Konferenca në Budapest, Vishegradi mbështet Shqipërinë: Datë sa më të shpejtë për negociatat

October 11, 2017 17:27

Konferenca në Budapest, Vishegradi mbështet Shqipërinë: Datë sa më të shpejtë për negociatat

Vendet anëtare të BE në Evropën Qendrore dhe Lindore mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në konferencën vjetore të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Budapest dhe ku i pranishëm ishte dhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia shprehën mbështetjen për përcaktimin sa më shpejt të një date për fillimin zyrtartë negociatave për aderimin në BE.

Ata vlerësuan progresin e Shqipërisë, sidomos për reformën e sistemit të drejtësisë, dhe kërkuan që ky progres të reflektohet qartë në vendimmarrjen e BE-së.

Ministri Bushati, në fjalën e tij vlerësoi si tepër të rëndësishëm rolin e vendeve të Vishegradit dhe mbështetjen e tyre në mënyrë që angazhimi i shprehur së fundmi nga BE ndaj procesit të zgjerimit të përkthehet në hapa konkretë.

Ministri nënvizoi rëndësinë e vijimit të axhendës së zgjerimit si një element thelbësor për rajonin tonë por edhe për vetë BE-në.

Duke informuar mbi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, Ministri Bushati theksoi se “zbatimi iligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri nëprocesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bullgarisë, Rumanisë si dhe përfaqësues të Estonisë, Kroacisë, Sllovenisë.

Diskutimet u përqendruan në identifikimin e hapave përpërshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE në rajon, jo vetëm si një ushtrim teknik, por edhe si një instrument në përballjen me sfidat e sigurisë në Europë.

October 11, 2017 17:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*