Koncesioni i TEC-it të Vlorës, MIE pezullon përkohësisht garën

March 17, 2019 10:10

Koncesioni i TEC-it të Vlorës, MIE pezullon përkohësisht garën

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur të shtunën se ka pezulluar përkohësisht procedurën e dhënies me koncesion të termocentralit të Vlorës.

Me një njoftim për mediat, ministria shprehet se pezullimi është bërë me qëllim dhënien e përgjigjes për informacionet shtesë të kërkuara nga kompanitë e interesuara. Sipas ministrisë, ky vendim synon mundësimin e pjesëmarrjes të sa më shumë ofertuesve në garë.

Si pjesë e procedurës konkurruese, më datë 15 Janar u zhvillua një vizitë në terren, në të cilën morën pjesë 27 përfaqësues nga shoqëri të interesuara. 23 prej tyre kanë marrë akses në bazën ku ndodhen të dhënat teknike dhe financiare rreth termocentralit ekzistues të Vlorës.

Pas vizitës në terren, nga ana e operatorëve ekonomikë të interesuar u paraqitën 48 kërkesa për sqarime shtesë, të karakterit teknik dhe ligjor. Me qëllim sqarimin e këtyre kërkesave, procedura e dhënies me koncesionit është pezulluar përkohësisht. Për momentin, Ministria nuk ka dhënë afate kohore për rihapjen e garës.

TEC-i Vlorës nuk është vënë asnjëherë në punë që nga ndërtimi i tij.

Gara e hapur nga qeveria parashikon investime për kthimin e tij në gjendje pune dhe modifikimin e teknologjisë, në mënyrë që ai të funksionojë me gaz natyror dhe jo më me gazoil.

n.s. / dita

March 17, 2019 10:10
Komento

3 Komente

  1. intelektuali March 17, 11:43

    Pas fasadave dhe propagandes enveriste te Rilindjes Socialiste per zhvillim fals ekonomik me ne fund nje investim llogjik,

    prandaj:

    ME MIRE VONE SE KURRE

    Kjo eshte nje nisme qe duhet te pershendetet dhe te perkrahet nga te gjithe shqyptaret e ndershem, mire do te ishte qe specialistet e mirefillte te fushes pervec zevendesimit te djegsave te kaldajave nga nafta ne gaz natyror qe eshte ne vetvete nje detyre elementare per nje firme serioze, pra keta specialiste te fusnin ne kushtet e tenderimit edhe zevendesimin e ftohsave te ujit te kondesatoreve te avullit te turbinave me Kulla Ftohese si kudo ne Bote dhe jo me ujin e detit, nje ide ekstravagante, tejet idiote per kushtet ne projektin e TEC-it te Vlores, ne menyre qe energjetika jone te filloje te marre fryme me “mushkerite e veta”. Per kete qellim duhet profesionise me dipllome te shkolluar dhe inteligjente jo debila alla Fahrudin Hoxha&Damjan Gjiknuri, eksperte te paguar mire qe t’i vijne ne ndihme pushtetit ekzekutiv politik,

    sepse:

    Menyra idiote dhe dallkauke si u procedua me TEC-in e Korces le shume dyshime per aftesine e qeverise amatore te Edi Rames, por edhe te kryetarit te opozites, Lulzim Basha ne kete fushe tejet thelbesore per zhvillimin ekonomik te pavarur te Sqhypnise.

    prandaj:

    A KA MAREVESHJE QEVERIA ME TAP-IN PER FURNIZIMIN ME GAZ NATYROR TE TEC-IT TE VLORES?

    sepse:

    Per TEC-in e Korces u duk ashiqare nga deklarat idiote kontraverse te Blendi Klosit dhe Niko Peleshit se rivenia ne pune e nje TEC-i kaq te nevojshem per ekonomine tone kombetare eshte si llafi:

    PESHKU NE DET, QEVERIA KA VENE TIGANIN NE ZJARR

    Reply to this comment
  2. mirel March 17, 12:24

    Teci eshte investim i djegur. U ngelet vlonjateve ta shkaterrojne para se tju helmojne detin si soda kaustike.
    Dikur u ngriten studentet e Vlores per kete pune. Sot kane harruar fare.

    Reply to this comment
    • intelektuali March 17, 16:13

      Po pastaj pasi te kesh shkaterruar TEC-in cfare do te besh?

      apo:

      Do te shkosh te kullosesh delet ne Tragjaz duke thirrur dhe cjerrur floket:

      RAMA IK!

      Per te kthyer Kohen e Qepes te Sali Berishes qe nuk la dy tulla njera bashke nga veprat gerdalla te Partise se Punes te Kohes se Preshit te Enverit.

      Kur ne Japoni si pasoje e nje difekti ne sistemin e ftohjes se Reaktorit shperrtheu mbojtja prej betoni e TEC-it Atomik dhe rrjedhja radiokative ndoti pothuaj gjithe rajonin e Jokoshimes, qeveria japoneze nuk u demoralizua, por e riparoi difektin ne nje kohe rekord ne nje mirkuptim total nga popullata dhe me durim dhe pune te papare arriti ta riveje ne pune Centralin Atomik te Jokoshimes, sepse vleresoi qe pa energji Japonia do te mbetej prapa ne zhvillimin ekonomik ne krahasim me vendet e tjera.

      prandaj:

      Kur cirremi e kelthasim:

      TA BEJME SHQYPNINE SI EUROPA!

      Kjo nuk do te thote qe te prishim TEC-e, Kisha dhe Xhamija me kazma dhe lopata si nje fis bythejashte prej Afrike Zulu.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin