Koncesionet-tradhti ndaj popullit dhe varri i hapur i Shqipërisë!

Arben Duka February 5, 2016 10:30

Koncesionet-tradhti ndaj popullit dhe varri i hapur i Shqipërisë!

Sot ekonomia shqiptare,
është në kohën e saj më të vështirë,
ndaj koncesionet nuk janë,
absolutisht një lajm i mirë!

Koncesionet e Kohës së Zogut,
cilido njeri mund t’i justifikojë,
se në ato vite ne nuk kishim,
as teknologji dhe as përvojë!

Me koncesionet që sajohen sot,
nuk mund të mos jemi kaq kritikë,
kur ti dorëzon tek i huaji,
të gjithë sektorët më strategjikë!

Ekonomia e Shqipërisë,
as për njëqind vjet s’mund të ketë rritje,
se gati gjithë prodhimi kombëtar,
përfundon në një super grabitje!

Në krahasim me vitet Shtatëdhjetë,
është shumë më poshtë sot ekonomia,
se vetëm me naftën dhe kromin,
mbahej në këmbë gjithë Shqipëria!

Borgjezia e re e degjeneruar,
e ekspozon grabitjen-si mundësi të artë,
po buxheti më i keq i Kohës së Enverit,
ka qenë dyzet herë më i lartë!

Një ballafaqim i shpejtë zë për zë,
çdo propagande të sotme ja ul tonet,
por sot do themi se pse,
një varr i hapur janë koncesionet!

Grabitja e pamëshirshme e Shqipërisë,
nuk është një fenomen i mistershëm,
se të huajt-me shumë pak investim,
marrin një fitim të menjëhershëm!

Miliarda euro dalin jashtë Atdheut,
miliarda dalin pa bujë e pa zhurmë,
dhe në buxhetin tonë të pjerdhur të shtetit,
mund të mbetet ndonjë minigjurmë!

Rrugën e tyre e hapi Saliu,
por tani janë bërë një fiksim i Ramës,
një drejtor kanadez tek nafta jonë,
merr rrogë dyfishin e rrogës së Obamës!

Në Shqipërinë tonë të vjedhur barbarisht,
si mund të rriten rrogat dhe pensionet,
kur miliardat e pasurisë kombëtare,
i përpijnë pa turp koncesionet!

Grabitësit ndërkombëtarë,
nuk erdhën kot më kot në Shqipëri,
është e sigurt-çdo koncesionar,
ka një ortak të madh në qeveri!

Është fakt-këtu koncesionet,
e kanë ulur gjysmë për gjysmë punësimin,
punojnë vazhdimisht me dy bilance,
dhe kurrë nuk e tregojnë fitimin!

Kjo është maskarada e qeverisë,
një super tradhti e pamenduar,
se të gjithë çelësat e Shqipërisë,
tek gjithfarë të huajsh i kanë dorëzuar!

Qeveria sot është një formalitet,
nuk ka asnjë rol në zhvillimin e ekonomisë,
koncesionet kanë vrarë gjithë të ardhmen,
dhe janë varr’ i hapur i Shqipërisë!

Një njeri me formim mesatar e kupton,
që sot ne jemi thjeshtë një koloni,
ndaj tha Topalli-që me koncesion,
do të jepet dhe kjo qeveri!

Mjeshtrat e koncesionit e vjelin,
që pa filluar fitimin e vet,
pastaj të huajt vendin tonë e vjedhin,
pa pushuar gjer në njëqind vjet!

Tani jemi shumë të vjedhur e të lodhur,
dhe s’bëjmë dot as revolucionet,
hataja më e madhe që vendit i ka ndodhur,
janë pa asnjë dyshim koncesionet!

