Konferenca e Berlinit, Bushati: Hap perspektiva bashkëpunimi, nxit integrimin

August 21, 2014 14:30

Konferenca e Berlinit, Bushati: Hap perspektiva bashkëpunimi, nxit integrimin

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, në një intervistë për Top-Channel, e shikon Konferencën e Ballkanit në Berlin si një moment të rëndësishëm dhe specifik për proceset integruese, në një kohë kur perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian për rrethana historike, politike dhe aspekte strukturore se si funksionojnë shoqëritë në Ballkan, do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Këtë, Bushati e ilustron edhe me platformën programatike të Presidentit të ri të BE-së, Jean Claude Junker, sipas të cilit në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së.

“Ky është një takim, që do të mbledhë së bashku jo thjesht kryeministrat e rajonit, ministrat e Jashtëm dhe ata të Ekonomisë, por dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, të institucioneve ndërkombëtare, me qëllim për të identifikuar rrugët politike, ekonomike, institucionale, që do ta afrojnë më tej rajonin me Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër do të kanalizojnë të gjitha energjitë për të siguruar vazhdimësinë e transformimit demokratik, qeverisjes më të mirë ekonomike, bashkëpunimit më të përforcuar rajonal dhe afrimit të rajonit, për pasojë, me Bashkimin Europian”, u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në këndvështrimin e ministrit Bushati, Konferenca do të ndihmojë gjithashtu në shpalosjen e ideve për një strukturim akoma më të mirë të vendeve të Ballkanit.

“Sot për sot, Ballkani, pavarësisht se dëshirojmë ta quajmë një rajon, nuk është i tillë. Të gjithë jemi koshientë që është më e lehtë të shkosh sot në Vjenë, në Mynih, në Romë, në Athinë apo Stamboll, se sa të shkosh në Sarajevë, Beograd, Shkup, Zagreb. Pra në këtë pikëpamje, të gjitha energjitë e Gjermanisë, aktorëve kryesorë dhe vendeve të rajonit janë për ta strukturuar më tej afrimin e Ballkanit me BE, duke e transformuar njëkohësisht edhe këtë në një rajon, në kuptimin e plotë të fjalës”, vijoi më tej zoti Bushati.

Daljen e pritshme të Kancelares Merkel me kryeministrin Rama, në konferencën për shtyp, ministri Ditmir Bushati e shikon si një përgjegjësi dhe jo triumf. Ai jep tri arsye për këtë zjedhje të Merkel.

“Shqipëria është një vend që mban Presidencën e radhës të iniciativës së Europës Juglindore dhe kryeministri Rama për pasojë është drejtues i kësaj iniciative. Së dyti, Shqipëria, këtë vit, mori statusin e vendit kandidat dhe përbën një lajm në raport me vendet e tjera në këtë proces. Së treti, Shqipëria është një vend i cili me rigorozitet, gjatë gjithë periudhës së krizës në Ukrainë i është përmbajtur vlerave europiane, duke njehsuar qendrimet e saj në politikën e jashtme. Në këtë kontekst, është e logjikshme, që të ketë një ndarje detyrash ndërmjet vendeve dhe një përcaktim luajal të rolit të secilit në këtë proces”, përfundoi intervistën ministri Bushati./tch

August 21, 2014 14:30
Komento

4 Komente

  1. beni August 21, 16:33

    Europa po u jep doren per tu shkeputur njeher e mir nga e kaluara e hidhur, nacionalizmi ekstrem enverist e orientalist per tu integruar ne shoqerin e mendimit e levizjen e punesimin e lir te qytetarve te ketij unioni! Integrimi fillon me reforma duke filluar nga kultura e duke perfunduar tek duart e pastra te korrupsionit,! Fjalet e bukra ndaj atyre qe u lidh pushteti e interesat vetiake duhen menjanuar, per tu dhen besimin popullit qe te ken nje besim tek pushtetaret e shteti i tyre, qe tashme e ka humbur besimin?

    Reply to this comment
  2. lejleku August 21, 16:43

    Para 30te vitesh Franc Jozef Shtrausi na premtoi ngritjen e uzines se BENZITne Shkoder ,a kemi projekte te kesaj natyre nga keto takime .
    Evropa te rrije aty ku eshte ne na nevojien PROJEKTE dhe IDE se per politike jemi te ngopur bile edhe te tejngopur nga Fukaralleku.

    Reply to this comment
  3. labinot August 21, 17:47

    Terroristet e marx-len. donin ta mbanin popullin sa me te varfer,prandaj nuk i pranuan kredite gjermane.Teoria e Enver Hoxhes ishte ta varferonte popullin deri ne kufijte e mbijeteses,si mushke e baba Cenos,qe te mos hidhte shqelma.Edhe sikur te pranonin gjermanet te sillnin ketu reparacionet e luftes(Ne fakt ata ngulen kembe te sillnin shume me teper,kredi pa afat kthimi,fabrika benxash ne Shkoder etj.),komunistet nuk do te pranonin,si Pol-Poti,ruheshin nga cdo hapje me boten e zhvilluar,se atehere shqiptaret e skllaveruar do te kuptonin si jeton bota.Ne fakt u eci.Kur u pushkatuan Caushesket,u hyri tmerri. E bene demokracine alla shqiptarce,vune nje mender sanitarin e bllokut malok katnar,qe e perdornin per analiza shurre dhe s`i gjeti gje.Katunari i shau per te share,por nuk i preku fare.Ky hajdut s`la gje pa vjedhur .E mbajti besen e Vicidolit katnari.

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic August 21, 19:15

    Periudha e luftes se ftohet ka perenduar.Sote jemi ne kushte tjera.Dora qe jepet nga Kancelarje Gjermane eshte nje ogur i mire per shqiptaret. Shqiperia ka nevoj per ndihmen Evropian ku Gjermenia eshte nje nder vendet me kryesore . Populli shqiptar i coptuar dhe i derrmuar ka nevoj per doren e ngrohet te Gjermanise Demokratike.
    Me duket qe edhe Edi Rama po arrin te binde Perendimin se shqiperia eshte jo vetem e interesuar per t`ju afruar Evropes pore e shef ate si nje domosdoshmeri per tu renditur perkrahe vendeve te zhvilluera Evropiane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim