Konfindustria apel qeverisë: Të rishikohen koncesionet dhe PPP për mirëmbajtjen e rrugëve

August 20, 2018 16:06

Konfindustria apel qeverisë: Të rishikohen koncesionet dhe PPP për mirëmbajtjen e rrugëve

Nisur nga tragjedia e Xhenovës, Konfindustria Shqiptare i kërkon qeverisë të rishikojë në thelb mënyrën e sotme të ndërtimit dhe menaxhimit të rrugëve kombëtare, koncesionet, PPP si edhe kontratat e mirëmbajtjes të infrastrukturës.

Sipas saj krijimi i një Agjencie Publike të Menaxhimit të Infrastrukturës dhe i Strategjisë së Zhvillimit dhe Menaxhimit Infrastrukturor, sipas standardeve të vendeve të zhvilluara, është domosdoshmëri.

Konfindustria vlerëson, se duhet të ripërcaktohen sa më shpejt kushtet e përzgjedhjes së kompanive, që marrin përsipër ndërtimin dhe mirëmbajtjen e akseve strategjike të rrugëve dhe veprave kryesore të infrastrukturës kombëtare.

o.j/dita

August 20, 2018 16:06
Komento

1 Koment

  1. Laura August 20, 17:36

    Ore po kjo eshte industria e recelit dhe kavanozave. Cne keta me infrastrukturen??? Rini o te uruar te kavanozat dhe konservat. Lerjani infrastrukturen te flasin specialistet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*