Koncesionet përpijnë fondin për rrugët, riskojnë projektet e nisura

November 15, 2019 09:00

Koncesionet përpijnë fondin për rrugët, riskojnë projektet e nisura

Qeveria e Shqipërisë në projektbuxhetin e vitit 2020 ka parashikuar të investojnë në infrastrukturën rrugore 4,7 miliardë lekë.

Ky është niveli më i ulët i dekadës për shkak se pjesa dërmuese e fondeve do të shkojnë për financimin e kontratave koncensionare si Rruga e Arbrit, Orikum -Dukat dhe incineratorët, ndërsa rrezikojnë të mbeten pa financime të mjaftueshme frontet e hapura të punëve në rrugën Kardhiq-Delvinë, Unazën e Re, BY PASS-in e Tepelenës dhe atë të Shkodrës.

Fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncesionare, të cilat vitin që vjen parashikohet të arrijnë në 5.1 miliardë lekë ose 50 për qind më të larta se pritshmëria e këtij viti.

Buxheti i rrugëve për koncesionet në vitin 2020 në gati në 77 për qind të tij do të shkojë për financimin e rrugës së Arbrit.

Duke marrë në konsiderate edhe fondin e koncesioneve gjithsej investimet në infrastrukturën rrugore për vitin 2020 nga fondet e brendshme arrijnë në 9.8 miliardë lekë.

Në vitin 2018 u investuan rreth 15 miliardë leke fonde buxhetore nga burimet të brendshme.

Duke analizuar burimet totale buxhetore të cilat vijnë me ulje në tersi vihet në dyshim realizimi i objektivit të qeverisë për përfundimin në kohë të projekteve dhe gjithashtu krijohen premisa për detyrime të prapambetura.

Sipas Ministrisë së Financave aktualisht janë rreth 6 miliardë lekë ose rreth 50 milionë euro detyrime të prapambetura për infrastrukturën rrugore, të cilat rrezikojnë të rriten me planifikimet jo realiste të vitit 2020.

Gjatë vitit që vjen në buxhet janë planifikuar vetëm 570 milionë lekë financime në të gjitha lotët e Unazës së re, as 20 për qind të vlerës së saj ndërkohë që qeveria ka ende borxhe të pashlyera për punimet që janë realizuar tashmë tek mbikalimi.

Ndërkohë që fondet janë devijuar për financimin e kontratave koncensionare edhe parashikimet për to duket se janë difektoze, pasi qeveria pret të kryhen të gjitha punimet deri në vitin 2021 në aksin Milot-Balldren, ndërkohë që është parashikuar zero financim vitin që vjen.

Koncesionet në rrugë pritet të krijojnë një kolaps në buxhet për shkak se nevojat për financimin e tyre por rriten nga viti, ndërsa burimet buxhetore për financimin e tyre janë të pamjaftueshme.

Tabelën e projekteve dhe alokimit të fondeve mund ta shihni duke klikuar KËTU:

 

j.l./ dita

November 15, 2019 09:00
Komento

5 Komente

  1. Arben November 15, 10:04

    ja sa te integrohemi ne europe

    Reply to this comment
  2. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi November 15, 10:42

    Koncesionet perpijne jo vetem buxhetin per rruget, por rrezikojne seriozisht si kurre me pare dhenien e rrogave dhe pensioneve. ‘Shqiperia qe duam’ eshte ne renie te lire ne greminen e kolapsit financiar. Qeveria Rama eshte qeveria me e pa afte dhe e deshtuar ne ekonomi qe nga qeveria Adil Carcanit ne fund te 1990.

    Reply to this comment
  3. besi November 15, 11:41

    qeveria Rama nuk eshte e paafte por e korruptuar kriminale dhe e papergjegjshme sepse nuk ka frike se brekushja mund te shkoje ndonje dite ne burg dhe ti sekuestrohen te gjitha qe ka vjedhur qe nga kulla e stadiumit deri tek shtepia pa letra ne surrel. Brekushja e ka shitur shpirtin tek ata qe kane marre koncensionet sepse ata ja kane mbushur kontot me miliona euro dhe tashme i vene kushte dmth ja kane kapur koqet fort dhe nuk e lene te levizi me. Po te vazhdoje ky i korruptuar te rrije ne pushtet atehere ekonomia shqiptare do te shkoje drejt nje kolapsi te tmerrshem. Fatkeqesia eshte se ne e kemi edhe opoziten po aq kriminale dhe te korruptuar sa keta qe jane ne pushtet tani. Zgjidhja : nje kryengritje popullore per te shporrur pa dallim bandat kriminale pd-ps-lsi e bashke me to edhe shushunjat e vogla partickat me vetem nje anetar qe gllaberojne dhe vjedhin parane publike Shqiperia ka nevoje urgjente per forca te reja politike dhe nje nga kerkesat e levizjes popullore te jete qe asnje politikan i deritanishem nuk mund te vazhdoje jeten politike gjate kesaj kohe duhet qe sistemi i drejtesise te ngrihet mbi baza profesioniste dhe i mbeshtetur nga te huajt prendryshe ky tranzicion kriminal do te vazhdoje edhe per shume kohe

    Reply to this comment
  4. D... November 15, 16:19

    “Riskojne..” tingellon me mire rrezikojne , apo jo…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*