Koncesioni i ri dhe një fushatë publicitare

February 10, 2016 12:34

Koncesioni i ri dhe një fushatë publicitare

Një pjesë e fondit të Bankës Botërore do të përdoret nga Ministria e Shëndetësisë për konsulencë. Fondi është pjesë e projektit për përmirësimin e sektorit të Shëndetësisë (HSIP). Për këtë arsye, me koncesion pritet të jepet edhe shërbimet laboratorike publike në Shqipëri, ose siç quhet në versionin zyrtar partneriteti publik-privat.

Ministria e Shëndetësisë ka depozituar një kërkesë pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike më 3 shkurt një kërkesë për shprehje interesi për një “Fushatë të komunikimit për reformën e spitaleve“.

“Nëpërmjet këtij shërbimi, MSH kërkon pajtimin e një firmë lokale komunikimi/PR, që do të ndihmojë e mbështesë MSH në marrëdhëniet e saj me publikun dhe ekipin menaxhues që punon për Partneritetin- Publik Privat në lidhje me Laboroatorët (PPP). Kjo do të përfshijë, një sërë editorialesh, pikat e bisedës (TPS), FAQ-s, detyrat analitike, sikurse dhe mbështetje për nismat më të gjera të komunikimit të MSH-së”, thuhet në kërkesë.

Ministria thekson se firma konsulte e suksesshme duhet të demonstroje një përvojë të paktën prej 10 vjetësh në fushën e komunikimit / PR, ndërsa theksohet se duhet të jetë një kompani lokale.

“Konsulentët e interesuar duhet të marrin në konsideratë politikën dhe klauzolat e Bankës Botërore në lidhje me konfliktin e interesit, e përcaktuar kjo në paragrafin 1.9 të udhëzuesve të Bankës Botërore për: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nga kredi të IBRD dhe hua të IDA & Grante nga Huamarrësit e Bankës Botërore (“Udhëzuesi i Konsulencës ”) – version i Janarit të 2011 rishikuar ne Korrik 2014”, thuhet në kërkesë.

Ministria thekson gjithashtu se konsulenca do të jetë për një periudhë 5 mujore, duke nisur nga muaji mars deri në muajin korrik të këtij viti. Kërkesat duhet të dorëzohen “dorazi ose me email” deri më datë 18 shkurt 2016. /Dita/

 

 

February 10, 2016 12:34
Komento

1 Koment

  1. demo February 10, 13:41

    Cfare t`i komentosh ketij Beqajt dhe shokut te skuadres Rama.Te dy po luajne basketboll me kete popull.Te gjitha koncessionet ne shendetesi kane vetem nje emer:Grabitje! FMN te ktheje mbrapsh ndihmat per konsulencat,per CAKAPAT,per kafenene e Beratit qe grabiti Dializen.Populli shqiptar nuk eshte populli i Zvicres qe ka nge te bredhe neper spitale,kur shendoshe.Populli shqiptar eshte pa pune,me assistence,me rroga te ulta sa gjysma pensionit grek,me cmimet me te larta ne Evrope.Keto jane problemet jetike,jo CAKAPAT,KONCULENCAT,KAFEDIALIZA,VRIMA,HOMOFOBIA.Kryeministri Edi Rama dhe bashkelojtari Hamit Beqja kane ngaterruar popullin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*