Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Brunilda Brati: Ndjehem e vlerësuar

August 1, 2018 09:51

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Brunilda Brati: Ndjehem e vlerësuar

 

Gjyqtarja e Shkallës së Parë, Brunilda Kadi ka kaluar me sukses Vettingun.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Lulzim Hamiti, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, pas seancës dëgjimore të 30 korrikut vendosi të konfirmojë në detyrë Kadin, pasi ka rezultuar nga verifikimet e KPK-së, e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Kadi u hetua me përparësi nga KPK-ja pasi ishte kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas hetimit në të tre shtyllat e verifikimit, pastërti figure, aftësi profesionale dhe deklarim pasurie, Kadi rezultoi e pastër. DSIK nga ana tjetër, gjithashtu specifikoi se Kadi ishte e përshtatshme për detyrën.

Pas përfundimit të seancës dhe marrjes së vendimit, Kadi u shpreh: “E ndjej veten të vlerësuar për punën që kam bërë”

I vetmi denoncim për gjyqtaren Brunilda Kadi, është ai i një biznesmeni spanjoll i cili pretendon se gjyqtarja ka kryer shkelje pasi ka dërguar dokumentet në adresën e gabuar në Madrid dhe komunikimi nuk ishte bërë me autoritetet spanjolle, siç përcakton Konventa e Hagës. Këtë çështje, KPK vendosi ta transferojë në gjykatë.

l.h/ dita

August 1, 2018 09:51
Komento

2 Komente

  1. alphade August 1, 11:18

    Kjo e Spanjes, asgje me rendesi ! Per nje adrese…?!

    Reply to this comment
  2. mirel August 1, 16:25

    deri tani shumica kane dale te paster
    Baterdia qenka bere nga pak veta
    pse ankohet Ramuti kur thote se drejtesia e ka fajin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*