Konfirmohet skandali: Zbulohet femra me të cilën ministri ka bërë seks

June 3, 2016 19:48

Konfirmohet skandali: Zbulohet femra me të cilën ministri ka bërë seks

 

Ngjarja e shumëpërfolur me sfond seksual që përfshin një ministër të rëndësishëm të kabinetit dhe rrezikon jetëgjatësinë e qeverisë, në të vërtetë ka ndodhur.

Burime për Gojët e Liga raportuan se ministri i Marinës së Taxhikistanit, Nursulltan Katranbojev ka pranuar se ka patur marrëdhënie seksuale me një femër, edhe pse ai deklaron se askush nuk kishte të drejtë ta filmonte.

“Së pari, ju sqaroj se ishte një marrëdhënie seksuale me pëlqim dypalësh dhe nuk ka ndodhur në mjediset e punës”, sqaroi Katranbojev, duke hedhur poshtë kërkesën e opozitës që ai të jepte dorëheqjen.

Në vijim ministri hodhi dritë edhe më tej: “Nuk e di kush ka vënë kamera në dhomën time të gjumit. Por është fakt që unë dhe ime shoqe Vullkana Katranbojeva – Derëzezova kemi dëshirë të bëjmë edhe një fëmijë të dytë. Ky është motivi që na shtyu të ndërmerrnim atë akt”.

Femra në epiqendër të skandalit

Femra në epiqendër të skandalit

Sipas ministrit, sikur akti që ka mbërthyer vendin prej një muaji të kishte ndodhur thjesht për kënaqësi, ai padyshim që do ta jepte dorëheqjen. “Por fakti është që donim një fëmijë, prandaj…”, përfundoi ministri.

 

***

*Gojët e Liga është rubrikë satirike. Ngjarjet dhe personazhet e përshkruara nuk janë reale. 

June 3, 2016 19:48
Komento

1 Koment

  1. BLLOKU I- LSI June 4, 07:43

    kjo do jete viktima e gazetarucit SHKULLAKUT MADE IN MEDIA MAFIA SHQUPI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*