Konflikti me Shqipërinë/ Kotzias: Koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur problemet

December 19, 2017 19:25

Konflikti me Shqipërinë/ Kotzias: Koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur problemet

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias dha një intervistë në kanalin Ert ku foli në lidhje me Shqipërinë. Për çështjen detare Kotzias tha se “është e drejta e Greqisë të zgjerojë zonën e Egjeut”.

“Nuk është në axhendën e diskutimeve me Turqinë, por problemi ynë qëndron tek shelli (rafti) kontinental. Teknikisht për të përcaktuar raftin kontinental, duhet përcaktuar zona e Egjeut, çfarë do e kryejmë pjesë-pjesë. Teoria se të gjitha bëhen automatikisht nuk solli asnjë rezultat prej vitesh. Në emër të maksimalizmit nuk bëhet asgjë. Delimitimi detar është mjaft i rëndësishëm për Greqinë, për përcaktimin e AOZ veçanërisht me Shqipërinë, të drejtat tona sovrane janë mese prioritare nga të gjitha aspektet”, deklaroi Kotzias.

Ministri grek nuk përjashton zgjerimin e kufirit detar duke u referuar për herë të parë në Marrëveshjen për të Drejtën Detare në ujërat deri në 12 milje, një marrëveshje që ekziston por deri më sot nuk është zbatuar nga pala greke. Ndërsa për Turqinë zgjerimi kufitar detar nga pala greke përbën “arsye lufte” sipas mbledhjes se 8 qershorit 1995.

Kotzias ka folur dhe për rëndësinë e abrogimit të ligjit të luftës me Shqipërinë si dhe ka përshëndetur palën shqiptare për vendimin e varrezave.

Përsa i përket Shqipërisë, Kotzias ka deklaruar se ‘koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur gjithë problemet, duke u shërbyer interesave greke por pa cenuar palën tjetër’. Për kërkesën e pronave nga pala shqiptare ka deklaruar se “çështje prioritare është abrogimi i ligjit të luftës. Pasojat ligjore do përfshihen në një proces të posaçëm, në vijim”.

 

December 19, 2017 19:25
Komento

3 Komente

  1. Adih December 19, 23:06

    Mos u gezo para vaftit o min i jasht i ´Greqise ..E dime qe ju ka ardhur ora e juaj me keta horra anti shqiptare ,qe kemi ne politiken Shqiptare sot … Por se shpejti me vettingun qe po behet , shpejt do dalin te rinj politikane , pro perendimore . Kjo po pregatitet me shume kujdes nga Amerika dhe BE . ,dhe natyrisht ,per interesin e tyre gjeopolitik ,natyrisht edhe per te miren e shqiptarave te ndershem ., Ku dihet ,cfare anti patie ka sidomos Amerika per ju Grekerit. Me kujtohet gjyshi ,kur na thoshte , ne amerike ne vitet 1955 ,1960 ku shefat Amerikane , kur kishin nevoje per krah pune shkruanin , …Kemi nevoje per puntore ,pranojme cdo lloj kombesie ,por vetem Greke. JO: Prandj ????? . Vendosja pa pyetur popullin ,mbi varret e ushtareve greke ,por ne realitet me eshtra shqiptaresh , do i kushtoje shume Edver Rames. .Ku pa kaluar as edhe 24 ore e nxoret koken ,e ne te ardhmen me ane te varrezave do provoni te provokoni edhe me ujrat e detit ,te caktoni kufijte …Nuk ka per tju ecur me Z MInister ,kali i Trojes , qe po e aplikoni me anti shqiptarin Edver Ramen ..

    PS .. Me politikanet e rinj pro perendimoe shqiptare, ne te ardhmen ,pregatituni ,te beni varret e cameve shqiptare dhe dhenien ,pa kushte te tokave dhe pronave ne trojet e tyre ne Greqi ,me fal, ne trojet e veta shqiptare ..

    Reply to this comment
  2. “greqia “ eshte e= me ISIS keshtu eshte krijuar December 19, 23:55

    “greqia” eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar. Jeni “shtet” fallco, cdo gje e keni te vjedhur, akoma vishni breket e shqiptareve. E kam fjalen per fustanellat labe Qirje kociu. Taipi ua tha troc vetem ne nje vend ishin 300 mij turq ne greqi. Ju keni mbushur varrezat me kocka qensh.Mesoni realitetin Qirje kociu,boll u mori kisha ne qafe

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 December 20, 07:38

    ska faj “miku”!
    çdo gjë njëra pas tjetrës!!
    1-shefi i SHISH-gërk
    2-varreza(gurë sinori)sa të duan dhe ku të duan(ka vdekur një “gërk” në preshevë dhe do ti bëjnë një varrezë masive)
    3-deti,kufiri detar si fazë e parë deri në seman,si fazë e dytë deri në derdhje të bunës,se se lënë malazezët të shkojë më tutje!!
    4-….. nuk keni nevojë për shp0jegime,tre të parat kanë një përfundim!!
    he edvin gjak matiani patriot i çartun!na “shite” falas!!për një karrige o qën i lindur në tiranë por me gjak mati!!gjak mati,por me të vërtet jashtëqitje mati!!jo nga ai gjak i pastër i matjanëve!!
    ps:përfytyroni sikur të mos kishte ndodhur kriza gërke?!sot ata do të kishin probleme kufiri me sërbët e malazezët!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?