Konfirmohet nga shkencëtarët: Marsi është i pajetueshëm

August 1, 2018 12:05

Konfirmohet nga shkencëtarët: Marsi është i pajetueshëm

 

Një lajm i keq vjen për ata që ëndërrojnë të ndryshojnë mjedisin e Marsit për ta bërë një Tokë të dytë, planeti i kuq nuk ka mjaftueshëm gaz karbonik për të krijuar një atmosferë mjaftueshëm të trashë që ta bëjë të banueshme, sipas shkencëtarëve.

Një studim i shfaqur në revistën “Nature Astronomy” analizon idenë sipas të cilës teknologjitë mund të mundësojnë transformimin e këtij planeti të shkretë dhe të thatë për ta bërë njësoj si Toka.

Ky është koncepti i “inxhinierisë planetare” ose “transformimit”, shumë i pëlqyer nga fantashkenca, por që i intereson gjithashtu edhe shkencëtarëve.

Prespektiva për misione të banueshme nga NASA drejt Marsit në terma afat mesme dhe ajo e vendosjes së kolonive njerëzore, e përmendur nga miliarderi Elon Musk, kanë nxitur studiuesit të analizojnë më në detaj këtë hipotezë të mbrojtur nga pronari i “SapceX”.

Ne donim të shihnim se çfarë ishte e mundshme të bëhej me dioksidin e karbonit (CO2) dhe me gjendjen aktuale të teknologjisë”, deklaroi Bruce Jakosky, i Universitetit të Kolorados në Bulder (SHBA) dhe autori kryesor i këtij studimi.

Më i vogël se sa Toka, Marsi ka një atmosferë shumë të dobët, presioni atmosferik është shumë i ulët dhe bën shumë ftohtë, temperatura mesatare është -63 gradë Celsius.

“Qëllimi i këtij transformimi është që Marsi të pajiset me një atmosferë më të trashë, njësoj si ajo e Tokës”, shpjegon Bruce Jakosky.

Çelësi i këtij transformimi të mjedisit është dioksidi i karbonit, një gaz me efekt serë që ndodhet i bllokuar në gurët dhe në akullnajat marsiane.

“Nëse arrijmë të çlirojmë këtë gaz në atmosferë, mund të shpresojmë që ajo të bëhet më e dendur, të ngrohet planeti dhe duke rritur presionin atmosferik, të bëhet e mundur që uji i lëngshëm të qëndrojë në sipërfaqe”, theksoi studiuesi.

“Por kemi zbuluar se nuk ka mjaftueshëm dioksid karboni për të krijuar një ngrohje klimatike të mjaftueshme, edhe sikur të arrijmë ta çlirojmë krejtësisht në atmosferë”, thotë ai, përcjell Atsh.

Madje, CO2-shi i pranishëm do të mundësonte vetëm një trefishim të atmosferës së Marist, që është sa një e pesta e presionit atmosferik që është i nevojshëm për ta bërë Marisn të banueshëm për njeriun, si dhe do e rriste temperaturën deri në -10 gradë Celcius.

“Për më tepër, është shumë e vështirë që të çlirohet ky CO2”, thotë ky shkencëtar.

l.h/ dita

August 1, 2018 12:05
Komento

1 Koment

  1. sa per...relaks . August 1, 13:49

    sipas “analizes spektrale” te viteve..70-te, eshte vertetuar se mungon jeta ne univer te pakten, disa dhjetra “vjete drete”, larg nesh….kuriozet e kesaj fushe, t’a heqin mendjen, se mund te gjejne ndonje…majmun ketu, afer (brenda sistemit tone Dellor) . ps. me vjen te qesh me kete teme, qe perben cudi, nese ka, apo nuk ka jete ne gjithesi, pervec ..Tokes..se…s’ka asnje interes teorik apo praktik….historite me alien jane vetem ..per ata qe s’i ze gjumi …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*