Konfirmohet mungesa e Marcelo-s, trajneri i Brazilit: Në vend të tij…

July 1, 2018 20:38

Konfirmohet mungesa e Marcelo-s, trajneri i Brazilit: Në vend të tij…

Mbrojtësi brazilian Marcelo, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të grupit kundër Serbisë, nuk do të jetë i gatshëm nesër për ‘Seleçaon’, kur këta të fundit të zbresin në fushë kundër Meksikës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i Brazilit, i cili u shpreh në një konferencë për shtyp se “Marcelo nuk do të luajë, në vend të tij do të jetë në fushë Felipe Luis. Në një situatë normale do të ishte titullar, por këtë radhë nuk ia ka dalë mbanë”.

Tite i është përgjigjur më pas pyetjeve rreth Neymarit, i cili është kritikuar së fundmi shumë për lojën e tij.

“Disa gjëra që kanë ndodhur në dhomat e zhveshjes, do t’jua tregoj, disa të tjera jo. Neymar ka luajtur shumë. Kam folur me të dhe e dimë se çfarë çmimi ka paguar për t’u kthyer në këto nivele. Mendoj se tani po arrin formën e tij më të mirë”, ka thënë ai.

Trajneri i Brazilit ka zbuluar edhe formacionin e “Seleçao”-s në ndeshjen ndaj Meksikës, i cili do shihet i përbërë nga: Alisson, Fagner, Thiago Silva, Miranda, Filipe Luis, Casemiro, Ëillian, Paulinho, Philippe Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus.

s.a/dita

July 1, 2018 20:38
Komento

2 Komente

  1. MH July 1, 23:32

    Neymar !
    Nji lojtar teper mendjemadh sa nuk arrin te tregoje te pakten nji fare nivelit si futbollist me nivelin normal qe ka cdo lojtar.Po,ky asht talent per te improvizue faullo damtime per veten e tije qe na fakt askush nuk po e godet.Cuditem pse arbitrat nuk i japin karton te verdhe.
    Ndersa Marcelo asht vertet lojtar i madh.Vec talentit luan me shpirte dhe nuk e ka hilen per tu shtire se vritet kur shkapetjet jane normale ne lojen e futbollit.

    Reply to this comment
  2. spatari July 2, 12:05

    Vleresim te vecante per Marcelon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*