Arben Duka February 5, 2016 10:30
Komento

7 Komente

  1. Pellumb Zaimi February 5, 12:45

    Drejt e ke Arben Lunxheria per faren tradhetare kocensionare qeveritare shqiptare por ju lutem bejuni nje thirrje per te dhene edhe grate e tyre me koncension ? S’besoj se nuk do ta degjojne thirrjen tuaj ? Nderime o shpata e fjales se guximshme kunder tradhetise!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi February 5, 12:48

      Drejt e ke Arben Lunxheria per faren tradhetare kocensionare qeveritare shqiptare por ju lutem bejuni nje thirrje per te dhene edhe grate e tyre me koncension ? S’besoj se nuk do ta degjojne thirrjen tuaj ? Nderime o shpata e fjales se guximshme kunder tradhetise!

      Reply to this comment
  2. katarakti February 5, 13:03

    Nuk ke çfare te shtosh dhe te heqesh. Autori e ka vene gishtin ne plagen me te madhe te Shqiperise. Ne kancerin e saj qe nuk e le te ngrihet nga vendi dhe te perparoje. Nuk e pati kot Enver Hoxha qe ndalonte borxhet dhe kredite e huaja. Por sot keto quhen “investime”. Investime per te te grabitur deri edhe gjakun e brezave te ardhshem. Te huajt jane dobiça. Siç thote edhe Duka ata punojne me dy lloje bilancesh dhe na dalin keshtu gjithmone me “humbje”. Dhe ne arken e shtetit asnje lek. Si ka mundesi qe nje qeveri, ose nje parlament,i zgjedhur vetem per 4 vjet, te fale apo te lejoje shfrytezimin per gjithmone ose per dhjetra vjet te pasurive kombetare te nje vendi?! Kjo ngjan ne Afrike dhe ne vendet e tjera te prapambetura. Qe nuk mund te ngrejne me koke kurre tani. Ata politikane, qeveritare apo deputete , qe kane firmosur apo aprovuar shitjen apo dhenien me qira te pasurive kombetare, duhet te gjykohen dhe denohen per tradhti te larte ndaj Atdheut dhe popullit. E di qe po flas kot, se eshte borgjezia nderkombetare, qe i ka krijuar keto ligje dhe mundesi. Prandaj edhe beri gjithe ate lufte kunder komunizmit. Jo se i digjte barku per popujt e atyre vendeve. Sot edhe Enveri sikur te ngrihet nga varri nuk ka çfare te beje. Sepse Rendi i Ri Boteror eshte forcuar kaq shume sa askush nuk i del dot me perballe. Te gjitha katrahuarat qe ngjasin sot jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne bote, jane projektuar pikerisht nga drejtuesit e Rendit te Ri Boteror.

    Reply to this comment
  3. BLACK SWAN February 5, 20:02

    Qiviria jote e rrrrrrrrrrrrilindur ,nuk ka dorezur asgje te te huajt .I ka vete .I ka ne xhepat e saj !!!
    Pas ca emrash fazulle , ca njerzve qe ngrysen me nje mejhane qebaptoresh dhe ne mengjes ngrihen me tenderin e dializes …..pyet Beqen se e di me mire …
    e di dhe ti ….
    po nuk ke si rrotullon gjuhen per “reaksionarin e jashtem”
    por fatkeqesia e ketij populli ,keni qene historikisht ju te brendeshmit ,varrin juve ja keni ber gjithmone
    njeher ne luften clirimtare kur pushtuat shqiptarin dhe tani te rrrrrrrilindur
    ne themi cdo fis e ka ndonje pis ,po ju qenkeni qelbesira fund e krye !

    Reply to this comment
  4. kris 1 February 6, 00:55

    Koncensionet bejne te pasur Zenin dhe Zahon.E ka thene horri i rilindjes se me cdo kosto do te bejmte shtet per femijet tane

    Reply to this comment
  5. labivlore February 6, 00:59

    Sali-El Berisha e shiti Shqiperine 1€ ky palla Po e jep me konçesion .kete meritojme ne mire te na behet. pjella me e keqe e gjithe ekzistences sone, jane keta .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*