Konflikti në burgun grek, shkak i vrasjes së Elton Çiçajt?

May 25, 2016 11:53

Konflikti në burgun grek, shkak i vrasjes së Elton Çiçajt?

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër motiv të mundshëm të krimit të rëndë të mbrëmjes së 1 majit që bëri shumë bujë në Tiranë.

Dyshohet se konfliktet mes Jani Aliajt dhe Elton Çiçajt kanë nisur disa vite më parë në Greqi, teksa dy personazhet ndodheshin në të njëjtin burg.

Pas një debati mes tyre, Çiça është përleshur me Aliajn, duke e plagosur.

Konflikti jo vetëm nuk u shua, por vijoi edhe më tej, ku ka dyshime se Alia kreu një atentat ndaj Elton Çiçajt në Greqi, ku mbeti i plagosur.

Përplasja mes tyre u zhvendos në Shqipëri. Pak muaj më parë, Alia qëllohet disa herë me armë dhe mbeti i plagosur por pa rrezik për jetën.

Të dy ishin të betuar për t’u hakmarrë dhe më 1 maj të këtij viti, Elton Çiça u qëllua dy herë me pistoletë në kokë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e një polici dhe një gazetari.

Ai vdiq rrugës për në spital, ndërsa policia nuk mundi që të arrestonte në flagrancë autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorin e tij.

Megjithatë, hetimet e mëtejshme zbuluan identitetin e autorëve dhe mekanizmin e krimit.

Policia ka shtuar se tashmë pret ndihmën e publikut për arrestimin e të dyshuarve.

Veç Jani Aliajt në kërkim është edhe Renato Miloshi që ndihmoi gjatë vrasjes.

Edhe lidhjet e tyre familjare janë lakuar në media.

Viktima është nipi i Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës, nga familja e njohur e Shefqet Peçit.

Miloshi është djali i liderit të komunistëve pas 90-s, Hysni Miloshi.

May 25, 2016 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim