Konflikti me Bashën, Mustafaj mbron Rulin: Do i shkarkoja krerët e degëve

October 19, 2015 21:22

Konflikti me Bashën, Mustafaj mbron Rulin: Do i shkarkoja krerët e degëve

Ish-­ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për TVSH-­në në lidhje me përplasjen e Genc Rulit dhe kreut të PD­-së, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar.

Ruli i kërkoi Bashës sanksione për disa kryetarë degësh që kritikonin nëpër rrjetet sociale ish-­ministrat e PD­-së, apo figura të tjera të saj, ndërsa Basha e kundërshtoi. Për këtë arsye, Ruli u largua nga mbledhja në mënyrë demonstrative.

Për Besnik Mustafajn, Genc Ruli kishte të drejtë. “Genc Ruli kishte një farë të drejte, pasi gjuha e përdorur nga disa kryetarë degësh ka qenë e patolerueshme. Sidomos ai në Vlorë, mos gaboj. Të isha unë kryetar i PD-­së do t’i kisha shkarkuar në vend. Sepse kryetari e ka këtë kompetencë t’i shkarkojë menjëherë”, tha Mustafaj për TVSH­-në.

Sipas Mustafajt, kreu aktual i PD-­së nuk ka arritur që të ngjallë shpresën e nevojshme te qytetarët dhe ndaj i humbi zgjedhjet.

October 19, 2015 21:22
Komento

3 Komente

  1. Tarrasi October 19, 21:25

    KJO ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE PERSE NUK SHKARKONI SALI BISHEN AJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE QE KENI O RROTA PRASI QE JU FUTI SALIU NE PARTI SA PER NUMER.

    PASTAJ VAZHDONI NGA TE TJERET SI PUNA BASHES ME SHOKE.

    Reply to this comment
  2. PD eshfe parti tjeter October 20, 05:26

    O Beso…
    dil nje here nga ambasada frenge,
    qe te mos bjesh ere allaturka!
    Ti flet sikur eshte ende shoku Enver, o njwri…!
    Edhe Kocua, qe vuri lule tek Kumandari, nuk e thote llafin si ti.
    Po ta shkarkonin “ate te Vlores”, do veje ti te llafosje me Vlonjatet?!

    Reply to this comment
  3. Mark uk October 20, 07:56

    Pd humbi zgjedhjet nga qeverisja e juaj o Ruli.Prandaj Basha ka te drejt tu largoj ju nga Pd.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*