Konfindustria i kërkon qeverisë borxhin dhe interesat

October 6, 2013 14:07

Konfindustria i kërkon qeverisë borxhin dhe interesat

Dy ditë më parë, kryeministri Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për t’i shlyer biznesit të gjitha detyrimet që i ka shteti. Konfindustria ka reaguar, duke u shprehur se do të kërkojë zyrtarisht nga ekzekutivi shqiptar, që të zbatojë plotësisht në mënyrë të njëjtë, sikurse i kërkohet biznesit në detyrimet financiare të ndërsjellta.

Konfindustria vlerëson se shlyerja e shumëpritur e faturave të prapambetura të punëve publike nga ana e shtetit duhet të shoqerohet edhe me detyrimet financiare shtesë mbështetur në fitimin e munguar dhe interesin bankar, që rrjedhin nga vonesa në kohë e pagesës dhe që ka prodhuar kosto shtesë për biznesin.

Vlerësim të njëjtë Konfindustria kërkon edhe për vonesat e përhershme në kohë të rikthimit të TVSH. “Duhet të kujtojmë se biznesi për vonesa kohore të shlyerjes së detyrimeve ngarkohet me gjoba tepër të larta” thekson Konfindustria.

Konfindustria vlerëson gjithashtu se  zbatimi i praktikave të njëjta në detyrimet shtet-biznes do të jetë hap shumë i rëndësishëm në rritjen e përgjegjësisë së përbashkët.

Kjo sipas Konfindustrisë do të jetë shprehje e seriozitetit të shtetit shqiptar dhe një kusht mjaft i rëndësishëm për investitorët e brendshëm dhe sidomos të huaj. / Tema

 

October 6, 2013 14:07
Komento

12 Komente

  1. shqipfolësi October 6, 14:58

    Konfindustria,
    Kërkoni të konfiskohen pasuritë e qeverisë berishiane dhe do ju dalin edhe borxhet edhe interesat që dashke. Pse nuk ia kërkonit Salës detyrimet, me këtë gjuhë që po ia kërkoni qeverisë së re???!!! Shumë pikëpyetje e pikëçuditëse ka kjo mesele…

    Reply to this comment
    • vlora October 7, 07:52

      Po se ne kohen e Saliut ishin hsume prej tyre bashkepuntore ne vjedhje e me keta te rrinjte s’do u ndeze me te vjedhin prandaj …. jane “bucet” e Saliut keta te tere

      Reply to this comment
  2. rising star October 6, 15:33

    te kryhet ekspertiza e punimeve qe jan kryer nga bisneset dhe si jan fituar tenderat nga bisneset!me pas te procedohet me shluerjen e bisneseve .kush e meriton te merri leke kush ka ber makinacione per te fituar tendera ose ka pranuar tendera elektoral ne bashkpjnim me ish qeverine te marri lesht tek e fundit bisnesi eshte bixhoz ka dhe raste kur humb.

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit October 6, 18:39

    Qeveria ka borxh, kjo dihet, se edhe ne ketu por dhe shume te tjere, u inatosen me disa firma proqeveritare, qe ne shrbim te hapur te rregjimit te Berishes, e ndihmuan ate rregjim te mbaje pushtetin me pa te drejte.
    Keta kerkojne parate e nje pune te kryer thone, por ne kemi pare qe shume pune ose nuk kane filluar, ose jane kryer ne nje perqindje te paperfillshme, ose jane bere jashte cdo standarti teknik.
    Kryeministri Edi Rama, duhet ti lexoje keto komente, se keto komente jane ajo pjese e 1-miljon shpullave qe i dhane Saliut dhe ketyre bizneseve te korruptuara te qeverise berishiane, por ne keto komente, qeveria dhe personat pergjegjes, mund te gjejne zgjidhje, qe sjane hedhur akoma ne tavolinen e bisedimeve, dhe qe jane zgjidhjet me te mira, per momentin.
    Une po jap nje obsion, qe praktikohet me shume ne firmat qe kane falimentuar, por qe shteti me ane te mjeteve te saja, i paguan punetoret.
    Psh. Nje firme ndertimi qe pretendon se ka bere nje pune si punemarrese nga qeveria apo nga bashkija, le te paraqese me dokumenta, se sa ore pune ka bere, sa punetore te rregjistruar me letra, ka patur dhe duke i bashkuar me kohen qe ka zgjatur ky ndertim, qeveria do te shohe ne realitet, se sa i jane permbajtur keto firma, taksave dhe sigurimeve shoqerore, duke patur parasysh numrin e punetoreve qe kane punuar ne nje objekt.
    Jam me se 100% i sigurte, qe shumica e firmave, kane patur punetore ne te zeze, ku nuk i kane paguar, detyrimet qe ka nje firme me ligj.
    Se po te ishin pagur pershembull, per te gjitha keto ore pune qe pretendohet, e sigurimeve shoqerore, do te ishte e tejmbushur dhe sdo te kishte asnje pengese, per vizita mjeksore, apo dhe per detyrimet e pensioneve.
    Shumica e punetoreve ne Shqiperi jane te pa siguruar dhe ketu duhet qeveria e re e gjendur ne gracken e Bodes dhe Berishes, te filloje investigimin, nje investigim intim dhe do te shifni qe shfra qe pretendohet nga bizneset berishiane, do te ulet ne menyre drastike, se kur te shofin berishianet se nga mos-sigurimi dhe mos deklarimi i punes se bere ne tatime, do te shkojne para drejtesise, ata vete do te terhiqen, duke mallkuar Sali Berishen qe i futi ne kete qorrsokak.
    Keto jane metoda demokratike, qe zbatohen ne te gjitha vendet demokratike, ku ne duam te integrohemi.
    Shume firma berishiane, jane drejtuar qeverise se Edi Rames, duke i treguar fatura, te nje pune te . Ne rregull, por kur te kerkoni, ju lutem merrni me vehte edhe faturat e sigurimeve shoqerore dhe te tatimeve te ndryshme dhe pastaj do te shofim se a korespondon puan e bere ne nje kohe kaq te shkurter, me nurmin e punetoreve dhe a kane qene keta punetore qe abuzivisht eshte shtuar ne numer, per te perfituar shuma te medha.
    Lenia e ketij borxhi, eshte bere me qellim nga qeveria Berisha dhe zhurma e hedhur e Berishes dhe berishianeve te tjere se Edi Rama, do te pesoje fatin e Papandreutka qene nje qellim ne vetvete e qeverise Berisha.

