Konfindustria: Rënia e të ardhurave, politika fiskale ka dështuar

April 20, 2015 09:58

Konfindustria: Rënia e të ardhurave, politika fiskale ka dështuar

Një prej shoqatave të biznesit, Konfindustria, ka reaguar dje nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kjo për shkak të rënies së ndjeshme të të ardhurave nga tatim fitimi për 2 mujorin e parë të vitit 2015.

Kjo shoqatë “shpreh shqetësimin e saj lidhur me rrezikun e dështimit të të gjithë politikave fiskale 2 vjeçare të ndjekura nga ekzekutivi shqiptar nën trysninë edhe të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

“Sipas të dhënave të institucioneve shtetërore në muajt janar- shkurt 2015 ka rënie të ndjeshme prej mbi 13% të të ardhurave nga tatim fitimi, krahësimisht me vitin pararendës dhe mbi 30% ndaj planifikimit buxhetor”, thuhet në njoftim.

Konfindustria vlerëson gjithashtu, se treguesit e mesipërm buxhetorë paralajmërojnë qartësisht për rrezikun e dështimit të plotë edhe të recetave të FMN, të parashikuara në marrëveshjen e kredisë të vitit 2014 me qeverinë shqiptare.

Konfindustria vlerëson, se në një pjesë të madhe rënia e të ardhurave buxhetore për muajt e parë të vitit 2015, është pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së rritjes në përgjithësi të ngarkesës taksore të shprehur në 2 paketa fiskale të njëpasnjëshme në vitet 2014-15 për biznesin dhe qytetaret, përthyerjes me 50% të tatim fitimit për kategoritë e biznesit me qarkullim vjetor nën/mbi 8 milionë lekë, kalimit “de facto’ nga sistemi i taksës së thjeshtë me baze 10% në taksën e sheshtë 15%, etj.

April 20, 2015 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*