Konflikti në punë, kreu i qendrës shëndetësore rreh me grushte infermieren e Urgjencës

August 6, 2015 10:35

Konflikti në punë, kreu i qendrës shëndetësore rreh me grushte infermieren e Urgjencës

Një konflikt që thuhet se nisi për çështje pune degjeneroi në sherr me grushte mes drejtorit të Qendrës Shëndetësore dhe infermieres së Urgjencës në Fan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08.00, kohë që nis edhe zyrtarisht puna në qendrën shendetësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se “në orën 08.00për probleme pune janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin drejtori i QSH Fan, Gj.Ll me infermieren e Urgjencës M.P”.

Sipas të njëjtave burime mësohet se ata kanë goditur dhe dëmtuar njëri-tjetrin përveç grushteve edhe me sende e mjete të tjera rrethanore që kanë pasur pranë.

Nga goditjet të dy kanë marrë dëmtime të lehta. Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth shkakut të kësaj përplasjeje fizike mes drejtorit dhe infermieres. Ndërkohë që policia bën me dije se kanë filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

August 6, 2015 10:35
Komento

4 Komente

  1. as August 6, 10:52

    Ministrit. drejtor debil, zihet me grushta me punonjesit dhe per me teper me nje punonjese, urgjent te shkarkohet

    Reply to this comment
  2. Goni August 6, 10:53

    Po cmenden njerzia/ Ah Enver qe ti dije si ti vije anash keti populli, po ne menduam se ishim me te mire sec jemi.

    Reply to this comment
  3. niki August 6, 15:25

    Te offendosh me fjale nje femer mban pergjegjesi morale dhe civile. Por te vendosesh dore ndaj seksit femer, i humb te gjitha vlerat njerezore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*