Konfirmohet në detyrë edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka

November 8, 2019 09:50

Konfirmohet në detyrë edhe gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Daniela Shirka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Daniela Shirka.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret ndaj Shirkas përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare.

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

o.j/dita

November 8, 2019 09:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*