Konferenca e Bashës, Rama: Nuk rikthehen shqiptarët tek plehrat o “dhëndër i inatosur”, pse kështu do bëhesh KM ti miku im Artist?
Nga Arkiva
Kryeministri Edi Rama, nuk po i lë asnjë sekondë pauzë rivalit të tij politik për argumentin e akuzave të Bashës në lidhje me përpunimin e mbeturinave.
Rama ka reaguar sërish ashpër, siç dhe dje pas konferencës së shtypit të Lulzim Bashës, të dhënë sot, e cila realisht ishte një copy paste e ditës së djeshme.
Rama, sërish me sarkazëm ka goditur kreun e PD-së, duke e cilësuar sallën ku Basha mbante konferencën, si një sallë dasmash ndërsa vetë kreun e PD-së si dhëndër.
Termi “dhëndër” duket se është një hedhje me qitje të largët me dhëndrin e Berishës i cili gjithashtu është aktiv në akuzat për këtë çështje.
Ndërkaq, me të njëjtën ashpërsi si dje, kryeministri ka akuzuar kreun e PD-së për performancën që ai kreu kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës për trajtimin e mbetjeve urbane.
Postimi i Ramës në Twitter:
“Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndër i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!
Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigante në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!
E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen, aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!”.
Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!
— Edi Rama (@ediramaal) October 15, 2020
j.l./ dita
Jo mor Kerminister, i ke sjelle ti plerat e Evropes te shqiptaret. Merri dhe digji ne Surrel. Plere me e keqe nga plerat
Nuk hiqni dore nga lenia e dobicit ne dere ju shqupisat…prandaj vetem ndeshkim me vote do te merni nga populli shqiptar.
Sa memories te keqe qe keni ore njerez.
Sali Ram berishacic dogji, vrau shkaterroi vodhi anafalbetizoi njerzit dhe ju thoni dum baben.
Rama nuk eshte me I mire, Por te degjosh lulshit bashuqin pika pika ……..
Keta do zhdukur me rrenje e dege. …
Ndersa Basha i tha Edvin Escobar D’Rames, “o HAJDUT”.E gjith Bota e di se Kryeministri yne eshte perdorues droge dhe i semure psiqik,ndersa tani do ta njohin edhe per hajdut.HAJDUT,”shpifje”më te rende nuk ka per nje Kryeminister.Edvin Escobar D’Rama qe paditi per shpifje per kollaren e tij,Berishen,do ta padisi patjeter Bashen per kete akuze kaq te rende,ndryshe,nese hesht,do pranoi se eshte HAJDUT,ashtu si pranoi ne heshtje akuzen e Fatos Lubonjes per fallsifikimin e siperfaqes së Teatrit.
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave”,i tha Basha karagjozit D’Rama.
Adash…ta kem thene, ke rrjedhur aq shume sa nuk te ka mbetur asgje brenda kafkes qe do ja u thyente miku juaj i shtrenjte Kac Islami.