe shume mashtruesve te tjere ne poste te larta te Diktatures si sekretari i Partise se Fierit, Pirro Gusho, nuk coi ne ndryshime te situates tragjike ne kete sektor te rendesishem te ekonomise dhe se miti apo shprehja se “ku hidhte kapelën Enver Hoxha, shpohej një pus nafte” rezultoi nje barcalete krejt e pavertete. Pas likuidimit te “grupit te sabotatoreve ne nafte” pas shperrthimit te gazit nga nje pus ne Divjake u hodh mashtrimi tjeter se nentoka shqyptare ishte si nje:

    REZERVUAR KOLOSAL ME GAZ NATYROR

    Enveri perseri e “hengri sapunin per djathe” dhe urdheroi transforimin e fabrikave konsumtarore te mazutit dhe solarit me gaz natyror, por sa u bene hulumtimet dhe u pergatiten projektet gazi i Divjakes shteroi Dimri i Vetmise se Madhe u rikthye me nje force te re te papare. Megjithate shkrimi sot ne gazeten e nerume DITA ka vlera te larta per situaten aktuale pas viteve 90-te,

    sepse:

    HAJNIA PUSHTETARE NE NAFTE I KALOI KUFIJTE E IMAGJINATES SE ENVERIT

    E filloi Sali Berisha me Rezart Tacin, nje debil makut pa shkolle qe nga kamarier u be brenda nates milioner me lidhjet qe kishte me familjen Berisha dhe rezultatet fatale tragjike ne kete sektor nuk vonuan, te gjithe e dime dhe nuk eshte as vendi dhe as koha per t’i permendur, por”

    CFARE NDODHI ME TEJ?

    Ja cfare tregon DW ne nje emision te pocacem:

    “…Kompania Armo, që prej privatizimit të saj në vitin 2008 ka ndërruar disa menaxherë e pronarë, të cilët sipas shifrave kanë arritur të shesin dhe të arkëtojnë të ardhura, por kanë krijuar vetëm borxhe, ndaj shtetit dhe palëve të treta. Sipas të dhënave të deritanishme, të mbledhura nga burime të ndryshme, borxhet aktuale të ARMO-s të grumbulluara në 10 vite nga menaxherë rë ndryshëm, i kalojnë 700 milionë dollarë. Gazetari i DW është shprehur se skandali bëhet edhe më i madh në ARMO kur kryeministri përfshihet në menaxhimin e rafinerisë. Sipas DW qeveria Rama pas falimentimit bëri rolin e menaxherit në ARMO, çka tregon se direkt apo indirekt ajo është palë në vjedhjen e ARMO-s. Gazetari i DW me tej vazhdon: “Bëhet akoma më skandal ku zoti Rama thotë, ne kishim një të vdekur që do ta ngjallnim. C’punë ka qeveria me një kompani private? Detyrim ndaj naftëtarëve nuk është që ti vete shpëton Kompaninë e falimentuar nga Hajnia pushtetare. Qeveria mori përsipër diçka që nuk i takon fare, që tregon të paktën që qeveria Rama direkt apo indirekt ka qenë palë në këtë Hajni…”

    qe:

    Me fjale te tjera ne gjuhe popullore do te thote se:

    EDI RAMA I “BERI NAFTEN” NAFTES SHQYPTARE

    dhe:

    Leshoi pa frena dhe pa dogane Kompanine “Bankers Petroleum” te ambasadorit sekser te panerum Lu per te vjedhur Arin e Zi shqyptar nga thellesite e nentokes sone duke ja nxirre jeten banoreve te Zharrezes,

    PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ PERSONAL

    njashtu:

    Si Enver Hoxha para tij.

    Reply to this comment
  4. Baci November 20, 17:41

    Politikanet e ketyre 30 viteve, qeveritaret aktuale si dhe kryesite partiake me forumet rinore perkatese…
    Duhen vrare pa dallim nga populli dhe pa pike meshire.
    Me mire te vdesin ata, se sa nje popull i tere shqiptar te vdesi ne vuajte dhe agoni te gjate si nje i semure me kancer.
    Vdekje anti-shqiptareve!

