Kërkoi konfirmimin mes lotësh, kalon vettingun gjyqtari i Apelit

November 8, 2019 09:13

Kërkoi konfirmimin mes lotësh, kalon vettingun gjyqtari i Apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Artur Kalaja.

Të mërkurën u zhvillua seanca dëgjimore ndaj tij ku Komisioni tha se Kalaja ka burime financiare të ligjshme, deklarim të saktë të pasurisë, ndërsa i mungonin disa prej deklarimeve të disa pagesave.

Por Kalaja tha se i plotësonte të gjithë kriteret për të vazhduar detyrën. “S’kam pasuri të paluajtshme, kam vetëm dy mjete. Kam dy fëmijë në shkollë publike”, shpjegoi mes lotësh gjyqtari.

Sipas Komisionit, Kalaja s’ka paguar detyrimet doganore të makinës së blerë në gjermani në vlerën 14 mijë euro.

Sipas KPK-së gjithashtu Kalaja në deklaratën periodike nuk ka deklaruar të ardhurat nga qiraja e zyrës në vlerën 200 euro në muaj, të cilën e ka deklaruar vetëm në deklaratën vetting.

Ndaj tij gjithashtu janë konstatuar dhe 6 denoncime, të cilët pas verifikimeve nuk përmbanin fakte dhe rrethana mbi kriterin profesional.

Trupa gjyqësore e kryesohej nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Firdes Shuli.

o.j/dita

November 8, 2019 09:13
Komento

5 Komente

  1. kur e qara te ben pune November 8, 11:00

    Urime o Turo, i zgjuar u tregove o qerrata. E kalove vettingun me dy pika loti.

    Reply to this comment
  2. KA November 8, 16:12

    Arturi seshte as hajdut as legen. Jurist profesionist. Familjar shembellor. Korrekt si askush. Cun tirane lindur e rritur. Dora e bordures. Asnjehere seshte perzijere ne allishverishe apo te vere gjobe. Te ishin dhe ca te tjere si Turi do ish ndryshe. E njoh prej shume vitesh dhe te verteten ka thene. Jeton ne pallat si 90 % e njerzve te zakonshem. Makine te zakonshme. Pushime ne Shqiperi. Gruan ne pune si te gjithe te tjerat. Cunat ne shkolle me modeste se i ati. Kur se njihni mos flisni o njerez

    Reply to this comment
  3. Besim November 8, 16:43

    Ata qe kane 50 deri 600 shtepi nuk e kalojne vetingun!
    Jo ne burg, por ne
    Pune private.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*