Koncesionet, Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi qeverinë për modelin e gabuar

July 21, 2018 15:50

Koncesionet, Spahiu: BE në Bruksel kryqëzoi qeverinë për modelin e gabuar

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një status në Facebook shkruan se BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të koncesione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, dhe shton më tej se ky ligj prej dy vitesh “fle” në sirtarët e komisioneve parlamentare.

Postimi i Spahiut

Gjithmonë besojmë ose i referohemi më shumë se çfarë thonë të huajt për ne, se sa ato që thuhen prej nesh.

BE në Bruksel kryqëzoi Qeverinë për modelin e gabuar të konçensione dhe PPP-ve, fakt që opozita e ka denoncuar me kohë, madje LSI edhe në bashkëqeverisje ka pasur propozime konkrete për amendime në ligjin për konçensionet dhe PPP-t, ligj që prej dy vitesh “fle” në sirtaret e komisioneve parlamentare.

Ashtu si “eksperimenti” me reformën në drejtësi, dhe modeli i zgjedhur ekonomik është një zgjedhje e rrezikshme për ekonominë, me pasoja të rënda afatgjate.

Më e rënda është se kemi të bëjmë me diçka të qëllimshme dhe aspak nga padituria.

Qëllimi, përfitime maramëndese, dhe normal, edhe pasi “të largohemi”…

o.j/dita

July 21, 2018 15:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim