Konflikt me armë në Gjirin e Lalzit, një i vdekur, dy të plagosur

October 11, 2013 16:21

Konflikt me armë në Gjirin e Lalzit, një i vdekur, dy të plagosur

Një konflikt banal mes dy familjeve, për ndarjen e zonës ku mblidhnin boçet e pishave në Gjirin e Lalzit në Durrës, ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 2 të plagosur me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë të ditur se 19-vjeçari Albert Bushi ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij 50-vjeçare dhe i vëllai Lorenc Bushi janë plagosur rëndë.

50-vjeçarja dhe dy djemtë e saj, Albert dhe Lorenc Bushi janë qëlluar me armë zjarri nga tre vëllezërit Xhevahir, Edmond dhe Bledar Bushi. Policia ka mundur të arrestojë Xhevahir dhe Edmond Bushin, ndërsa ka shpallur në kërkim Bledar Bushin, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dy familjet e konfliktuara kanë të njëjtin mbiemër, por nuk konfirmohet ende nëse kanë lidhje farefisnore.

Dy vëllezërit u dërguan në spitalin ushtarak në Tiranë, por njëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën pak minuta më pas.

Sipas policisë, gruaja e plagosur me një plumb në bel është dërguar në spitalin e Durrësit, por nuk ka pranuar të mjekohet atje, duke këmbëngulur që të nisej në Tiranë pasi kishte rëndë dy djemtë e saj.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e ngjarjes, të dyja familjet ishin duke mbledhur boçe pishe në Gjirin e Lalzit, ku dyshohet se janë konfliktuar për ndarjen e zonës. Shumë familje në zonën e Ishmit mbledhin boçet e pishave në këtë periudhë, për ti shitur ato si bimë medicinave në treg.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur krimin.

October 11, 2013 16:21
Komento

8 Komente

  1. Salep i ngrohte October 11, 17:23

    Keto jane pasojat qe ka lene Sali Krimineli dhe qe do te vazhdojne te thellohen me shume ne vitet qe do te vine. Kjo eshte levizja e pakontrolluar duke pushtuar pronat e te tjereve, vepron ligji i xhungles nga shpellaret. Nuk kane nje pune te sigurte por sezonale duke mbledhur boce pishe etj.

    Reply to this comment
  2. DREAM October 11, 18:05

    Ky nuk eshte nje konflikt “banal”
    Ky eshte konflikt per buken e gojes ,eshte lufte per mbijetese …quajeni si te doni por vec jo “banal”
    Konfliktet banale ,ne kte vend te nemur dhe te cmendur zhvillon ne parlamet …nga ata burrat obeze qe ju mbajne dhe cadren dhe grate e xhaguareve .
    Kto jane konflikte mjerimi …dhe si gjithmone
    MJERIMI ESHTE NJE BUKURI QE VRET !

    Ngushellime familjes !

    Ka mundesi te kesh ndonjeher ngushellim per nje jete 19 vjecare …vdes per bocet e pishave

    Uroj qe Zoti tua faturoje kte vdekje juve mutimilionereve te Gjirit te Lalzit ,ju minj gjirizesh qe ushqeheni me gjak njeriu …me jete 19 vjecaresh !

    Reply to this comment
  3. SOS, SOS .... October 11, 18:45

    Ja pasojat e super-zhvillimit me ekonomi mbas Gjermanise dhe rruge dhe tren deri ne Pekin.

    Reply to this comment
  4. ...5 Yjet... October 11, 19:08

    Tragjedi e shkaktuar nga mospasja as bukë, për të ngrënë!Nuk është konflikt pa arsye madhore shkaktuar nga banda kriminale PD dhe vrasësi i shqiptarëve,Sali Berisha!Eshtë konflikt punësimi dhe pse elementët si shkruhet janë të epokës së gurit ku njeriu ushqehej me fruta pylli! Vrasja është dhe kjo meritë e banditit Sali Berisha qe shkaterroi mijra vende pune dhe coi për skrap e perfitim personal industrine shqiptare qe vetem duhej rinovuar!Eshtë pak të besh Revolucionin francez me gijotinë ndaj vrasesit Sali Berisha dhe bandës se tij kriminale PD! Sovrani që i dha goditje shkaterruese bandës,ende nuk e ka kryer misionin atdhetar për ta zhdukur e eleminuar këtë pjellë monstruoze ramiziste me emrin vazhdues Sali Berisha! Eshtë vetëm vazhdim vrasjesh shqiptarësh nga shteti kriminal që shkaterroi punën! Duhet LEVIZJE për të shkaterruar bandën PD dhe opozitë të fortë Rilindjes qe nuk po nxjerr para drejtësisë kriminelët e vrasjes direkt dhe indirekt të shqiptarëve.Kushdo shqiptar duhet të rrevoltohet edhe nga ky rast kriminal e dramatik, jo vetem të kapen e ndeshkohen autorët konkurentë, por të tronditet KASTA e vjetër politike dhe drejtësia të ndërhyjë shpejt dhe me efikasitet kunder politikanëve vrasës të korruptuar dhe mizorë!Eshtë koha e duhur të nisim revolucionin francez,pa gijotine(e meriton KASTA) duke bërë demokraci të drejtperdrejtë, per ti dhënë forcë,peshë dhe perspektivë jete NJERIUT shqiptar ne shumicë në vështirësi dhe pamundësi punësimi! Bashkohu me ne! Ti je e ardhmja e vetvetes,ti je NJESHI i Kombit të nëperkëmbur! Eja, në LEVIZJE….Lufto kundër KASTES vicidoliste dhe monitoro Rilindjen! Ti,ne jemi FITUESIT e jetëve që si në lashtësi po vriten! LEVIZ të fitojnë NJERZIT shqiptar!Të fitojë KOMBI!

    Reply to this comment
  5. Jugori October 11, 23:26

    Ca vdesin duke mbledhur skrap, ca vriten per boce pishe , ca vdesin nga minerat e plote halle kjo shqiperi. Keshtu u trajtua ky vende me keto qeveri kukulla. Themi a mos do te ndryshoi pas ketyre zgjedhjev.Po presim..Pore edhe sikur te kesh para me thes eshte veshtir ta ngresh kete popull ku e futi Berisha e jo me qe arken e la boshe me keq se ne vitin 1997.!

    Reply to this comment
  6. pelivan October 12, 00:30

    Po me vjen keq per ndodhine atje,edhe pse me kane thene,se ne kete gji nuk ka uri… urin e kan ata qe perpiqen te mbledhin ndonje kallez gruri ne fushat e tyre…Por, mbjellur e korrur nga bosat e familjest ,qe mbledh xhelepet…

    Reply to this comment
    • DREAM October 12, 09:57

      Pelivan ,ju kane thene se ne kte Gji nuk ka uri ???
      Ju kane genjyer ,mik virtual ,ju kane genjyer .
      Nuk ka njerez me te varfer se ata qe kane vec lek !

      Reply to this comment
  7. Eri October 12, 06:56

    Kjo eshte vrasje per buken e gojes, vertete e trishtueshme kur degjon histori te tilla.
    I qofte dheu i lehte te riut, me vjen keq i dashur per fatin tend. Shteti duhet te forcoje ligjet, madje ne kuader te tolerances zero ndaj krimit, duhet lejuar dhe perdorimi i dhunes se policise ndaj ketij brezi te ri kriminelesh analfabete e te pameshirshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*