Gjyqtarët: Dakord për reforma, por duke na respektuar pavarësinë

December 26, 2013 12:48

Gjyqtarët: Dakord për reforma, por duke na respektuar pavarësinë

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka dalë me një deklaratë pas një takimi të organizuar për të analizuar raportin e progresit të Bashkimit Europian.

Në deklaratë thuhet se ata janë gati për të kontribuar maksimalisht në luftën kundër korrupsionit. Më poshtë, një pjesë e deklaratës:

“Gjyqtarët janë të ndërgjegjshëm për problemet  që ekzistojnë e të gatshëm të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër fenomeneve negative, që ulin besimin e publikut dhe cenojnë parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të shtetit demokratik… Këshilli Ekzekutiv në emër të Konferencës Gjyqësore dënon me forcë rastet korruptive që komprometojnë integritetin e gjyqësorit dhe misionin e dhënies së drejtësisë. Ai inkurajon median, shoqërinë civile dhe tërë mekanizmat e zbatimit të ligjit të kontribuojnë në luftën kundër fenomenit të korrupsionit në gjithë shoqërinë shqiptare, e në veçanti në sistemin e drejtësisë. Këto fenomene nuk duhet që të eklipsojnë punën e madhe që bëhet çdo ditë nga gjyqtarët në përmbushje të misionit të tyre për dhënien e drejtësisë… Këshilli Ekzekutiv vlerëson procesin e vazhdimit të reformave për një gjyqësor më të përgjegjshëm e më të pavarur. Ky proces kërkon një klimë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje.  Këshilli shpreh gatishmërinë në realizimin e saj, si dhe bindjen se reformat  duhet të kryhen në respektim të parimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor….”. 

December 26, 2013 12:48
Komento

9 Komente

  1. Arben December 26, 14:05

    ORE PO SHINI JU SI TJU DOJE B.THA, KUR NUK KA POLICI SHTETI QE TJU KALBI NE BURG, BENI SI TE PERSEKUTUAR JU.

    PARATE PO I MERRNI NE MES TE DITES OR HAJDUTA, KETU NE FIER, TREGOHET NJE HISTORI QE GJYQTARI, MORI LEKET NJE PERSONI QE KISHTE VAJTUR NE POLICI DHE ATA I KISHIN DHENE ATIJ 7,000 EURO QE TJA JEPTE GJYQTARIT.

    GJYQTARI I MORI EUROT DHE I FSHEHU E POLICIA I HENGRI M…TIN.

    KJO SEPSE MORI SINJAL SI ISHTE PUNA, KUR POLICIA ISHTE RRUGES PER NE ZYREN E TIJ.

    E KUPTONI APO JO, EDHE SHTETIT VETE PO JA VIDHNI PARATE.

    GJYQESORI NE SHQIPERI ESHTE TRAGJIKOMI.

    Reply to this comment
  2. As December 26, 14:11

    Me kot gjyqtaret nxjerrin per shtyp pacavure te tilla pasi ne nuk i hame. Ne rast se gjyqtaret do te deklarojne publikisht burimet e financimit te pasurise se tyre te vene dhe qe vene atehere po.
    C”domethene te “ruhet pavaresia” Ky eshte nje term abuziv ne shoqeri dhe ne nje shtet ligjor. Pavaresi nuk do te thote :se ke te drejte te marresh vendime te kunderligjeshme apo ne interes te nje pale te caktuar pa mbajtur pergjegjesi per kete.
    Sikur nje inxh, nje mjek, nje ushtarak etj. te jap vendime teknike e profesionale ne kundeshtim me ligjet e shkences dhe teknikes ai i nenshtrohet hetimit dhe denimit teknik dhe atij ligjor. Ne te njetat kushte duhet te vendoset dhe cdo punonjes i sektorit te drejtesise. Pa ndeshkim te vete trupes se punonjesve te sistemit te drejtesise nuk mund te kete drejtesi dhe sukses.

    Reply to this comment
  3. Osmani December 26, 14:12

    Korporata e te korruptuarve deklaron: Dakort me reforma, por duke ruajtur pavaresine e mitmarrjes sone.

    Shqiperine nuk po e qas BE-ja prej ketyre mostrave, keta bejne deklarata.

