Konduktori (një tregim i jetuar)

February 27, 2018 08:04 Updated

Konduktori (një tregim i jetuar)

Z.Adrian, përshëndetje!

Jam shkrimtari Sotir Athanasi në Athinë. Me gazetën tuaj të veçantë, takohem çdo mëngjes dhe kam krijuar përshtypjen se materialet që botoni, janë të ngarkuara me përgjegjëshmëri të tillë, për të cilat edhe lexuesi më skeptik, duhet të mendohet më shumë se një herë, që të dyshojë.

Në rubrikën tuaj mendoj që duhen përfshirë edhe krijime artistike, mbase me një limit të caktuar. Ngaqë  kjo, jo vetëm që zgjeron lexuesin me nivel të ndryshëm artistik e kulturor, por çdo shkrimtar, do t’a kishte për krenari të botonte aty, pranë emrave që përbëjnë stafin tuaj.

Nuk po zgjatem. Po guxoj të dërgoj tregimin e jetuar: KONDUKTORI. Lexim të këndshëm!

Shumë shoqërisht,  Sotir Athanasi

 

*****

Treni i nisur për në Milano u ndal në Gjenevë. Ne hipëm me nxitim dhe pa sistemuar ende valixhet pas ndenjëseve në hapësirat enkas për to, konduktori nga korridori i gjatë i vagonit, në distancë, na tregoi me shenjë se ku mund të ishin vendet tona për t’u ulur.

E bënim për herë të parë këtë linjë me tren dhe sigurisht që do të befasoheshim nga ky përkujdes i personit në shërbim, i ngjashëm me atë të stjuardesës në avion.

Ne gjetëm vendet tona dhe u ulëm.

Gishti tregues i konduktorit, – i thashë sime shoqeje, – luante rolin e vulës.

– Pse?

– Sepse vendet tona ishin pikërisht ato që përcaktoi ai gisht në largësi.

Ajo buzëqeshi.

Mua m’u kujtua tregimi KONDUKTORI i  Agim Cergës, botuar nga fundi i viteve ‘60, afërsisht gjysmë shekulli më parë, i cili, në qoftë se e mbaj mend mirë, fillonte me fjalët: “Dikur, kur treni ndalonte në Kashar…”

Menjëherë më lindi dëshira për të shkruar diçka për këtë KONDUKTOR, i cili s’ishte thjesht një fatorino, por diç më shumë se kaq.

Le ta shohim atë.

Treni vazhdonte nxitimin e tij të njëtrajtshëm, ashtu si edhe konduktori, të cilin e kishim tashmë karshi dhe kundronim lirshëm lëvizjet e duarve, por sidomos dëgjonim zërin melodioz prej basi dhe fjalët e tij.

Sepse… dukej herë si dirigjent, që ndiqte lëvizjen harmonike të vagonave mbi shina,

dhe herë si aktor që dialogonte me pasagjerët e porsahipur, teksa u bironte me një vegël tip pince biletat plot kënaqësi, si një tejçues i qytetarisë, hijeshinë e mikpritjes.

Për të vagoni qe mbase i barasvlershëm me sallën e madhe të pritjes së krushqve dhe i gjithë udhëtimi, një dialog i të zotit të shtëpisë me dasmorët që shfaqeshin pas çdo ndalese, pas çdo stacioni.

Në Gjenevë, bashkë me ne, kishin hipur edhe mjaft udhëtarë të tjerë, të cilët duhet të ishin vendës, përderisa zunë menjëherë ndenjëset e tyre në numrat që tregonin biletat.

Tek përsiatja për të gjetur një motiv të arsyeshëm që të shpjegonte burimin e sigurisë së ‘gishtit vulë’, përfundova në faktin e thjeshtë se: udhëtarët, siç kishin tërhequr biletat, ashtu edhe prisnin në atë radhën e padukshme të qytetarisë. Kjo, pa dyshim, ndiqte siranë e vendeve në vagonin e trenit. Këtë e dinin pasagjerët dhe doemos edhe konduktori ynë me përvojë që, hapësirë udhëtuese ta trajtonte si të qe një autobus i linjës ndërqytetëse ku dihet se numrat e vegjël janë në krye të automjetit dhe më të mëdhenjtë nga fundi. Veçse për ne ishte e pamundur të dallo-nim se ku qe kreu dhe ku mbarimi i tij. Gjë që s’mund të thuhet për kon-duktorin, i cili në distancë na njohu se ishim rishtarë në këtë sallë të rimorkiueshme.

Karvani mbi shina ecte dhe konduktori kishte ndalur te një riosh. E pyeti:

– Student?

Tjetri pohoi me lëvizjen e kokës për të sistemuar sa më shpejt çantën e laptopit dhe ca libra.

– E di që universiteti në vendin tonë është themeluar…?

– Nga Kalvini më 1536-n, zotni! -u përgjigj djaloshi pa pritur që konduktori “profesor” të plotësonte fjalinë.

– Qerrata! Ke udhëtuar edhe herë të tjera me trenin tonë?

Tjetri sërish u përgjigj me tundjen e kokës. “I zoti i vagonit” lëshoi pyet-jen “rezervë”:

– Besoj se e dini kur aderoi Gjeneva në Konfederatën e Zvicrës?

– Më 1815-n, zotni! – qe përgjigjjae menjëhershme e studentit. Kondukto-ri, që e mbante ende në dorë biletën e tij, tha plot kënaqësi:

– EKSELENCË, – dhe ia biroi kartonin e udhëtimit në një mënyrë të veçantë…, EKSELENTE!

Dasmorët, domethënë të gjithë udhëtarët, shpërthyen në të qeshura kolektive për të vazhduar çifte-çifte ndër tryezat ku kishin shpalosur gazetat a ndonjë libër si edhe laptopët.

Ndërkaq, treni thuajse kishte mbërritur në Lozanë. Këtë e kuptuam nga nxitimi i “ fuqiplotit” konduktor.

Kur erdhi te ne, pa se kishim hapur një gazetë në shqip, botim i organeve kosovare; të porsablerë në nxitim e sipër dhe në krye të saj shkruhej:

ENDRI GEGA ËSHTË EMËRUAR: PROKUROR I RI I GJENEVËS.

– O! Shoh me kënaqësi një çift të moshuarish fisnikë shqiptarë që i rinon ky lajm entuziast!

– Zonja dhe zotërinj udhëtarë, që ende mund të mos jeni azhurnuar me lajmet e fundit, mësojeni tani se Prokurori i ri i kantonit të Gjenevës, i emëruar nga Këshilli i Madh, është shqiptari: ENDRI GEGA. Vetëm tridhjetë vjeç. Dhe ky nuk është një lajm dosido. Urime, miqtë e mi! – na tha neve si të ishim prindërit e Prokurorit, ndërsa vegla e tij depërtoi biletat tona po me atë mënyrë EKSELENTE që aty më parë konduktori veproi me studentin.

Ishte mbase nga të paktat herë që ndiheshim krenarë për përkatësinë tonë shqiptare.

Por s’qe e thënë të lulëzonte gjatë admirimi i këtij trofeu kombëtar, se…

Ndërkaq më bie zilja e celularit dhe unë, i përfshirë nga kënaqësia e këtij lajmi, e pse të mos e pranoj, edhe nga njëfarë mburrjeje për bashkatdhetarin tonë, ia them mikut tim NIHILIST, që punon në transport, shofer kamioni në alpet e Zvicrës.

– Nuk besoj që atë vend e ka zënë vetëm për shkak të aftësive.

– E për çfarë tjetër do ta zinte, o NIHILIST i pandreqshëm?

– Për faktin që është shqiptar.

– Dhe?

– Dhe zullumet më të mëdha ne i bëjmë kudo. Pra edhe në Zvicër. Por për mua do të qe mirë që Kryeprokurori i Gjermanisë të ishte një shqiptar i yni i thekur, që t’i bënte tarbiet ata budallenjtë tanë që ngrihen me kuçkë e maçkë për të kërkuar STREHIM EKONOMIK në GJERMANI. Dhe…, ç’janë të zotë të bëjnë atje këta myteberë, mor aman? Përveçse të kullosin dhitë me kërrabë në dorë maleve?

Dhe, miku im lëshoi një tufë hithrash në adresë të tyre.

S’’kishte faj. Ai shihte, tek shkonte në ato alpe, jo thjesht brezaret, si të dikurshmet tona, në jug të vendit, por një përleshje me shkëmbinjtë për të ngritur qyteza. Atje kur edhe në maj bie borë.

Fjalët e tij, ndonëse të sinqerta e prej miku, më ngjanë për momentin me një tufë luanësh që rrëmbyen atë që mund të quhej TROFE KOMBËTAR.

Por le të mos e prishim poezinë me këto mosbesime.

