Laboratorët; shpallet fituesi dhe lidhet kontrata për një tjetër koncesion

February 2, 2019 15:33

Laboratorët; shpallet fituesi dhe lidhet kontrata për një tjetër koncesion

Ndonëse u protestua dhe u kundërshtua fort që prej 4 vitesh për dhënien me koncesion e 18 laboratorëve të spitaleve publike në vend, nuk jepet asnjë informacion se çfarë ndodhi me të.

Bëhet fjalë për 800 milionë lekë të reja kosto financiare e përllogaritur për këtë koncesion që do të jepet për një periudhe kohore prej 10 vjetësh.

Kjo do te rriste edhe gamen e analizave që bëhen në shërbimin laboratorik publik nga 96 që bëhen aktualisht në 160 lloje analizash. Top channel ka mësuar se është shpallur fituesi dhe është lidhur kontrata për këtë koncesion ndërkohë që ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka si përgjigje zyrtare “No Coment”

Historia e dhënies me koncesion të shërbimit laboratorik nisi që në vitin 2015 kur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe IFC nisën një studim fizibiliteti se si mund të jepej me PPP edhe ky shërbim.

Mjekë dhe laborantë që punojnë në spitalet publike e kundërshtuan pasi e konsideronin si një akt të rrezikshëm me pasoja afatgjata ne sistemin laboratorik publik.

Po kështu ata argumentonin se dhënia me koncesion do të kishte impakt negativ në cilësinë transparencën dhe besueshmerinë e pacientit ndaj shërbimit dhe koncesioni do të nxiste mjekët për të kërkuar edhe analiza të panevojshme me qëllim rritjen e fitimeve.

Por edhe pas protestave dhe debateve dhënia me koncesion u miratua dhe u lidh kontrata me fituesin që në vitin 2017. Qe prej dy vitesh ky koncesion nuk dihet pse mbahet peng kur në fakt janë kryer të gjitha procedurat nga Ministria e Shëndetësisë si dhe është lidhur kontrata me fituesin.

Po kështu nuk dihet perse Ministria e Shëndetësisë mban të fshehtë dhe s’jep asnjë info në lidhje me këtë Partneritet Publik Privat.

o.j/dita

February 2, 2019 15:33
Komento

6 Komente

  1. PD + PS + LSI = BANDA HAJDUTÈSH dhe KRIMINELÈSH February 2, 15:38

    HAJDUTË KUSARÈ BANDITÈ KRIMINELÈ tè ShkèrLlatoKracisè , do ta Paguani si mos KEQ! Njerèz tè Degjeneruar qè pèr 5 LEK QYL shisni Motrat Gratè dhe Vajzat tuaja ! ZOTI ju Pèrvèloftè ishalla atje ku ju DHEMB mè shumè!! HAJDUTÈ HAJDUTÈ HAJDUTÈ !

    Reply to this comment
  2. Kuq e Zi February 2, 16:02

    Katastrofe, 800 milion qeveria mund te kishte blere aparatura dhe trajnuar personel, mund te kishte bere shume gjera. Dhe gamen e analizave do ta kishte rritur
    A ka shqiptar normal ta pranoje kete maskarallek shtazarak? Njerez, dilni ne rruge

    Reply to this comment
  3. Altini February 2, 16:37

    Nese do rritet numri i analizave, do jene te certifikuara atehere shume mire. Rendesi ka te jete falas per pacientin dhe mos ti nisin mjeket e spitaleve shteterore pacientet ne laboratoret e vet privat.

    Reply to this comment
    • mirel February 2, 17:35

      ou cfare mendimi gjenial, nese numri i analizave rritet nga spitali publik dhe jo privat si po e kalon Ramuti, atehere ku do ishte e keqa? Sipas teje eshte publiku qe ve pagesat, ndersa privati do e mbaj falas.

      Reply to this comment
  4. ka per te te tere February 2, 16:38

    Me tre P (pidhat), i droguari Ed e shiti edhe ate pjese te shqiperise qe i kishte lene kriminmeli Sali Kar-axhic.
    Taksapaguesit shqiptar e kane me PPP e kane brenda per 30 vjet, parja shkon tek parja, politikane te pangopur….popull qe i shikon duart e hajduteve ne xhepat e tij dhe nuk i merr zvarre keta politikane vrases.

    Reply to this comment
  5. info analitike February 2, 19:29

    Ne vend qe te investohet qe keto laboratore te kryhen ne strukturat universitare-spitalore publike duke i krijuar mundesine universiteteve qe te gjenerojne te ardhura, studenteve qe te mesojne konkretisht e pacienteve qe te mos paguajne kosto te kripura, keta vazhdojne avazin e grabitqareve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim