Konferenca atipike e Ramës me ministrin e Brendshëm francez

December 15, 2017 12:03

Konferenca atipike e Ramës me ministrin e Brendshëm francez

 

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, është duke zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Tiranë, ku ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Konferencë atipike e ka quajtur kryeministri Edi Rama, konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin francez.

Kreu i qeverisë tha se rruga e azilkërkimit është jo vetëm e paligjshme, por edhe pa krye.

“E prekëm dhe temën e azilkëkërkimi, ku së bashku kemi punuar dhe do të punojnë. Ne nga ana jonë do ua bëjmë të qartë qytetarëve shqiptare se rruga e azilkërkimit, jo vetëm që është e paligjshme por edhe është një rrugë pa krye”.

Gjithashtu Rama tha se një temë tjetër që u diskutua ishte dhe çelja e negociatave.

“Duhet të përshpejtojmë orën e çeljeve të negociatave dhe nuk duhet të presim të tjerë. Franca është një shtyllë e patjetërsueshme e Bashkimi Europian”.

Fjala e Ramës:

Pas takimit donim të ndanim me publikun çfarë biseduam. Mes Shqipërisë dhe Francës marrëdhëniet të forcohen në vijimësi dhe bashkëpunimi të thellohet hap, pas hapi.

Dua të ndaj publikisht dinamikën e re mes marrëdhënieve të dy shteteve tona dhe sidomos në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Dua t’ju shpreh mirënjohjen në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Franca i ka ofruar Shqipërisë në një sërë sektorë të rëndësishme, por dhe mbështetjen tuaj si dhe dikasterin që ju drejtoni, që keni ofruar për të plotësuar angazhime tona në luftën kundër krimit të organizuar, por dhe frenimin e emigracionit të paligjshëm.

E informova ministrin me sfidat në të cilat përballemi, me ecurinë e Reformës në Drejtësi, me rezultate e prekshme në luftën kundër krimit dhe korrupsioni si dhe pritshmërinë që në 6 mujorin e ardhshëm Shqipëria të marrë një rekomandim nga BE dhe më pas miratim për çeljen e negociatave për në BE.

Ne e kemi shpallur ambicien tonë që në fund të këtij mandati, Policia e Shtetit të jetë plotësisht një polici me standarde evropiane.

E prekëm dhe temën e azilkëkërkimi, ku së bashku kemi punuar dhe do të punojnë. Ne nga ana jonë do ua bëjmë të qartë qytetarëve shqiptarë se rruga e azilkërkimit jo vetëm që është e paligjshme, por edhe është një rrugë pa krye.

Duhet të përshpejtojmë orën e çeljeve të negociatave dhe nuk duhet të presim të tjerë. Franca është një shtyllë e patjetërsueshme e Bashkimi Europian.

December 15, 2017 12:03
Komento

1 Koment

  1. info analitike December 15, 20:55

    Tani do te bejme mbledhje te perbashket qeveritare me francezet per te zgjidhur problemet globale se Teto Merkeli nuk ia fishkellen me ketij barcaletaxhiut psikopat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*