Konflikti me armë në Bathore, humb jetën një nga dy vëllezërit e plagosur

November 5, 2015 17:57

Konflikti me armë në Bathore, humb jetën një nga dy vëllezërit e plagosur

Ka humbur jetën njëri nga personat e plagosur me armë zjarri pas konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore. Valter Kolaveri, 28 vjec nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra me armë zjarri dhe ka ndërruar jetën ditën e sotme në spitalin ushtarak.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme në një lokal në Bathore, ku u plagosën me armë zjarri në pritë vëllezërit Valter dhe Bashkim Kolaveri 28 dhe 26 vjeç. Autori i ngjarjes është identifikuar si Elson Daci dhe policia po punon për arrestimin e tij.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë prishja e pazareve mes këtyre tre personave që dyshohet se dërgonin njerëz ilegalisht drejt BE-së dhe kryesisht në Britaninë e Madhe.

November 5, 2015 17:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*