    Reply to this comment
  4. Geg hyseni October 6, 21:20

    Asnje leke bizneseve qe kan punuar qesim! Kush i detyroi te futen ne vallen e piramdes se Saludes.Shqiperia dhe shqiptaret e kan mbyllur me gjak e shkaterim historine e piramidave mashtruese qe ne vitin 1977. E kemi paguar nje here kete harac.Te paguhen se pari invalidet, te verberit, paraplegjiket, ajo shtrese qe ska asnje te ardhur, pra ndihma sociale, te paguhen detyrimet per te larguarit nga puna, qe me vendime gjykatash kan shtuar radhet e te perndjekurve politik te kohes se demodiktatures se PD.

    Reply to this comment
  5. gozhda October 7, 05:33

    kam mendimin se te gjitha tenderat e fituara nga bisnesmenet dhe punimet e kryera nga keto ti nenshtrohen nje skaneri te domosdoshem dhe eshte e drejta e tyre te kerkojne edhe interesat

    Reply to this comment
  6. Arioni October 7, 09:13

    Ky Buxhuku ben kot si pordhe e madhe. Ai nuk perfaqeson asgje, vetem vehten e tij. Jane dy-tre firma qe i japin ndonje lek sa te nxjerri rrogen dhe te dali ndonjehere ne TV.

    I jep kot rendesi vetes.

    Reply to this comment
  7. shpetim October 7, 10:59

    Ju drejtues te konfindustria krahas pagesave te pamarra nga rimbursimi i i TVSH kerkoni dhe interesa. Ne ligj kjo kerkese e juaja, nuk eshte percaktuar qe te paguhen interesat. Pse nuk e keni kerkuar qe per vonesat e TVSH te shoqerorohej me ligj,ose kur ju te derdhinit detyrimet ndaj shtetit ti zbrisnit TVSH e rimbursuar dhe te merrnit intersat per muaj vonese kur kryeminister ishte S.Berisha? Po te ishte akoma qeveria e PD, t’a harronit se do ti merrnit rimbursimet e TVSH. Premtimi i dhenjest e detyrimeve te papaguara nga shteti, eshte nje sakrifice e madhe. Ne rast se doni % e vonesave, hidhmi ne gjygj S.Berishen dhe R.Bode per shperdorin detyre duke kerkuar sekuestrimin e tere pasurite e deklaruara dhe te padklaruara te tyre. Qeveria e re po ju jep doren e bashkepunimit, ndersa ju kerkon t’i merrnit krahun.

    Reply to this comment
  8. karolina October 7, 12:36

    O hut pse nuk ja kerkove Sales keto po u kujtove tani edhe per interesat ? Nuk te pritet ty se keshtu te mesoj babai .Apo nuk ke marre akoma interesat e tua nga konfindustria ? ik keput qafen edhe ti me te tjeret.

    Reply to this comment
  9. adi October 7, 15:13

    Keta palaco nuk guxuan asnjehere te kerkonin parate e tyre Berishes dhe tani ju erdhi goja e duan edhe interesat. Plehra qe jo vetem nuk kerkonit por edhe i jepnit prape Berishes,

    Reply to this comment
  10. miri October 7, 17:09

    te shikohet cilesia e punes te ktyre bossave……mjaft tallen b…. me popullin.

    Reply to this comment
  11. miri October 8, 10:17

    o mer pallavesh me rop shpie sa kom qesh…………………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim