Njerëzimi nuk rron dot pa konflikt. Ky do jetë i pari për 2018-n

December 31, 2017 10:35

Njerëzimi nuk rron dot pa konflikt. Ky do jetë i pari për 2018-n

 

Mesdheu Lindor mund të jetë teatri i konfliktit të parë për hidrokarburet në vitin 2018. Të paktën kështu shkruhet në një opinion të Al-Monitor, media që përqendrohet në analizën e situatës në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Sipas artikullit në fjalë, konflikti greko-turk lidhet me burimet e gazit që janë shkaku i shtimit të tensioneve për çështje territoriale.

Një arsye më shumë për këtë është qëndrimi i BE-së që në vitin 2004 deklaroi se qipriotët grekë përfaqësojnë ishullin e Qipros si anëtar të unionit. Që nga ky moment qipriotët grekë shpallën pretendimin për burimet natyrore dhe eksplorimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike rreth Qipros.

Ky akt u kundërshtua nga Turqia për sa kohë Nikozia nuk përfaqëson të gjithë qipriotët. Kërkimet për gaz në zonat detare mes të dyja vendeve kanë ushqyer tensionet dhe fërkimet ushtarake, ndërkohë që rreth këtyre interesave është bashkuar edhe Greqia me Izraelin në një bllok të vetëm.

“Më tej akoma, Italia, qipriotët grekë dhe Izraeli kanë rënë dakord tashmë për ndërtimin e një gazsjellësi nga zonat e sapozbuluara. Projekti i quajtur East-Med do të kushtojë 6 miliardë dollar dhe do të jetë 2000 km I gjatë…Projekti East-Med mund të interpretohet si një përpjekje për të formuar një aleancë rajonale mes qipriotëve grekë dhe Greqisë për të përballur Turqinë në Mesdheun Lindor. Qipriotët grekë dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje tjetër me Izraelin për të përcjellë rezervat e gazit natyror në Mesdhe përmes një gazjellësi nëndetar”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Është e qartë se këto projekte që kalojnë në buzë të ujit për territorin turk, do të acaronin Ankaranë që ka ndërmarrë disa veprime siç është shpallja e një teleksi lundrimor për ruajtjen e një zone për stërvitje ushtarake. Kjo zonë përfshin blloqet e diskutueshëm 6-7-8 dhe 9 që qipriotët grekë i kanë shpallur për Zonën e tyre Ekskluzive Ekonomike.

Burimet e gazit janë një arsye e fortë që vendet të konfliktohen, sidomos në zona ndërkufitare të ngushta siç është Mesdheu Lindor. Pak vite më parë, me nisjen e luftës në Siri, pati shumë spekullime në media të ndryshme se një arsye themelore për destabilizimin e këtij vendi ishte edhe projekti i gazsjellësit shiit, që nis nga Irani dhe del në Mesdhe përmes territoreve që kontrollohen nga Teherani zyrtar.

Duket se të qëndrosh mbi pasuri nuk është edhe aq fat i mirë. Ndërkohë që për autorin e shkrimit, Metin Gurcan, ka edhe një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm që duhet konsideruar.

Në evetualitetin e një konflikti të tillë, i vetmi aktor ndërmjetësues mes Ankarasë dhe Nikozisë është Moska që është instaluar fort në Lindjen e Mesme këto vite./Respublica.al

December 31, 2017 10:35
Komento

1 Koment

  1. MH December 31, 14:28

    Njerëzimi nuk rron dot pa konflikt. Ky do jetë i pari për 2018-n.
    Artikulli tjeter.
    Pesë ngjarjet kyçe për 2018-ën, viti i shansit për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

    parashikuesit analist korr e mos lidh.Bjeri ti bijme.

    Edhe nji plak thoshte,une kam dy djem te zgjuar qe nuk i ka bota.I mbante per te ditun dhe kur i pyetnin njerzia se cfare moti do kemi te nesermen.Njeri thoshte do bije shi,tjetri do kemi dite me diell.Hall as derman pa i dal njerit nuk bahet.
    Ne kete pike kane perfundue dhe analistet tone.
    Viti 2018 vite konfliktesh por dhe shans per pranime ne BE te vendeve perendimore te Ballkanit.Keto vende nuk hyjne pa arrit reformat pa le dhe te vringellojne armet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*