Dy pistat e hetimit për vrasjen e Ndokës

December 10, 2017 12:04

Dy pistat e hetimit për vrasjen e Ndokës

 

Policia po merr në shqyrtim të gjitha pistat për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Dy pistat kryesore të hetimit janë detyrat që ka pasur në administratë Aleksandër Ndoka si dhe konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij në Lezhë.

Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problematikë dhe që lëviznin të armatosur. Megjithatë nuk përjashtohen as konflikte të vetë viktimës.

Detyrat në administratë

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh.

Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës.

Blutë nuk përjashtojnë as pista të tjera, që kanë të bëjnë me konflikte së fundmi të tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për indicie hetimi në këtë drejtim.

Kjo, pasi 48- vjeçari rezulton se nuk ka probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.

Konfliktet e djemve të tij

Por ndryshe paraqitet skeda e dy djemve të tij, Klajdi e Samuel Ndoka, çka përforcon dyshimin e Policisë se pikërisht precedentët kriminale të dy djemve të tij mund të jenë shkak i atentatit ndaj tij.

Dy djemtë njiheshin në Lezhë si mjaft problematikë dhe lëviznin të armatosur.

Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje.

December 10, 2017 12:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*