Treni kishte kaluar stacionin e Lozanës, për të cilën dija shumë gjëra, si spitalin tepër modern onkologjik, që edhe e kisha vizituar, por veshi më kapi bisedën e KONDUKTORIT për një lagje ekologjike me 3000 familje, Universitetin e Lozanës me shtatë fakultete, shkollat profesionale të arsimit të lartë si për shembull: “Ecole Hoteliere (këtu mund të hapim një parantezë që i jep të drejtë mikut tim nihilist: azilkërkuesit tanë çfarë shkolle të ngjashme kanë kryer, miqtë e mi?).

Fjalët e tjera janë të tepërta. Prandaj le të vazhdojmë të ndjekim udhëtimin me këtë KONDUKTOR simpatik.

– Pra ti je në Universitetin Teknik të Zyrihut. Kështu? Dhe shkon pranë familjes në Milano djalosh, në mos gaboj. Se kemi udhëtuar edhe herë të tjera bashkë.

– Po, – tha një zeshkan që shëmbëllente me korsikanasit.

– Atëherë, djalosh, më duhet mendimi juaj që të bind veten dhe pasagjerët e nderuar se universiteti ku ju studioni (ETH) ka realizuar një rekord botëror me aeroplanin pa pilot dhe që lëviz me energji diellore: “ATLANTIKSOLAR”.

– Po. Është e vërtetë. Kjo fluturake peshon jo më shumë se 7 kg dhe ka arritur të qëndrojë jo më pak se 80 orë në ajër. Ka aterruar pa komplikime.

Krahët e saj janë 5 – 6 metra dhe shpejtësia 35 – 40 km në orë. Ai udhëhiqet nga një sistem autonom kontrolli të zhvilluar në ETH Zyrih.

Fluturakja është konceptuar për aksione të mëdha kërkimi dhe shpëtimi në zonat e krizës dhe është pjesë e projektit hulumtues të BE-së “ICARUS”.

– Manifik, student i Zyrihut dhe… Milanos, – tha me të qeshur konduktori për të vazhduar:

– Por unë, ata që më vijnë këtu nuk i lë të rrëshqasin me shpejtësi si ky tren, pa zbrazur këtu lajmet e perspektivës së FLUTURAKES: “ATLANTIK SOLAR”

Studenti i ngjashëm me korsikanasit buzëqeshi ëmbël, disi i mikluar (madje me shumë të drejtë, do të thoshim ne), përpara se të shpjegonte:

– Në pranverën e vitit të ardhshëm do të realizohet një fluturim pesëditor në distancën 4500 km mbi ATLANTIK nga BOSTONI (SHBA) deri në LISBONË (PORTUGALI). Afërsisht 120 orë fluturim në ajër.

Pas kësaj, treni ndaloi së pari në Montre, pastaj në Sion dhe më i mbrami, në Brig.

Ky stacion ishte i fundit për KONDUKTORIN brenda territorit të Zvicrës.

Ai përshëndeti po me atë entuziazëm që e pamë në Gjenevë dhe zbriti buzagaz për t›u ndjekur plot admirim nga dhjetëra vështrime të ëmbla duke e ndier mbase se e kishte kryer më së miri detyrën e tij prej KONDUKTORI.

Këtë e tregonte edhe dora e tij e ngritur lart, që përshëndeste udhëtarët si të ishte ndarë me familjarët a miqtë e tij të zemrës.

Mua sërish m›u kujtua tregimi i Agim Cergës gjysmë shekulli më parë, nën titullin: KONDUKTORI, që niste me fjalët:

“Dikur kur treni ndalonte në Kashar. . .” !?!

Dhe ëndërroj një tren të tillë për atdheun tim dhe sigurisht edhe një KONDUKTOR si njeriu aq i dashur që takuam në Gjenevë dhe udhëtuam në shoqërinë e tij deri në BRIG, skaji i përtejmë, pas të cilit vjen DOMODOSTOLA, tashmë në territorin italian.

 

*****

Shkruar në Gjenevë më 17 nëntor 2015 – Riredaktuar në  Athinë më 26 shkurt 2018

February 27, 2018 08:04 Updated
Komento

15 Komente

  1. Pastaj u zgjova February 27, 11:41

    Kur jemi larg memedheut enderrojme Shqiperine.
    Kur jemi ne Shqiperi enderrojme Europen.

    Me gjithate falemnderit!

