Konfindustria 3 kërkesa për mazhorancën e re

Redaksia Online August 17, 2013 14:07

Konfindustria 3 kërkesa për mazhorancën e re

Ndërsa qeveria e re po bëhet gati të marrë drejtimin e vendit, biznesi shqiptar kërkon të dijë se cilat do të jenë masat që do të merren për përmirësimin e klimës për të bërë biznes. Në një deklaratë për mediat, Konfindustria i kërkon qeverisë së re të Edi Ramës strategjitë themelore ekonomike dhe fiskale, që do të zbatohen. Kjo masë sipas Konfindustrisë vjen pasi është në rritje numri i bizneseve të huaja që janë të interesuara të investojnë në Shqipëri.

Konfindustria i kërkon qeverisë së re garanci për vazhdimësinë e politikës fiskale të taksave të ulta sikunder zbatohet edhe në vendet e tjera të rajonit, ndërsa kërkon të njihen me sektorët ekonomike që do të jenë parësore në programin e qeverisë së re shoqëruar me mënyrat e tërheqjes së kapitalit.

Gjithashtu investitorët e huaj sipas Konfindustrisë shprehin interes në rritje për politikat e zmadhimit të tregut të Shqipërisë me Kosovën, vendet e CEFTA dhe BE.
Gjatë gjysmës së parë të 2013 sipas të dhënave të Konfindustrisë ka pasur një një rritje të ndjeshme 2-3 herë të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012.

Shkak i rritjes së interesit sipas ekspertëve, janë pasojat e krizës globale që kanë prekur ndjeshëm ekonomitë e vendeve të zhvilluara të BE por edhe projektet e mëdha infrastrukturore në të cilën Shqipëria do të përfshihet si TAP, sektori energjisë.

Shumë institucione financiare ndërkombëtare kanë vlerësuar se rritja ekonomike për Shqipërinë për vitin 2013 do të jetë e vogël, kjo e lidhur nga kriza ne Eurozonë, klima jo e mirë e të bërit biznes si dhe të ardhurat e pakta që vijnë nga emigrantët.

Redaksia Online August 17, 2013 14:07
Komento

1 Koment

  1. juju August 17, 21:36

    Qeveria do ishte mire te hetonte veprimtarine eGjergjit sesa ka vjedhur nepermjet kofinindustrise ne projektet me institucionet shtetrore si dhe me manipulimet qe ka bere duke kurruoptuar yzrtare p[er perfitime te antareve te kofinindustrise sidomos fasoneve italiane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*