    Reply to this comment
  4. Bardhyl Qirjaku December 26, 15:19

    Keni te drejte zoterinj gjyqtare. Akoma nuk e keni kuptuar se sqepari qe gdhend e gdhend, nuk arrin te gdhendi bishtin e tij. Dhe kur ia gdhendin bishtin, mos thoni se eshte sqepar i pavarur.
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
  5. O Kris - Kakerdhia December 26, 16:31

    Gjyqtret shqipetare … “E keqija me e madhe e Shqiperise”.
    Gjyqtret sot … “Mafia” dhe “Korrupsioni” qe shkaterroi dhe perdhunoi lirine dhe te drejtat e njeriut ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  6. populli December 26, 17:19

    Atyre qe u ka takuar te shkojne shpesh ne gjykata u ka rene ne sy fakti se korridoret e gjykatave jane si pasarelat e modes se larte, ku gjyqtaret dhe gjyqtarët si top modelë qe cdo dite ekspozojne lloje te ndryshme kostumesh, fustanesh, peliqesh …..Problemi eshte se gjyqtaret shqiptare kane nje nivel te tille jetese qe nuk do te mund ta perballonin as sikur te kishin rrogat e kolegeve te tyre gjermane, franceze, britanike apo dhe amerikane. (marre nga gazeta “Sot”, dt. 24 qershor 2007 – Kastriot Myftaraj)

    Reply to this comment
  7. Mimoza December 26, 18:00

    Gjyqtaret ne pergjithesi jane shume te korruptuar dhe kerkojne pa fund. Rrallehere fitohet nje gjyq me te drejte. Po ashtu si dhe shumicA E AVOKATEVE QE JANE SEKSERE TE TYRE DHE PERPIQEN TE FITOJNE P FAUND. POR EDHE SHUME NENPUNES TE SHTETIT, SIDOOMOS NE VENDE TE TILLA SI HIPOTEKA NUK LENE KUSUR ASNJE HAJDUTLLEK. PO ME E E BU -KURA E KETIJ VENDI ESHTE SE KA EDHE LIGJVENES QE NUK ZBATOJNE LIGJET E SHTETIT, MADJE TALLEN ME TO. nUK PO ZE EMRA SE MA HEQIN KOMENTIN. eNDE DHUNOHET FJala e lire, pro apo kunder.

    Reply to this comment
  8. Mimoza December 26, 18:03

    Meqe komenti im nuk u hoq po them edhe emrin e nje ligjvenesi qe nuk pranon as vendimet e formes se prere te gjykates se apelit dhe ky eshte Sadri Abazi. Ishalla kete komentin tim e sheh ndonje socialist i ndershem dhe te themi te drejten asish ka shume qe ta vere ne mend.

    Reply to this comment
  9. burgu i rrogozhines December 26, 23:25

    Ne nje varim ,ishte dhe nje mjek ….duke hedhur syte nga vorezat tha …Shumica e ketyre ketu eshte per fajin tone ……Edhe shumica ,e te burgosurve eshte per fajin egjykatesve ,,,sepse gjykatesit ,keqbersit e vertete i le te lire ,shetisin me makina luksoze ,banojne nepr vila ,kan biznese maramendese …..dhe te gjitha keto me droge e me prostitucion ….Prandaj kot flisni ,,,te “nderuar ” gjykatesa ,,,Ne Shqiperi ,nuk ka nje as Burr e as Grua ,qe ti rezistojne parave te pista …..se ato te shkretat kur jan even pa djerse nuk te dhembin …..dhe prandaj ,,,mos beni deklarata naive ,se e ulni me shume figuren tuaj ….Jeni kthyer ne shtresen me negative te shoqerise ,,,,Drejtesi=hajdut +mashtrus +vampir ,,,,aftesine dhe zotesine tuaj e tregoni vetem me njerzit e varfer ,,,se me ata te pasurit nuk jua a mban ,,se jua a zen frymen ata me euro ,a me ndonje pallat a ,me ndonje dyqan a ,,,,me bizhuterira ,e me copa te shtrenjta …….Vazhdoni ,vazhdoni…po para zotit jemi te gjithe njesoj …mendoni se jetoni ..por jam i sigurt qe asnjeri prej jush nuk fle i qete ne darke …….per ato maskaralleqe qe ben diten ………Beni ,beni gjyqe te rregullta ,mos beni pazare ……Mos e falni fajtorin ,por edhe te pafajshmin ,mos erasni brenda kur nuk ka te paguaj ate shifren tuaj maramendes ……….Zoti ju meshirofte …se keni ber shume mekate !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*