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku February 27, 14:16

    I thone Domodossola, jo DOMODOSTOLA. Eh o shkrimtar na lirove damaret na lirove, sidomos me ato nivelet e lexuesve. Qi t’eme te gjithe qe mesuan alfabetin u duket vehtja shkrimtare e poete, demek bejtexhinj.

    Reply to this comment
    • pfff...! February 27, 16:37

      Plako ,(xum xum)

      ngelet duke shkruar gjera pa kuptim .(lexoje dhe njiher ate qe shkruar !)
      Sinqerishte un nuk arrij te kuptoj kte mentalitet ,
      refuzimi ,ndalimi,bllokimi ,
      te gjithckaje qe tenton Kulturen, Artin e te shkruajturit ,si kudo ne cdo shoqeri Europiane .
      Ne vend qe te mohoni te tjeret dhe i vleresoni ata negativishte ,
      hajt pra …shkruaj dicka vet Ti etj si ty .
      Nqs vet nuk je nga ata qe shkruajn dhe njohin letersine ,poezine bejden , s’i mundet ta kuptosh ti nji Shkrim,Poezi,Bejde !

      -Shkruaj dicka qe lidh te perditeshmen tende psh ,aty ku Jeton dhe si e mbush diten tende si Emigrant .Mendoj se do kishte vertet interese per lexuesin shqiptare .Eshte nji art bashkbisedimi kulturor ,shkembim experiencash jete e kulture personale . S’te pelqen shkrimi njerit ,(qe paska mesu alfabetin ) apo dikush tjeter qe shkruan Poezi ose Bejde, shkruaj edhe ti dicka e tregoj tjeteerit se si shkruhet ,si duket nji shkrimtare ose nji Poet !
      Pse perballu ne lomentn tend ,ne gjuhen e nji kritiku ,nqs njef Letersine ,Poezine,Bejden .Por kjo menyre komunikimi qe perdor ti eshte absurde ,e pakuptushme ,madje ordinere .

      Reply to this comment
      • pfff...! February 27, 17:23

        nji korrekture ne Fjaline e fundit :
        Ose perballu ne komentin tend , etj etj

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku February 27, 18:09

          Ne demokraci njeriu eshte i lire te shprehe ate qe mendon. Ti ke te drejte te shprehesh mendimin tend per ate qe shkruaj une ne komentin tim, por jo te me tregosh mua se cfare duhet te bej, dhe nuk i thone bejde, por bejte.

          Reply to this comment
          • pfff...! February 27, 18:27

            Te shprehet i lire po , kjo eshte e vertete ,
            por jo pa llogjike .

          • Plaku Xhuxhumaku February 27, 19:18

            ..dhe kush e percakton llogjiken, zotrote o pffff…? apo kush???

      • bOh ! February 28, 09:37

        nuk ju del koha me e mbush diten me bufallallepsje ju atje ,
        doni te shikoni nga mengjezi ne dark vetem idiotizma politike e bla bla bla ,prandaj kundershtoni iden e shkrimtarit . Nqs dikujt nuk i duket si shkrimtare ,ose si pelqen shkrimi tij ,kjo s’i jep te drejten askujt me i kerku atij ; ” Mos shkruaj mo ktu ” !
        Sinqerishte ,ky mentalitet Talibanesh ,me befason saher dikush hedh nji teme te re ,nji ide te re ne shoqeri ,njerez te frustruar ,qe tundin ne duar vetem tabut qe i jan ngjitur mbas truri ,si ato mizat ke letrat ngjitese dikur dyqaneve !
        Nqs shkrimi ,nukngrihet ne nivelet e deshiruara ,kjo s’do te thote se nuk duhet te shkruaj me .Sepse asnji nuk ka lindur i mesuar ne kte jete .Duke hecur ,permiresohet gjithcka .Ne fund te fundit ,paska kuptuar dikush ,si N.SH. lart qe nji mesazh e dhenka Aurori . Ajo se si funxionon treni ,Konduktori ne boten e civilizuar . Letersia pikerishte ne ate bazohet ,ose te kemi nji tregim te bukur ,nji gjuhe te shprehur te bukur ,treguar bukur ,qe ta bej interesante leximin ,ose te japi nji mesazhe lexuesit ,shoqerise .Dhe kte mesa duket autori e paska arritur . Pra c’ka ktu per mos te pranuar te rene dhe kembenguljen per te jetuar si ne mesjte ?! bOh

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku February 28, 14:33

          Nuk e urdheroi kush kete “shkrimtarin” te mos shkruaje, perkundrazi le te zhgarravise sa te doje. Dhe une kete thashe tamam, qe jane zhgarravina, pra shpreha thjesht opinioni tim. Tu chare te pickoi?

          Reply to this comment
    • Niko Shpiragu February 28, 08:36

      Mbase ky shkrim nuk ka shume nivel arftistik, por ka nje domethenie te madhe. Eshte nje kujtese, nje thirrje qe shumica e qytetareve shqiptare e kerkojne , nje nevoje per te vendosur sherbimin me tren. Une mendoj se do te ishte mjaft e nevojeshme mbasi shume njerez nuk kane makina dhe treni eshte me ekonomik dhe me i sigurte per udhetim. Edhe mua nuk me dha ndonje shije artistike, bile mu duk pak si bajat ajo zgjatja me konduktorin dhe si jo e arritur ne perfundim. Te krijon idene se ky shkrimtari kerkon nje tren ne Shqiperi per te pare nje konduktor si ai dhe jo nevojen se duhet te kemi nje tren. Megjithate deshira e tij dhe thirja e tij per trenin tek ne eshte dicka per tu admiruar. Ndersa per ta perdorur gazeten” Dita”me shkrime artistike, une mendoj se ato duhen te jene shume te pakta se kjo gazete ka tjeter funksion. Ata qe duhet te shkruajne letersi artistike ose qe u pelqen ta quajne vehten shkrimtare le te shkruajne ne organe te specializuar te tjera. Edhe ndonje i rralle qe ka zgjedhur kete gazete per tu cfaqur si Belul Gjeraqina, nuk ia ka pare hajrin shume , mbasi edhe ata pak njerez qe e kane pelqyer dikur kane filluar t’i kthejne krahet. Prandaj nuk e keshilloj kete shkrimtarin te dergoj shkrime prap, se te them te drejten vec idese se fundit qe ishte pozitive ne kete tregim, asgje tjeter s’e vlente. Lum miku , mos te genjej mendje se je shkrimtar.

      Reply to this comment
  3. Perse jo ... February 27, 16:19

    Idea eshte shume e mire .
    Shqiptaret duhet te nxjerrin kokat ,
    nga mjregulla politike dhe t’i kushtojne pak vemendje
    edhe letersise .
    Eshte nji praktike qe ndiqet kudo ne media, ne shoqerite e civilizuara .
    Art dhe kultura s’besoj ti shkaktoj shqetesim ose dhimbje njeriut .

    Reply to this comment
  4. Paul Tedeschini February 27, 18:19

    Pergezoj autrin e ketij shkrimi z.Sotir Athanasin per kete pershkrim te bukur dhe realist te ketij udhetimi.

    Po ashtu pergezoj edhe z.Adrian Thanon per publikimin e ketij shkrimi, qe do te sherbeje si stimul per pershkrime te tilla udhetimesh neper Europe te shqiptarve te brezit te rij, te cilet po jetojne periudhen e postdiktature ku vriteshin ne kufi te rijte qe dojshin te shifshin nji bote tjeter perpose burgut te madh te Enver Hoxhes ku edhe ai vet ishte i kryeburgosuni, sepse ai nuk guxonte te dilte lirshem as rrugve te Shqipnise.

    Para dy javsh kalova neper stacionin e bukur te Milanos dhe shkova ne Zyrihun e mrekullueshem, i cili asht ne krye te klasifikimit botnor te qytetve ma te rregullt e qe çdo gja funksionin si sahat sviceran. Qytetart e Zyrihut jane shume te njerzishem dhe te gatshem per çdo spjegim.
    Para keter ditve shkova per nji vizite dyditore ne Gjeneve. Edhe aty mbeta me goje hapt. Edhe aty nji mrekulli e vertete qofte si qytet qofte si qytetar.

    Ne lidhje me fundin e shkrimit te masiperm ku thuhet:

    “…Dhe ëndërroj një tren të tillë për atdheun tim dhe sigurisht edhe një KONDUKTOR si njeriu aq i dashur që takuam në Gjenevë dhe udhëtuam në shoqërinë e tij deri në BRIG….”.

    Ajo gja qe me bani shume pershtypje kur lexova mbi Gjeneven para udhetimit, ishte se me 26 maj 1536 Gjeneva vendosi detyrimin shkollor per femijte e qytetit, ne nji kohe qe ne trojet shqiptare ndalohej me ligje shkrimi i gjuhes shqipe nga Turqia Osmane. Shqipart as ia kan idene se ne ç’fare ERRESIRE kan jetue 500 vjet dhe vazhdojne te jetojne edhe SOT. Tamam MJERIM.