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 20, 17:57

    Disa te forta nga shkrimi, disa te verteta te hidhura:
    “Për fat të mirë a të keq, Zoti i ka dhuruar shumë këtij vëndi. Të huaj nga të gjithë anët, disa prej tyre aventurierë të zakonshëm, të tjerët me frak dhe dorashka të buta, janë afruar në çdo kohë për pasuritë e saj mbi dhe nën tokë.
    Por të gjithë e dimë mirë se, në çdo të keqe shqiptare ka dorë vetë shqiptari.Nga vitet 1950 e këtej prodhimi i naftës u rrit së tepërmi.
    Deri në 1970-1975 u zbuluan nga vetë shqiptarët shumë vendburime nafte. Nafta ishte arsenali luftarak i sistemit monist. Nafta ishte një shtet brenda Shqiperisë.
    Më pas perbindshat shqiptarë, me emra demokratë e socialistë, shkatërruan gjithçka që kishte të bënte me naftën, mbi të gjitha shkatërruan moralin e punës dhe ekonominë tone. Pse? Sepse vetëm kështu mund të vidhej pasuria e popullit.
    Tani jemi një vend ku të pasurit vjedhin të varfërit, dhe të varfërit njëri-tjetrin.
    Përsëris, asnjë katastrofë natyrore, luftë apo pushtim nuk e ka shkatërruar me shumë këtë vënd se aksionet tona, të vetë ne shqiptarëve, veçanërisht marrëveshjet e fshehta qeveritare për të instaluar koncesione mafioze brenda Shqiperisë.
    Shqiperia është kryqezuar tashmë dhjetëra herë. Po kush do tia shkulë ato gozhdë nga trup? Askush! Nuk ka më patriotë, këta që kanë ngelur janë ca banditë “elitarë” kurse pesë a gjashtë specialistë nafte, demokratë-socialistë, me moshë të përziera, thonë se konçesionet e naftës duheshin të bëheshin pa tjetër se kështu e do bota dhe se ne nuk mund të delnim kunder botës. Bota…
    Askush nuk ngjitet dot mbi kurrizin tënd, nëse ti nuk përkulesh, thotë një fjalë e urtë.
    Shqiptarët, do të çmendeshin sikur ta dinin sa ka humbur Shqiperia nga vjedhjet e pasurive natyrore.
    Konçesionet 99 vjeçare të naftës janë të paimagjinueshme. Tani të huajit e kanë më të lehtë të na mashtojnë, sepse shqiptarët e kanë mëndjen për të ikur jashtë, duke ua lehtësuar punët e liga edhe të huajve edhe atyre që qeverisin.
    Brezi i ri në Shqipëri i rritur në këtë periudhë kaosi dhe imoraliteti, nuk ka ndjenja patriotike.
    Qeveritarët turistë të një populli emigrantësh vijojnë të firmosin koncesione.”
    Tmerrsisht e hidhur kur i lexon!

    Reply to this comment
  6. Shefqet Cela November 20, 18:51

    Më habiti pa masë inteligjenca dhe guximi për ti thënë gjërat troç.
    Jam i surprizuar nga aftësia dhe mënyra e të shkruarit me taban popullor.
    Ao foli për dele dhe luanë. Unë do të shprehesha: MË MIRË NJË AHMET ÇOLLAKU
    Ish naftëtar, se një qind politikanëqë zhgërryhen kafaneve, televizioneve, PARLAMENTIT, hoteleve me pesë yje dhe nëgjirize të tjera.
    Më mirë një AHMET ÇOLLAKU SE KOPEJA E INJORANTËVE, ME DIPLOMË TË BLERË APO TË VJEDHUR; QË RRINË NE AKADEMINË E SHKENCAVE.

    Reply to this comment
  7. Nje shqiptar November 20, 20:24

    Rreshtat e me siperme paraqesin me qartesi grabitjen ne sektorin e naftes qe i eshte bere dhe po i behet popullit dhe vendit tone. Eshte pikerisht kjo grabitje qe po behet ne shume sektore te tjere qe po e largon rinine nga vendi pasi nuk shikon te ardhme ne nje vend qe po grabitet. Shkrimi eshte i pershkruar nga nje ndjenje patriotike se bashku me ulurimen qe ta degjojne qeveritaret e Rilindjes qe premtuan se do ta mbrojne naften nga grabitja qe po i behet, ambjentin natyror qe po shkaterrohet, ajrin qe po ndotet, ujrat nentokesore qe po helmohen nga eksplozionet dhe pompimi i solucioneve per nxjerrjen e naftes me metodat shale-oil. Cila kontrate e bere nga Qeveritaret tane lejon te perdoren keto metoda per nxjerrjen e naftes qe helmojne territorin tone te vogel dhe ujrat nentokesore?

    Reply to this comment
  8. Leone-53 November 24, 18:23

    Edhe nje “ze” qe kane naftetaret (eshte fjala per Armata e Naftetarve ne facebook) nuk mund ta shprehin si duhet “DUFIN” e tyre me shkrime sepse zotrinjte qe “e gestisin” nuk te lejojne te drejten e fjales pa “filtra” e keshtu ai smund te quhet 100% i joni. Eshte kjo dhe nje arsye (ndoshta) qe shume ish naftetare nuk jane ne ate faqe gje qe eshte ne sherbim te atyre qe e kane sjelle e po e çojne me keq gjendjen. E kam pare per “here te pare” kete diell duke me “perflakur” flaka e 542-shit, pra puro naftetar por kur u futa ne ate faqe (facebook) nuk durova çensuren dhe dola. Shkurt edhe çensurimi i fjales se lire ka pjesen e saj ne gjendjen qe jemi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim