Në 2018, koncesionet, 12% të buxhetit të shëndetësisë. Rriten këtë vit

October 4, 2019 08:15

Në 2018, koncesionet, 12% të buxhetit të shëndetësisë. Rriten këtë vit

Koncesionet në sektorin e shëndetësisë, të përfaqësuara nga kontratat të lidhura ndërmjet qeverisë dhe privatëve për ofrimin e disa shërbimeve po gllabërojnë me shpejtësi fondet buxhetore te dedikuara për shëndetësinë, duke lënë të pashpresë për rritje pagash dhe përmirësim shërbimesh mijëra punonjës, mjekë dhe infermiere në sektorin publik.

Sipas të dhënave  zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore gjatë vitit të kaluar pagesat për tre koncesione me partneritet publik- privat (PPP) dhe paketat spitalore që janë para të paguara ndaj spitaleve private për paketat shëndetësore zunë 12.4 për qind të totalit të shpenzimeve në shëndetësi.

Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë arritën vitin e kaluar rreth 41 miliardë lekë, por mbi 5 miliardë shkuan për pagesat e koncesioneve.

Këto pagesa gjatë këtij viti do të rriten edhe më tej për shkak se, ka hyrë në fuqi kontrata koncesionare e shërbimit laboratorik, e cila pritet të kushtojë rreth 900 milionë lekë në vit.

Pagesat më të mëdha shkuan për pagesat e koncesionit të sterilizimit. Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Më pas pagesat më të larta shkuan për paketat shëndetësore 1,3 miliardë lekë.  Kjo shumë është paguar ndaj spitaleve private në bazë të disa kontratave për ofrimin e shërbimeve specifike.

Në vitin 2018, shpenzimet për paketat spitalore në dhënës privat të shërbimit (spitalet jopublike) u konstatuan mbi planin në masën 101.5%, ose 20 milionë lekë më shumë.

Koncesioni i checkup u financua me 876 milionë lekë, shumë kjo e barabartë me 2.1 për qind të shpenzimeve në shëndetësi.

Shpenzimet për koncesionin e dializës gjatë vitit të kaluar arritën në 736 milionë lekë ose 1.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme të sektorit.

j.l./ dita

October 4, 2019 08:15
Komento

3 Komente

  1. Mjeku October 4, 10:59

    Shendetesia e filloi tatepjeten me Nard Ndoken minister qe mbajti partine e tij PDK duke futur njerez ne pune neper spitale me tesera PDK. Me pas kete eksperience e zbatoi Petrit Vasili duke e kthyer Shendetesine ne rezervat te atyre qe merrnin teseren e LSI.
    Por goditjen perfundimtare Shendetesise ja dha ministri daum i Rilindjes Ilir Beqja qe me vetem 4 koncesione kapi shifren e gjysem miliard Euro. Shkurt pra, Shendetesia sot eshte vetem nje hambar punesimesh kuturu te militanteve pa kurrfare kriteri dhe e koncesioneve plus. Pra ajo qe akoma e quajne Shendetesi vetem e tille nuk eshte me. Fondet e investimeve shkojne per fonde pagash per te punesuarit pa asnje kriter pervec qenies anetare te partise Rames. Mjafton te shohesh administratat e ster-fryra neper spitale dhe shterpesine ne medikamente neper spitale te bindesh se Shendetesia eshte ne vdekje klinike.

    Reply to this comment
  2. Arben October 4, 13:41

    Ke ze halli, ose ka para e zgjidh spitale private, ose vdes.

    Rrofte shqiperia uropiane koncesioniste.

    Reply to this comment
  3. Arben October 4, 16:22

    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*