    Reply to this comment
  5. Po vet Autori shkrimit ,nuk ka asgje per te then ktu ?! February 28, 10:59

    Nuk e kuptoj üerse fshihen autoret e shkrimeve ,
    ne mediat Shqiptare dhe nuk hyjne asnjiher ne diskutime APO debtate me komentet kritike,ne drejtim te shkrimit !
    Kjo tregon ,sipas meje ,jo vetem mosseriozitet e mosrrespekt ndaj lexuesit por edhe nji dobesi te cdo autori ,qofte ky shkrimtare,poet ,analist , e cfar te doje ai . Kudo autori perballet me kritiken .
    Ne Shqiperi gjithcka funksionon ndryshe nga gjithe bota .

    Reply to this comment
  6. Antifashisti February 28, 11:02

    1) Ky tregim eshte interesant dhe ne njefare menyre edhe i bukur, ndonese i pa krahasueshem me ato te Migjenit vigan.
    2) Persa i perket komentit te Paul Gjermanchin-it, nuk di se pse kruhet me ENVERin. Po te krahasosh zhvillimet e Shqiperise ne etapat historike qe perfshihen ne ato 550 vite (qe ai permend), nuk gjen si 40 vitet e Komandantit.

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit February 28, 11:53

    shkrimi i thjeshte dhe shume jetesor. Konfirmon edhe njehere se njeriu meson tere jeten, se njeriu qe ka kureshtje per te ditur e mesuar sot ka shume e me shume lehtesi per te mbushur veten me njohuri dhe kulture. Ka literature te bollshme, lehtesi te hyrjes ne biblioteka, organe mediatike apo emisione te dedikuara e madje kanale TV te dedikuara per fusha te ndryshme, qe te mos permend internetin me sasine e madhe te informacionit. I mbajtur ne menyre konstante nen kete informacion te gjithanshem, njeriut pastaj i nevojitet afrimiteti, sensi i bashkepunimit ose i maredhenies humane reciproke. Me nje fjale, kultura e solidaritetit. Fatorinoja, psh, eshte nje person qe perveç detyres se kontrollorit duhet te permbushe edhe çeshtjet anesore qe lidhen me ushetimin, psh shpjegimin e stacioneve, koinçidencat me trenat e tjere, e plot gjera te natyres se udhetimit. Pra, ne kete rast ai eshte nje shoqerues i vyer e kesisoj duhet te jete shume i sjellshem, i kulturuar; pak me shume ciceron sesa kontrollor. Keto jane kerkesat per nje kontrollor treni, autobusi, madje ne udhetimet ajrore kontrolloret qe quhen stjuardesa jane te trajnuara ti kushtojne rendesi te madhe çeshtjes se komunikimit me udhetaret. Kaq per kete, se do zgjatesha kot. Here-here kur vija ne Shqiperi me avion, me duhej te lidhesha me shoferin e nje furgoni qe bente pothuaj dy here ne dite rrugen nga Tirana per ne qytetin e prinderve. Po e quaj Xhevit, se ndofta i shkon emri, ky tere rrugen te shpjegon vendet ku kalon, historite me njerez, me problemet e dites e patjeter ia fillojme me debate politike. Ne me pak se dy ore rruge ti merr informacion per te gjitha keto e nuk e ndjen fare udhetimin. Kohet e fundit me duket se nuk eshte me, se i Gjati i ndaloi furgonat dhe e prishi me Xhevitin, qe eshte socialist. Por edhe njeçike enverist, biles me shume enverist sesa socialist, hhahahaha. Xheviti eshte enciklopedi shetitese; ne Shqiperi ka alergji vetem ate deputetin “shume te thjeshte” te PD-se qe te enjte per te enjte çmend edhe te çmendurit. Sikur Doktori te hipte si pasagjer i thjeshte tek Xheviti, ve bast trenin e Gjeneves qe Xheviti do e zbriste me ceremoni, duke thyer rregullin e arte te taksistit. Po imagjinoj sikur Xheviti te ishte kontrollor ne trenin e Gjeneves per Milano, do ia merrte kenges per Ali Pashen, saqe udhetaret do harronin te zbrisnin e do mberrinin si somnabul tek binari 2 i Stacionit Qendror.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*