Konferenca e Berlinit, Rama: Synojmë një qasje të re ndaj rajonit

August 26, 2014 13:59

Konferenca e Berlinit, Rama: Synojmë një qasje të re ndaj rajonit

Para nisjes drejt Berlinit ku do të marrë pjesë në samitin që do të zhvillohet më 28 gusht.

Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë për shtyp. Kryeministri tha se synimi është një qasje e re ndaj rajonit dhe gjithë vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit.

“Praktikisht synimi ynë është që një qasje e re ndaj rajonit dhe gjithë vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit.

Kjo qasje e re s’mund të jetë njëplanëshe po duhet të jetë disaplanëshe. Për këtë arsye ne e kemi konceptuar dokumentin tonë të bazuar pikërisht në ato shtylla të vendosura si shtylla bazë të diskutimit të konferencës.

Mbetet me rëndësi të veçantë, themeli i kësaj konference që lidhet me një politikë të re që ka nisur në rajon në shtysën e fortë të paqes dhe mbi faktin se ky është viti i parë që rajoni në historinë e vet jeton pa konflikte në kufijtë mes vendeve. Mbi këtë themel duhet ndërtuar një marrëdhënie e re në funksion të rritjes së financimeve për rajonin. Është e qartë që kriza financiare e ka goditur rajonin dhe përgjithësisht burimet financiare janë vënë në funksion të ndaljes së krizës,” tha Rama në një konferencë për shtyp nga aeroporti Nënë Tereza.

August 26, 2014 13:59
Komento

3 Komente

  1. Mark uk August 26, 15:14

    Na plasi by…. duke thene per cdo gja do kemi fillim te ri.Sikur ai eshte shpetimtari i vendit.Ket gje e bente edhe Enver kryemineli.Populli te pret ti bejesh,bile ti kishe bere ato cfar premtove.Nuk je ma ne fushat elektroale qe te thuash do ta bejm.

    Reply to this comment
  2. Bora August 26, 15:55

    Ik o Mark Uk,s’paske bere pushime ket vit!

    Reply to this comment
  3. . August 26, 17:44

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    Z.Rama,

    i vetmi kryeminister i modelit Europian i shkelqyer qe

    po nderon dhe mbron autoritetin e Shqiperise ne rajon dhe bote.

    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim