Konferenca e Donatorëve, Rama takohet me princin e Arabisë Saudite
Nga Arkiva
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në datë 16 shkurt në Bruksel për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama ka zhvilluar takim edhe me princin Faisal bin Farhan Al-Saud njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, ku është diskutuar në lidhje me Konferencën e Donatorëve. Pjesë e diskutimeve ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kontributi që pritet të japin aleatët e Shqipërisë.
‘Me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve ditën e hënë në Bruksel‘, shkruan Rama
Konferenca e Donatorëve do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel dhe do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. Dëmët e tërmetit kapën një faturë të ‘majme’ prej 980 milionë euro.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento