Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

February 5, 2021 19:39

Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Pas konfiskimit të 60 mln eurove pasuri, reagon ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në lidhje me dënimin e 11 personave si pjesë e dosjes 339, që akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin të Lezhës.

Një goditje e madhe, e quan Kim, teksa inkurajon SPAK-un që të vijojë me këto ritme, ku mes të dënuarve janë edhe zyrtarë publik, ndërsa shton se ky ishte një shembull i bashkëpunimit të zbatuesve të ligjit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Një tjetër goditje e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €.

Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë.

Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan Kim.

h.b/dita

February 5, 2021 19:39
Komento

11 Komente

  1. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” February 5, 20:02

    Arben Ndoka nuk u arrestua ashtu si dikur kur sulmoi fizikisht bashke me Pjerin Ndreun,Gent Strazimirin!Kush ndikoi ne mos/denimin e Arben Ndokes,kush ndikoi ne denimin e Bledar Toçit(nipi ish Deputetit Fatmir Toçi)vetem 6 Muaj per vrasje per pazare droge,kush ndikoi per lirimin para kohe te kriminelit Lul Berisha dhe Endrit Dokles,kush ndikoi qe Kostandin Xhuvani te mos/denohej me burgim te perjetshem,kush ndikoi qe Mark Frroku te lirohet para kohe nga burgu,..kush?Eshte ai qe flet gjithmone para drejtesise,drogaxhiu,hajduti,mashtruesi Edvin Escobar D’Rama,qe duhet te ishte arrestuar me koh.

    Reply to this comment
  2. Gjirin e lalzit duhet ta quajme ,gjiri hajduteve kriminel February 5, 20:19

    Kur do konfiskohen pasurite e krimineleve te lalzit berisha meta.
    Macja e monikes ka me shume pasuri dhe jeton me mire se shqiptaret qe presidenti ju bene thirrje per kryengritje.

    Reply to this comment
  3. Martin February 5, 21:16

    Goditje te medha 60 milion euro? Te medha do te jene nese verifikohen vjedhjet e Saliut dhe Ilirit si fillim, pastaj ketu do te jemi dhe do te shohim!

    Reply to this comment
  4. Ok February 5, 22:38

    Qendroi mbi koke zagareve

    Reply to this comment
  5. Eh c'a na ka gjet. February 6, 03:55

    Shoqja Kimete na sqaro se nga mengjesi deri ne darke shpreh mendime kontradiktore , nje here thua qe krimi dhe korrupsioni nuk po ndeshkohen , pastaj del e thua qe po ndeshkohen,….. ke te besojme Kimeten e mengjesit apo ate te darkes?

    Reply to this comment
    • M. Duma February 6, 10:11

      Kimetja shtrohet per vete me ata te gjirit te Lalzit me ngjala dhe vere te kuqe.
      Dorzojne ndonji ushtar idjot te vetdiskretituar dhe aty mbyllet historia e pusllukut Shqiptar.

      Reply to this comment
  6. Paul Tedeschini February 6, 10:52

    Nuk e kupton kjo zoja ambasadore se keto arrestime ne Lezhe jane lufte bandash per te eleminu hajdutat kundershtar ne Lezhe.
    Klani i Edi Rames ka kohe qe don ta shtij ne dore kete zone bregdetare per ta PERVEHTESU KLANI I TIJ.
    Kujton kjo ambasadorja amerikane se i njeh shqiptart.

    Reply to this comment
  7. Rrena...plot February 6, 11:56

    Nuk jane 60 mil.usd, as 1/3 , pasi eshte toke shteti e marre me letra falco, pra nuk ka sens te llogaritet si pasuri ne ate vlere e konfisk. Ajo cka duhet llogarutur eshte cfare ju merret plehrave ne xhep.
    Por edhe ky do jete lajm kot, si zakonisht, do bien ne apel nje pjese, do dale qe vlera eshte me e ulet dhe nje m i madh

    Reply to this comment
  8. asd February 6, 12:05

    Kesaj i thone te kenaqesh me lugen bosh!

    Reply to this comment
  9. Politika shqiptare duhe te punohet QELIZEM February 6, 12:19

    60 miljon konfiskim……. Dhe na thua se jemi ne rrugen e duhur……..po jo moj shoqja Ambasadore. Ato para pilitiqenet tane i kane sa per nje xhiro ne Ameriqi.
    Do te beje mire te na tregoje me e pakta, vetem dollaret qe ka BANDA GANGSTERE MAFIOZE SHQIPTARE NE AMERIKE ,pa llogaritur,PASURITE E PATUNDESHME QE KANE ATJE.
    Jam i bindur qe vetem me parate qe ka kjo made ,do te ishte mbushur STADIUMI I ED RAMES NE TIRANE se une keshtu e therras kete stadium.
    Mgjth. hajt mer edhe ti pjesen tende ketu ne Shqiperine time dhe ik si ambasadoret e tjere.
    Aman vec mos na e quani edhe Edin burre shteti, sic bete me kriminelin Sali ,se na jeni neveritur.

    Reply to this comment
  10. Adih February 6, 17:34

    Z KIM ,doja tju kujtoja , se jo vetem trojet e vjedhura qe jane ne gjirin e lezhes ne bregdet ,por edhte i gjithe bregdeti shqiptar i vjedhur nga bandat e te gjithave kraheve politike ,nga veriu e deri ne jug te shqiperise .Jane me ze e me figure , per sa i perket personalisht presidentit Meta ,vile me trembedhjete hale ,WC ne Gjirin e Lalzit , 3 hotele rrjeshti i pare tek mali i Robit ne Kavaje . Hotelet lluksoze ,ne Jale ne perlen e detit JON ,ku mblidhen rinia e pa ndergjegjeshme per interesa te ngushta dhe te pista ,vetem per te siguruar nje vend pune e deri me u be deputet ,bile qe pa mbaruar ende shkollen . Te jeni e sigurte ,se jane qe te gjitha te ndertuara ne troje te vjedhura ,me keq si ne mall te babes ,eshte uluritese ,dhe me cmimin e tullave te meret Gjykata me specialistet e ndertimi te licensuar nga shteti ,ku paguen me taksat e te gjithe popullit mbare shqiptar . .Por po presim ,do veproj drejtesia apo jo .Pa u zbatuar ligji i trojeve te vjedhura qofte pronareve private ,po ashtu edhe trojeve shteterora , nuk ben kurre hajer e prokopi ky vend .Sa per kujtese ,dhe po u be kjo qe kerkon me kembengullje populli ,ne do i jemi mirenjohes per jete te jeteve Amerikes ..E kunderta do na cgenjeje .

    Faleminderit per mirekuptimin z e nderuar Amb KIM !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim