Konflikti me Ballën, ja çfarë tha në polici Jamarbër Malltezi

June 27, 2016 09:34

Konflikti me Ballën, ja çfarë tha në polici Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi nuk ka pranuar të ketë qëlluar deputetin Taulant Balla në aeroportin e Romës, në Itali. Pas marrjes në pyetje për më se dy orë, pas denoncimit nga deputeti socialist, hetuesit e Policisë nuk kanë mundur të shënojnë në procesverbalin e dëshmisë së Malltezit as pohim, as mohim nga ana e tij.

Ai ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Argita Malltezi  në Aeroportin e Romës, kur ka ndodhur përplasja fizike me deputetin socialist Taulant Balla.

Jamarbër Malltezi nuk ka pranuar të ketë qëlluar deputetin Taulant Balla në aeroportin e Romës, në Itali, sipas dëshmisë së tij bërë publike nga ‘’Panorama’’.

Pas marrjes në pyetje për më se dy orë, pas denoncimit nga deputeti socialist, hetuesit e Policisë nuk kanë mundur të shënojnë në procesverbalin e dëshmisë së Malltezit as pohim, as mohim nga ana e tij.

Burime të hetimit nga Policia kanë thënë se marrja në pyetje e Malltezit është bërë në praninë e bashkëshortes së tij në lidhje me denoncimin penal të bërë nga Taulant Balla. Malltezi, duke thënë se nuk ka asnjë gjë për të shpjeguar, mësohet se ka pranuar një debat verbal me deputetin socialist në aeroportin e Romës. Sipas hetuesve, Malltezi ka pretenduar se Balla kishte bërë “provokim politik” ndaj tij dhe bashkëshortes, pa shpjeguar nëse fjala është për episode të ndodhura në aeroportin e Romës apo për debatet e deklaratat politike të personazheve në vazhdimësi.

Pas seancës në Polici, Malltezi është lënë i lirë, ndërsa dosja ndaj tij është referuar në Prokurorinë e Tiranës për akuzat “dëmtime të tjera me dashje” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Nga ana tjetër, grupi i hetimit i ka dhënë denoncuesit të ngjarjes, deputetit Taulant Balla, një vendim ekspertimi. Më konkretisht hetuesit kanë plotësuar letrën që e drejton deputetin te Mjekësia Ligjore në Tiranë, ku duhet të bëjë ekzaminimet përkatëse në lidhje me dëmtimet që pretendon se ka pësuar në fytyrë në momentin e goditjes nga Jamarbër Malltezi.

Në vendimin e ekspertimit, theksohet ndër të tjera nga oficerët që ata kanë vërejtur disa dëmtime, të cilat është e nevojshme të ekspertohen për t’u vlerësuar kur kanë ndodhur, të cilës shkallë janë.

Policia e Tiranës tri ditë më parë ka nisur procedim penal në lidhje me goditjen për shkak të detyrës ndaj deputetit Taulant Balla. Vetë deputeti ka shkuar në Komisariatin e Rinasit, pas kthimit nga Roma të premten, dhe ka denoncuar Malltezin për dëmtime të tjera me dashje dhe goditje për shkak të detyrës.

Të premten, para mesnatës, pas mbërritjes me avion nga Italia, në Komisariatin e Rinasit, tek oficeri i gatshëm është paraqitur deputeti I Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla. Ai ka bërë kallëzim penal për ngjarjen e ndodhur në dëm të tij në ambientet e tranzitit në aeroportin e Romës.

Taulant Balla ka pohuar në padinë e tij se ka arritur që t’i identifikojë personat që e kanë goditur, të cilët kanë qenë Jamarbër Malltezi dhe e shoqja. Burimet zyrtare të Policisë theksuan se më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Jamarbër Malltezi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi filloi pasi në tranzitin e aeroportit të Romës ka goditur për shkak të detyrës deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, 38 vjeç, banues në Librazhd. “Deputeti është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë Policia.

June 27, 2016 09:34
Komento

5 Komente

  1. Pilo Lala June 27, 14:07

    Duket qe Berishajve ju ka vajtur frika ne palce.
    Kane humbur qetesine, dhe keto jane pasojat.
    Argita eshte kafsha e dyte me e rrezikshme mbas te jatit.

    Reply to this comment
  2. fteri June 27, 15:19

    ****S,ka qi bënë shkëndija eshkës së njomë ,Mjeksia ligjore është e lagur nën drejtimin e Ymajve në vartësi të familjes mafioze të Berishoviçit,prandaj ankesa e T.Ballës u errë pa gdhirë ,vdiq pa lindur lindur mirë !
    *****Pa shfarosur nga ky vendë me rrënjë sëmundjen e murtajës ,Berishizmin nuk pritet drejtësi në këtë vendë , asë nga prokuroria ,asë nga gjykata dhe aq më keq nga mjeksia ligjore instrumenti më kriminal i falsifikimit provave të krimit.************************************

    Reply to this comment
  3. Warwick June 27, 15:55

    Nje pyetje kam:
    Si mund te behen njerez anetaret e ketij klani?
    A ka psikoterapi te kuroje shtazerine e trasheguar?

    Reply to this comment
  4. TRIBALET E PD-se June 27, 17:52

    PD-ja eshte parti banditesh e huliganesh . Po pse…,nuk e paska marre vesh gangsteri Jamserb Malltezi , qe ngjarja eshte filmuar nga kamerat ne aeroport ne Itali ?!
    Njerez te eger, tipike naziskine ! ! !

    Reply to this comment
  5. Baxhanaku i Gerdecit June 28, 00:39

    Argita Berisha qe ne lindje,kishte ne faqe te saj pulla gjaku,ajo i kishte ,deri sa babai i saj u be me lek,dhe ka bere transplant te kushtueshem per ti hequr… .Problemi qendron diku gjetiu: -edhe zoti, kur lindi ,e beri me shenje kete qenie ,per tu thene njerzve-kujdes nga kjo moster e rezikshme!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*